Home Letėrsi Tregime Botime te reja....kliko ketu...
|
|
Botime te reja....kliko ketu... |
“Gjahtaret e Shtrigave” te Sillo Muckos
NJE LIBER ME INTERES “Gjahtaret e Shtrigave” te Sillo Muckos Eshte nje novele me rreth 140 faqe, e ndare ne njezet kapituj, me nganje nentitull per secilin kapitull, si dhe nje shkrim parathenes: “Dy fjale per librin dhe autorin”, shkruar nga Miho Gjini. Ky eshte libri i pare i autorit ne kete gjini dhe ai vete e konsideron kete nje perpjekje modeste… Por, pavaresisht nga pretendimet e autorit, duhet thene qe ne fillim te ketyre shenimeve, se nga kjo perpjekje “modeste” ka dale ne drite nje veper me vlere, nje liber qe lexohet me kenaqesi te vecante; nje liber qe te mberthen nga faqja e pare gjer tek e fundit; nje liber i shkruar me art, me ndjenje e me nje gjuhe te kultivuar, me nje lakonizem qe eshte per tu admiruar, me nje fraze te thjeshte por te ngjeshur me mendim; nje liber, me ne fund, qe pasi e mbaron, nuk shkeputesh dot lehte prej tij; te nxit te meditosh per ngjarjet qe pershkruhen aty, per personazhet, per autorin e per gjithcka lidhet me te. Libri ka nje ndertim te thjeshte, por jo te pamenduar. Hapet me nje kapitull te titulluar “Largimi”, qe, ne pamje te pare, te duket sikur nuk ka lidhje me subjektin, nje kapitull qe duket sikur qendron me vehte. Eshte largimi i heroit, Vasil Merkuri, nga vendi i tij, nga toka meme, nga e shkuara, nga vuajtjet e kaluara nen diktature, me nje ndjenje iluzive, shpesh kontradiktore, drejt parajses, drejt qiellit, drejt nje jete pa ankthe, per tu bere qytetar i nje shteti tjeter, ne rastin konkret: Kanadase. Duket sikur autori, duke e shkeputur tashme heroin nga vendi dhe e kaluara e tij, do te na shpalose jeten dhe hallet e kurbetit, nje teme qe gjithashtu meriton vemendje nga shkrimtaret. Por pikerisht ahere kur prêt te te shpaloset perpara syve imagjinare jeta e Torontos apo Kanadase, me nje kontra-punct artistik, autori te kthen befas ne te kaluaren. Njeriu nuk mund te shkeputet dot nga e kaluara e tij, sepse nuk u shpeton dot kujtimeve. E kaluara jeton kudohere brenda nesh. Mjafton nje ngacmim sado i vogel qe e kaluara te mare forma konkrete e te dominoje gjendjen tone shpirterore. Mjafton nje takim i rastit te heroit kryesor, Vasil Merkuri, me nje tjeter emigrant, Hajredin Kuka, qe kjo e kaluar te gjallerohet serish e te filloje te rrjedhe neper faqet e librit. Ne menyre simbolike, kete takim te pershkruar me shume koncizitet, vetem me dy fjale te Hajredin Kukes, autori e mbyll duke thene: “Mjegulla e dendur mbi Toronto sapo kishte zbritur dhe qendronte mbi kokat tona te zbardhura prej viteve e prej halleve”. Mjegulla, pra. mbulon per nje cast te sotmen, per ti lene vend te shkuares, asaj qe ndodhet brenda nesh, ne kujtime, asaj qe tashme eshte vetem shpirterore. Te tetembedhjete kapitujt qe pasojne jane nje shtjellim i plote i asaj qe ka ndodhur, i subjektit te noveles. Jane tetembedhjete episode te qemtuara me kujdes ku pershkruhen me shqetesimet e heroit, Vasil Merkuri, ne pritje te arestimit; nje ankth cfilites qe te mberthen per fyti e s’te ndahet as naten ne gjume; pershkruhen operativet e sigurimit qe e ndjekin si hije ne cdo hap e ne cdo cast; pershkruhen insinuatat e stisura per ta damkosur me vulen e “armikut”. Natyrisht nuk kemi te bejme ketu me nje personazh delirant patologjik qe vuan nga ideja fikse e persekucionit. Shqetesimet e Vasil Merkurit dhe ankthi i arestimit te tij e kane bazen e vet ne faktore te jashtem, politiko sociale; eshte pra nje panik real, i krijuar ne kushte dhe rrethana te caktuara te kohes. Kjo eshte drama jo vetem e heroit te noveles, por drama e te gjithe shqiptareve qe jetuan nen diktature, gjate jo pak. Eshte kjo qe i jep noveles nje vlere pergjithesuese, qe e ben ate te lexohet me interes nga cilido. Ankthi i arestimit eshte nje teme e denje per drama te medha. Ankthi i arestimit nuk ka makabritetin dhe egersine barbare te pushkatimeve e te varjeve ne litar; nuk ka as torturen psiko-fizike te qendrimit pa afat ne birrucat e hetuesise; nuk ka as kalvarin e gjate te vuajtjeve te burgut… por ka nje torture tjeter shpirterore, pritjen e te papritures, shqetesaimin dhe friken qe te shoqerojne e s’te ndahen per asnje cast, ka ezaurimentin nervor, ka shkaterimin e plote shpirteror te njeriut. Kjo eshte drama e individit, por kete drame e kaluan shume… e shume… e shume njerez. Ne shoqerine totalitare, pas cdo individi kishte nje hije qe e ndiqte. Per cdo njeri kishte nje dosje qe ishte e hapur e qe ne cdo kohe mund te sherbente per te te cilesuar armik, per tu arestuar e per tu burgosur, pse jo, edhe per tu pushkatuar. Ishte nevoje e domosdoshme e diktatures qe te nxirrte vazhdimisht armiq, jo vetem nga klasat kundershtare te permbysura, po edhe nga gjiri i popullit e prej njerezve te thjeshte, madje edhe nga vete rradhet e kuadrot militante e besnike te partise. Ishin situatat e acaruara politike qe kerkonin viktima. Ishin mosrealizimet ne fusha te ndryshme te ekonomise qe kerkonin viktima. Ishin deshtimet e njepasnjeshme te socializmit e te politikes se partise qe kerkonin viktima. Viktimat e cilesuar “armiq” jo vetem do te sherbenin per te mbajtur te nenshtruar popullin, por per te shkarkuar mbi ta gjithe fajin e rende te deshtimeve e mosrealizimeve qe partia te dilte e lare, qe udheheqja te dilte e lare. Kete drame perjeton heroi i noveles “Gjahtaret e Shtrigave” te Sillo Muckos. Per operativet dhe veprimtarine e sigurimit eshte folur shume, madje edhe ne shtyp, sidomos ne bisedat e njerezve me njeri tjetrin, por shume pak kjo teme eshte bere objekt i letersise dhe aq me pak objekt i trajtesave te plota historike e studimore, per te nxjerre ne drite te verteten reale, se si funksiononte ky organizem. Eshte merite e autorit qe me guxim i eshte futur kesaj ndermarjeje te veshtire per vete kompleksitetin e saj e per te dale me sukses. Subjekti nuk eshte i sajuar apo i stisur. Ai eshte real. Ngjarjet jane te verteta. Mjediset qe pershkruhen jane konkrete. Personazhet jane njerez te gjalle, pavaresisht ne se jane te njohur apo te panjohur. Gjithcka ndodh ne mjediset e minierave te Tiranes. Koha e ngjarjeve, edhe pse autori nuk e precizon, eshte ajo e viteve shtatedhjete. Kohe kjo e mbingarkuar me krimet e diktatures. Kohe e “zbulimit” te shume grupeve armiqesore, respektivisht kohe e deshtimeve dhe e mosrealizimeve te medha. Mjafton nje avari ne minieren e Mezezit, ku humben jeten disa minatore, qe udheheqja e Partise, personalisht M. Shehu, te krijojne insinuaten e nje grupi armiqesor, qe pastaj operativet te levrijne si minjte neper miniere, te parafabrikojne armiq, te arestojne njerez te pafajshem si Spiro Vllaho, tu referohen per nje kontroll me skrupuloz dosjeve te kuadrove te minieres, apo te ndjekin si hije vete sekretarin e byrose se Partise te minieres, Vasil Merkurin, i cili nuk eshte tjeter vecse vete autori i ketij libri, Sillo Mucko. Duket absurde qe shkaqet natyrore te avarise tu shkarkohen mbi kuriz njerezve qe pergjigjeshin per drejtimin e punes. Por ky absurditet nuk i hyn ne sy Partise. Asaj i duhet te krijoje mendimin tek punetoret se Partia i ndeshkon “fajtoret” e humbjes se jetes se minatoreve. S’ka rendesi ne se keta kane faj apo jo. S’ka rendesi ne se disa jeteve te humbura gjate avarise u shtohen edhe disa jete te tjera te shkateruara te kuadrove te minieres. Ne kete veshtrim “Gjahtaret e Shtrigave” eshte nje rrefim autentik i autorit, me teper se sa nje novele e krijuar. Sillo Mucko rrefen ate qe i ka ndodhur atij, gjate nje periudhe kater vjecare, ne kohen qe ishte emeruar sekretar i byrose se partise te minierave te Tiranes.. Kjo ndoshta eshte pjesa me e veshtire e jetes se tij, por me vendimtare, me percaktuese ne bindjet e verteta te autorit; eshte koha e kalimit te tij nga iluzionet enderimtare te komunizmit, ne zhgenjimin tragjik. Detajet biografike te Vasil Merkurit jane ato te vete autorit. Gjithe personat qe permenden e veprojne ne liber jane njerez qe autori i njeh mire. Portretizimet e tyre jane te sakta. Opinioni i autorit per ta eshte i qarte. Aty portretizohet gruaja e autorit, e mira Andromaqi; portretizohet Zenel Hamiti nje luftetar, patriot e kuader i ndershem; portretizohen kuadro te larte te Partise: I egri M. Shehu, i cili hedh insinuaten e pare per grup armiqesor, faqe-buckosuri prepotent S. Stefani; sypulitesi M.Myftiu, e te tjere me poshte si R. Shtellunga, I. Banka etj. Kemi pra te bejme me nje letersi qe amerikanet e specifikojne si “non-fiction” Fatkeqesisht kjo lloj letersie eshte pak e levruar ne letersine tone, ndonese ka nje vlere te jashtezakoneshme. Letersia “non fiction” vepron mbi te vertetat e padiskutueshme dhe jo mbi te vertetat artistike. Si e tille ajo ka nje force te vecante ndikuese tek lexuesi. Letersia nonfiction eshte baze ku do te mbeshtet me vone historiografia ne hartimin e historise se plote dhe te sakte te nje vendi e te nje populli. Kohet e fundi ka nje perpjekje per botime me te shumta ne kete fushe. Le te kujtojme per nje moment librin e P. Xhackes, ne te cilin pasqyrohen perpjekjet e hetuesve per te fabrikuar armiq ne birrucat e hetuesise. Libri I Sillo Muckos pasqyron perpjekjet e operativeve per te parafabrikuar armiq. Operativet japin lenden gjysem te gateshme per hetuesit e birrucave. Keto dy libra sikur plotesojne njeri tjetrin, duke na dhene te qarte dy shkalle te te njejtit proces. Parafabrikimin dhe fabrikimin e armiqve. E vetmja gje qe autori ka ndryshuar ne liber eshte emir i tij. Gjithcka tjeter eshte e vertete. Ne kete kendveshtrim, duke e kosideruar ashtu sic eshte nje rrefim autentik i autorit, bie poshte edhe cdo pretendim per ndonje te mete qe mund te bjere ne sy duke e gjykuar si novele. Mbase nuk do te ishte tipike, pershembull, qe te vihej ne qender te nje novele, figura e nje kuadri partie qe ndiqet e persekutohet nga operativet e sigurimit. Po c’rendesi ka , ne fund te fundit, ne se eshte tipike apo jo tipike, kur sekretari i byrose se minierave te Tiranes, S. M u ndoq prej tyre? Kjo eshte e verteta. Dhe te vertetat jane ato qe te ndihmojne per te nxjere perfundime te sakta per kohen. E gjykuar si novele do te dukej disi e papranueshme qe te portretizohen disa operative, nderkohe qe do te mjaftonte nje prej tyre, me tiparet me pergjithesuese, qe te perfaqesonte gjithe sojin e sorollopin e kesaj kategorie. E gjykuar gjithashtu si novele, te lind e drejta te kerkosh nje shtrat kompozicional, sic ve re edhe autori i parathenies. Por duke qene se kemi te bejme me nje ngjarje te vertete, me shume se sa me nje novele te stisur, keto pretendime bien poshte. Ashtu si letersia fiction ka kerkesat e saj, edhe ajo non-fiction ka kerkesat e saj. Kryesorja ne kete te fundit eshte te tregohen ngjarjet ashtu sic kane ndodhur, pa shtesa te panevojshme, pa zbehje te qellimta dhe pa deformime disinformuese. Ne kete aspekt Sillo Mucko eshte per tu pergezuar. Fale kujtese se tij, edhe pse libri eshte shkruar shume vite me pas se c’ndodhen ngjarjet ai sjell tek lexuesi ate atmosphere, ate gjendje, ata njerez, ato karaktere, madje edhe detaje qe duken te parendesishme por qe fitojne vlere ne kendveshtrimin e autorit- mjafton te kujtojme ketu kafen e derdhur qe pikon leng te zi ne cep te tavolines ne takimin e Vasil Merkurit me Zenel Hamitin… Mbase dikush tjeter ne vend te Sillo Muckos, do te perpiqej te fabrikonte disidentin me ato qe i kane ndodhur atij, ( Raste te tilla fatkeqesisht nuk mungojne!) por Sillo Mucko nuk kete. Perkundrazi ai nuk druhet te pohoje se ka hyre na Parti qe njezet vjec, ne kohen e endrave te medha, me iluzione te shumta, i eshte kushtuar punes se gjeologut me bindjen ti sherbeje atdheut, ai e pranon detyren e sekretarit te byrose me bindjen se i sherben ceshtjes se drejte te partise, dhe ne kete proces jetesor deziluzionohet, c’behet, shkaterohet shpirterisht, deri ne ate mase sa te krijoje alibine e njeriut te semure psiqik… O Zot, sa e madhe eshte drama e njeriut! O Zot, c’na pane syte! Autori me ngjyra te forta, madje me urrejtje pershkruan operativet, te cilet, sic pohon “…na nxine jeten…” Natyrisht kjo eshte e vertete, por jo e gjithe e verteta. Duket sikur autori druhet, ose sikur i vjen keq ta qelloje te keqen ne lule te ballit. Le ta shtjellojme disi me gjere kete ide: Segmenti i sigurimit te shtetit, me sistemin e vet te operativeve, eshte segmenti me i neveritshem i shoqerise shqiptare te periudhes se diktatures. Por ky segment i neveritshem u krijua i tille nga partia dhe i sherbeu asaj. Ne fakt sistemi i operativeve kishte perfshire mbare shoqerine dhe ishte futur ne cdo qelize te jetes. Operative nuk ishin vetem punonjesit rogetare te MPB, apo te degeve e drejtorive te puneve te brendeshme. Operative ishin koleget me te cilet punoje. Operative ishin banoret e shkalles e te pallatit. Operative ishin shoket me te cilet mund te shkembeje nje intimitet. Operative ishin letershkruesit e letrave anonime. Operative ishin femijet e kopshtit qe me naivitet mund te tregonin se c’pane ne darke ne televizor. Operativ ishte vete njeriu “I ri”, i krijuar nga partia ne ato vite, i cili, ne rrethana e caktuara mund te denonconte edhe vetvehten. (Sa absurde tingellon kjo aq edhe e vertete eshte. Nuk jane te pakta rastet qe njerez te ndryshem shkonin vete ne dege per te denoncuar “fajet” e tyre.!) Operativi ishte masha e partise qe trazonte zjarrin. Dhe mbi kete pjelle te keqe qendronte nena Parti! Dhe kur them partia nuk kam parasysh ate mase te verber qe sherbente si baze e saj, as ate pjese disi iluministe e disi liberale qe perbente trungun, por kam parasysh kliken drejtuese, dhe kryesisht majen e piramides se saj. Ajo qe eshte thene se “ndonjehere sigurimi dilte mbi partine” eshte pjelle djallezore e Enver Hoxhes. Diktatorit diabolik e paranojak i duhej ky slogan demagogjik. I pangopur sic ishte ne fushen e krimit, ai nuk e kishte per gje te kryente edhe disa krime te tjera per te lare krimet e meparshme. E thene shkurt : ai kerkonte te lante gjakun e gjak. Pasi kryente krime te shumta me doren e krimineleve te inkuadruar ne sigurim, vriste edhe vete kriminelet qe i kishin sherbyer. Pas krimeve monstruoze te viteve 47-48 nga K. Xoxe e shoket e tij, i vinte radha vete K. Xoxes per tu bere objekt i krimit. Ne se i marim per te verteta, ( dhe nuk ka asnje arsye perse te mos i besojme!), pohimet e K. Xoxes ne procesin gjyqesor, se : “…kurdohere kam vepruar me porosi dhe me miratim te Enver Hoxhes” behet e qarte se ku ishte thelbi i te keqes qe na mundoi per pesedhjete vjet, e pse plaget e shkaktuara prej saj na dhembin edhe sot… Sidoqofte, ka ne novele nje kapitull te fundit qe sherben si kopertine mbyllese te librit, qe eshte thjesht vazhdim i episodit te pare, nga takimi i rastit me Hajredin Kuken, takim qe behet shkas per rrefimin, ne mbyllje te te cilit autori sikur don te thote: “Kjo eshte e tera… Kjo ndodhi e keshtu ndodhi… Analizoni vete, gjykoni e nxirrni perfundimet tuaja… per t’iu larguar sa me shume atij “njeriut te ri” anormal ne rrjedhen e shoqerise njerezore e per t’iu kthyer, ne se mund te shprehemi keshtu, tek “njeriu i vjeter” normal… per nje jete me te mire sot… e per nje jete akoma me te mire ne te ardhmen…” Pa pretenduar per nje analize te plote e te gjithaneshme te librit, por thjesht per nje shkrim percjelles te daljes se tij ne qarkullim, do te doja te theksoj me ne fund se petku letrar me te cilin percillet gjithe ky rrefim, eshte prej nje stofi te mire, me nje kolorit te pasur dhe me nje prerje te kohes. Dhe kjo ndodh se autori ka ditur te seleksionoje episodet me domethenese per idene qe do te nenvizoje, ai ka nje sens mase te admirueshem ne gjithcka qe tregon, kerkon te flase pak e te thote shume, gjuha e tij eshte plot ngjyre e emocioen, shpesh me nje figuracion popullor shprehes e te kapshem njeheresh. Kjo tregon se autori ka nje kulture te mire letrare dhe nje aftesi te ralle treguese, nje talent qe fatkeqesisht ka mbetur i heshtur e i ndrydhur brenda qenies se tij, ndoshta pa e ditur se do te vinte nje cast qe te dilte, sic doli me librin “Gjahtaret e Shtrigave” qe lexuesi e ka ne dore e mund te gjykoje vete per vlerat qe sjell. Pergezime autorit dhe lexuesit lexim te kendshem!
SPIRO GJIKONDI New York , 07.20.06 |
|
|
|