Home arrow Letėrsi arrow Tregime arrow Shqiptaret ne Greqi...kliko ketu...
Shqiptaret ne Greqi...kliko ketu...
Image 



« PESHA E FATIT »

Elda KOKONESHI
Në dhomë mbizotëronte një qetësi e madhe . E ulur në divan, një grua veshur me të zeza, me trup mesatar, flokë kaçurrela por të thinjura. Në kokë mban një kordhel të zi. Shikimi i saj ishte aq i përqëndruar sa që të linte përshtypjen e një statuje të gdhendur nga një skulptor i zoti. Në fytyrën e saj kishte diçka që të tërhiqte, sytë.Shpeshherë ajo humbiste në kujtimet e saj të dikurshme të cilat e mbanin në gjendjen e një nostalgjie të thellë.Papritur, u ngrit dhe me hapa të ngadalta, hapi sirtarin e komosë dhe pasi zhvendosi disa çentro të punuara dikur me grep, nxorri një bllok të trashë me kopertinë rozë,dhe brenda tij një zarf të zverdhur. Me duart që i dridheshin, zbrazi me kujdes zarfin mbi prehërin e saj dhe me lotë në sy dhe duke belbëzitur filloi të lexonte :

Eva për një moment ngriti kokën dhe sytë e saj vështruan ngultazi mbi fotografinë e varur në mur.Për një çast asaj iu duk sikur Llazari do të dilte nga korniza dhe do ta pushtonte fort, ashtu siç bënte gjithmonë kur ajo përhombej në vorbullën e të kaluarës së saj enigmatike. Llazari nuk e pyeti kurrë për të kaluarën e saj. Të birin nuk e ndjeu fare kur u fut në dhomë. -
Mirëdita mama. Si ia kalove sot?
Eva shtangu, trupi iu mbush me mornica dhe filloi të murmuriste duke fshehur poshtë jastëkut bllokun dhe duke fshirë lotët fshehurazi, iu afrua Raelit. Filloi ta përkëdhelte si të ishte fëmijë. Ai e puthi në ballë, i futi duart midis kaçurrelave të thinjura siç ia bënte gjithmonë duke i thënë: -
Mama. Po shkoj në stërvitje. -
Nuk do të hash bir? -
Mbaruam herët sot, ndaj drekova me shokët. Ska gjë, lëre në frigorifer për nesër. Tani më duhet të shkoj në stërvitje.
Ajo e përkëdheli përsëri me ëmbëlsi dhe pasi ai doli, e shoqëroi me sy nga dritarja,deri sa silueta e tij humbi në grumbullin e zhurmshëm të morisë së madhe të kalimtarëve.
Pallati i tyre ndodhej në qendër të qytetit, ndaj mbylli me nxitim dritaren që të mos dëgjonte as zhurmën më të vogël nga jashtë. Raeli me trup të gjatë, flokëshkurtër, të cilat i nxirrnin në pah sytë e kaltër, me një buzëqeshje në fytyrë të bënte për vete kur komunikoje me të. Melankolik dhe ëndërrimtar. Shpesh herë fytyra e tij merrte shprehje të ndryshme, por asnjëherë nuk e kuptoje në ishte i mërzitur. Ishte njeri gazmor, i qetë, pothuaj nuk nxehej kurrë. Këtë veti e kishte trashëguar nga i ati duke iu imponuar kështu edhe sëmundjes së nënës. I pëlqente shumë të udhëtonte. Shpesh i thoshte të ëmës të shkonin në Shkodër tek vendlindja e saj, por gjithmonë dilnin arsye të cilat nuk mund t’i shpjegonte. Sapo kishte mbaruar studimet e larta për matematikë dhe ndërkohë merrej me sport. I ati kishte dashur që i biri të bëhej dikush në jetë dhe… .Por, ah! Jeta iu ndërpre në mes nga një sëmundje e pashërueshme. Atë verë ai nuk vajti në plash me shokët e ekipit. Nuk mund ta linte nënën vetëm pasi shpesh herë kalonte kriza të forta nervore,të cilat ia shkaktonin dhimbjet për të kaluarën. Raeli qysh fëmijë mundohej të ndihmonte sa të ishte e mundur, kur ajo shtrohej në spital.Gjithsesi mundohej të mos e shqetësonte as për gjënë më të vogël.Në shtator filloi punë si mësues matematike në gjimnazin e qytetit. Megjithëse kishte preokupime, talenti i tij në volejboll, ishte për t’u admiruar. Në kampionatin e lojërave me dorë, ai u tregua tepër energjik dhe kompakt në veprime. Me sigurinë e tij në lojë ai shquhej si shuteri më i mirë i skuadrës.
Tek po dilte nga Pallati i Sportit ( në Elbasan) i tërhoqi vëmendjen një vajzë rreth të 18-ve me akullore në dorë,
………………. Vazhdimin pas shtatorit…
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.