Home Letėrsi Poezi Elda nga Athina...kliko ketu...
|
|
Elda nga Athina...kliko ketu... |
|
DASHURI E VRARE
Elda Kokoneshi -Greqi E-mail:
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
Kur une te mos jem me ne hapesirat e kohes pa ngjyre, perhumbur ne perflakjen qiellore, do te le si trashegim poezite e mia shkruar me lotet e shpirtit.
Mendome nje cast me mall dhe falme qe dhimbja mund te te kete pushtuar dhe... te lutem ruaje imazhin tim ne qenien tende te kristalte. Me thiken imagjinare te urrejtjes preva dashurine tende. ME FAL.
Kur qenia ime ajsberg i perhimte te jete shkrire ne dashurine tende si permendore dielli ne horizont mendome nje cast.
Kur syte e tu te mos me shohin me nga mallengjimi rrethuar, ktheji lotet ne katarakt per te rene ne detin-lume te shpirtit tim dhe une do te kthehem ne enderr dhe endrra te embla do te ndjell ne qenien tende-shpirt te trazuar.
Thirrme ti, kujtuar me mall qe une te zgjohem nga gjumi i tejdukshem per te puthur buzet e tua marramandese.
Ne liqenin e fshehur ne mjegull degjohet kengeza e mjelmave te hutuara nga syte e tu te kristalte. Instiktivisht shohin qarte fytyren tende, ku reflekton bueqeshja e dashurise se therrmuar ne mijera therrime per te ushqyer shpirterat e vrare nga brenga e lendime, o kengeza ime!
Fjalet heshtin, endrrat rreshtin duke u kthyer ne germadhe te hirte nga zjarr i trazuar i harreses. ne hi kthyer e derdhur ne taketuken vullkanore per te mos ndotur liqenin.
Ftohtesia e loteve te renduar ndali akullin e shpirtit tend per nje cast. Thelle ne shpirtin tim te bardhe fle embel endrra e dashurise se pajetuar qe per faj te botes nuk munde ta njohesh kurre ti.
Mbi mua, fantazma puthjesh derdhen lote te gjakosura nga gjurmet e kohes. Endrrat e venitura jane varrosur ne gjumin e tyre te heshtur qe rendon si varr...
Fantazmat e pergjakura zvarriten nganjdhyeshem mbi dashurine qe padashur vrava une.
Me tmerron ky fakt, me mundon kjo dashuri e vrare padashur, goditur me shigjeta tradhtie, ndaj mallit tim te pergjysmuar, me ndjekin nga pas si hije.
Falme te lutem per netet pa gjume, per lotet e derdhura lume nga dashuria ime e vrare, per fjalet absurde te thena nga une, per pritjet plot ankth, per plaget e shpirtit tend falme per cdo cast.
lenduar nga dhimbja ime, mbuluar me velin e loteve mistike.
Rrethuar me kaltersine e trendafilte, me fton butesisht per te tretur larg mugetiren gjumashe te nates makabre.
Syte e tu te kaltert, kalteruar nga liqeni kalterosh, me bene te ndjehem fajtore ne naten e fshehur nga dhimbja per dashurine e humbur.
Endrrat e shpresat varros e vetmuar, e braktisur edhe nga mjelmat kureshtare, ... ndoshta ne keshtjelle mekatesh u kthye dashuria. E nesermja pa ty me cmend. Jam penduar.
Te lutem merrme ne krahet e tu, per te rinisur puthjet e lena pergjysme dhe mjelmat dikur... deshmitare te ndarjes sone, do te kthehen per te na pergezuar. Nuk dua te te them lamtumire.
Ne boten tende te larget merrme dhe mua, mos me ler te vuaj ne pikepyetjet e panumerta te dashurise se thyer, ne prangat e pathyeshme te trishtimit. Te lutem merrme prane.
Tashme s’kam frike me te te shoh ne sy, buzet e tua te t'i prek, prekme shpirtin me ngrohtesine tende.
Do te te dua gjer ne vdekje me dashuri te arrire mes mijera perfytyrimesh.
Shkruar me date: 07/07/2006 |
|