Home arrow Emigrantet arrow Europe 2 arrow Liber i Ri ne Athine...kliko ketu...
Liber i Ri ne Athine...kliko ketu...
NJE BOTIM I SHQIPTARVE NE GREQI
Nga Mitro Qeparoi
Në Athinë do të botohet një përmbledhje me vjersha, këngë popullore serenata dhe elegji. Jo poezi, as bejte, vodevile, apo ode. Këto krijime duhet të jenë me frymë krejt popullore, lirike dhe epike dhe mundësisht të shëmbëllejnë me këngët arvanitase, të cilat do të zënë në këtë vëllim pjesën e parë me rreth 140 këngë të traditës arbërore. Thërrasim të gjithë toskët që kanë dëshirë, të pjesëmarin në këtë libër, (me që arbër u quajtën më shumë jugorët), me pesë të tilla, nga të cilat do të zgjidhen në përkim të arvaniteve, ose mund të botohen të pesa. Vendi në libër nuk është i kursyer, veçse është e kursyer përzgjedhja.
Për analogji, po japim më poshtë disa këngë arvanitase, sa për shëmbëll drejtuese të kërkesës sonë, e cila pret deri më 30.8.2006. Visaret e mëposhtme janë botuar në “Gazeta e Athinës”, të mbledhura nga Mitro Qeparoi nëpër arvanitas dhe një pjesë e vogën nga arbëreshët e Kalabrisë, si dhe në jug të Shqipërisë.
Materiali mund të dërgohet në adresën,
E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
UJI QË BURON NGA ZALLI
përmbi fshat.
Pse nuk shtërpoi njëherë.
Për inat.
Për inat të asaj vajze
Që nuk vjen.
Që nuk vjen të mbushë ujë,
Me bucjel’.
Arbëri
GRAT’ U MBLODHËN DHJET’ E DHJETË
Lindi grua në lundretë.
Të gjitha mami u mblodhën,
Fellukën shumë e lodhën.
Det i varfër, qe bunacë,
Nuk qe ditë, por qe natë.
Lundreta na u rëndua,
Dha e dha, dhe u fundua.
Lehona u mbyt e ndjera,
Na shpëtuan grat’ e tjera.
I vogli i saj që mbeti,
E pagëzuan “ Deti”.
Stogoi qante për grua…
Me gorgonën u martua.
Gorgona që iu bë njerkë,
E nxorri trimin me fletë.
More
DO T’I PRES KOCIDHETË
Do t’i vërvit ndë sqindetë,
Ato kocidhet e gjata.
Le të më qortojë tata.
Kaçurela ato flokë,
Më bëjnë të qa me lotë.
Do t’i djeg ato mitare,
Po kam frik’ se ve të qarët.
Do t’i djeg këmbët e vegjës,
Më mirë vurja flakën vetë.
Dhe eja fshihemi në mal,
T’i shkoqisim dalngadal.
Të të mpleks gërshetënë
Ta ngrëmë bashkë jetënë.
Eja nuse dalngadal,
Si dielli sipër mbi mal!
Atikë
QË KUR ISHA NJËZET VJEÇE
Shkonin e vinin ato mblese.
Tani që vajta tridhjetë,
i hapa sytë vetë.
I thashë mëmës:- Martomë
tani q’është bari i njomë.
Bari u rrit dhe u tha,
Nëna bë sikur s’e pa.
Mareta, Kalabri
KAPASE, KAÇAKU INË,
përtejë në prcëllimë
Fasat nga pas seç t’u ngrenë,
Lëshove karafilenë.
Sado trim që jeshe,
Qotinë e keshe…
(M.) Qeparo- Himarë
ÇANË MOJ ÇANË!
Ngreu zgjuajna babanë,
Se dhëntë i muarrë e vanë.
Çobanin lidhur e kanë.
Dashin llaj pjekur e hanë.
Mirë hëngërn e mirë pinë,
Ndër varka hypën bagëtinë.
Sinan Aliu i lidhur,
U mbeti duke thirrur:
-Ja veriu, ja garbiu,
ju ktheftë bregut për vetiu!
Ata tallen fort dhe qeshin,
Nuk e njohën mirë detin.
Po kur deti i ktheu pas,
Porsi mik atje iu qas :
Merri dhentë Sinan Ali
Dhe le të bëhemi krushqi.
Ishujj Egje

KAPETAN LLAMBRO KACONIN,
Mos ta qani, por këndoni.
Korsari priu vaporë
Me natë ndezi Bosforë.
Dijti kë vuri në ballë,
Piratë t’ Akroqeravnës.
Dalmatë e Raguzianë,
Suferina vetë janë.
Miku i madh i Rusisë,
Martir i Arvanitisë..
Kaqë bukur q’i këndoni,
Do ngjallet Llambro Kaconi.
Ishujt Jonianë

THEVA BUCJELËN MOJ MËMË,
Dhe ç’ujë do pimë mbrëmë.
Si e bëre kallogre?!
Bucjela qe tejet e re.
Pusho moj nënë, mos qaj,
Kam barbaçin varela,
Do t’ma ndreqë pa para.
Rexhio

http://www.himara-xeimappa.com/
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.