Librat nuk shkruhen vetem me dore Shenime rreth librit “ Kercitje” te Theodhori Thanasit Nga Pjeter JAKU
“ Vargjet e bukur dhe te punuar mire s’kane asnje kuptim, po te mos prekin zemren.” VOLTER Ka vite qe poezia botohet e shihet si gjinia me e lehte per t’u shkruar. Me nje dore para, aq sa duhen per te shtypur nje liber, mund te gdhihesh poet, edhe pse ne mbremje nuk ke rene me ndryshe se ne netet, kur nuk e mendoje poezine. Por ç’ndodh me vershimin e poetve ne botimet maratone te diteve te sotme? Asgje me shume se kultivimi i antishijes, neveritje per artin, sidomos per krijimtarine me te afert, mbi te cilen mbeshteten e jetojne edhe artet e tjera. Keni degjuar te thone, poezi e nje pikture, poezia e nje mjedisi, poezia e nje krijese, ka poezi etj etj…. Pra, poezia , pa dashur te hy ne percaktime, eshte arti i fjales, asaj i nevoitet fjala e zgjedhur, loja me te e jo persekutimi i saj, ta vendoshesh ate vend e pa vend, te besh bashkime e ndarje kakofonike, qe tingellojne teper keq. Gjuha ka nevoje per muzikalitet, per krijim fjalesh te qendrueshme, te perdorshme, e jo eksperimente fjaleformuese, sidomos kur ato nuk jane normative, veçese deformim leksikor, te krijon nje lodhje, qe nuk mund t’ia falesh nje personi, qe perpiqet te jete ose te behet krijues. Ne gjuhesi, jane te pakte ata shkrimtar, qe mund te sjellin fjale te reja, qe gjuha i pranon, duke i vene ne perdorim. Dhe, shkrimtaret qe e arrine kete, kane nje pervoje te gjate te “ lojes” me fjalen e, nuk e vene kurre, qe ajo te tingelloi keq.
Te gjithe le te shkruajn vargje, por te mos i klasifikojne poezi
Te shkruarit e vargjeve eshte privilegj i atyre qe mendojne poetikisht, qe ndjejne poetikisht, dhe qe mbartin perjetime poetike, te cilat duhet te dalin pertej vetes. Nese vargu te prek, te ben te ndjesh nje gjenjde te re, ndryshe nga perjetimet normale, at’here poezia eshte poezi, ne te kundert eshte vetem nje rendtije vertikale fjalesh, qe te sjellin bezdi deri ne mundim. E, kete, asnje lexues nuk ia fal autorit, pasi koha eshte e pacmueshmja, qe nuk kthehet me. Le te kujtojme si i drejtohet poeti bukurise se femres : “ ti je poezia/ te tjerat jane proza/ ti je poezia qe s’kthehet dy here../” se, po te perseriteshin, qofshin edhe puthjet, “do beheshin si kopje, ku edhe gjerat e mençura te sjellin merzi “, e perfundon, pakashume mendimin poeti, Ndoc Gjetja, ne poezine “ Me duhet nje bosh”, ne vellimin poetik “ Dhjata ime”. Le te analizojme librin “ Kercitje”, duke u nisur nga recensa ose parathenia, (qe po te ishte per autorin, ne kuadrin fjalekrijues, do te kishte shkruar parathenistja), per te mesuar rreth keti libri. Ne te vertete, eshte mire qe botohet shume, por do te ishte me mire te kishte nje orientim botues, nga institucione shtetrore, siç eshte Ministria e Kultures. Por, edhe institucionet private, sic jane Lidhja e Shkrimtareve, Shoqata e Botuesve dhe botimet letrare ( gazeta dhe revista), per te mos i ” mbytur” lexuesit ne lumografine llafezuese, te shkarrashkruesve, siç thote miku im, poeti Ndue Dedaj. Kjo politike, ose orientimi nga krijimtaria e mirepritur dhe vleresuar, e cila te jete shkolla poetike per krijuesit e rinj duhet perkrahur e zhvilluar nga kritika e mirefillte, e cila ashtu siç ka çaluar gjithemone, me keq çalon ne ditet e sotme. Me dhjetra e dhjetra libra poetik ne vit, per te mos thene me qindra, botohen nga te rinj dhe te moshuar, qe siç thote Fishta, vecese kane mesuar shkrim e kendim mendojne se jane poet e shkrimtare, pa asnje analize nga sektore te letersise ne Ministrine e Kultures, ose entet botuese, qe se pari ulin vleren e punes se tyre.
Nisur nga kjo dhe nga leximi i fundit, i cili pergjithesisht me la nje shije jo te mire dhe, per me teper me beri shume nervoz, qe i kushtova aq kohe. Qe ne titull m’u duk nje zgjedhje jo e mire per ti paraprire poezise. Kercitje- nje zhurme pa kuptim dhe, per me teper, nje fjale jo poetike, qe nuk ka te beje fare me poezine, me boten shpirterore, mbartese e se ciles behet ky lloj arti. Vete bashtingelloret “ r” dhe “ c” ia heqin poezine kesaj fjale te rendomte. Pra, poeti nuk ka menduar aq per fjalen, e cila eshte themeli i themeleve ne nje poezi, le me ne nje liber qe pretendon te jete poetik. A duhet vleresuar autori per mundin e kesaj krijimtarie? Meseshumti jo! Jo, sepse nuk eshte krijimtari! Ai liber eshte nje model te shkruari vetem me dore. Te shkruarit e ndjeshem, kur mendja dhe bota shpirterore perpeliten te gjejne mundesine e te shprehurit figurativ, te thone diçka qe te ngacmon ose, se paku diçka te mençur, qe i mbetet kohes, qe mund te lexohet dy here, qe mund te lexohet dhe neser dhe pas nje qind vitesh, vetem ajo eshte krijimtari. A mund te jete nje liber i gjithi ashtu? Veshtire dhe e pamundur, por nje cikel poetik brenda nje libri duhet te jete. Konkretisht per librin ne analize: “ Poezite e Theodhori Thanasit jeten e derdhin te plote…” ( shkrimi hyres). Si u derdhka jeta. Jeta nuk eshte nje kove me uje qe mund ta mbushesh e derdhesh! Per me teper, ne poezine e ketij libri nuk ka poezi, ka vetem fjale, nuk ka c’te derdhesh, sepse nuk ka jete, ka vetem fjale.
Tjeter…” Poezia e Theodhori Thanasit eshte poezi filozofike-meditative..” ( shkrimi hyres). Ku eshte meditimi dhe filozofia? Edhe ne ato vargje qe autorja e kesaj hyrje ne kete liber,( nje emer krejt i panjohur), i ka zgjedhur per ilustrim, nuk i gjen. Autorit i mungon formimi poetik, i mungon poezia, por ne te gjitha rastet i mungon edhe mendimi. Filozofia nuk ndeshet gjekund. Aq me e dhimbshme per mendimet mjerane ne kete hyrje, duket autorja ne shprehjen “ nderthur me fjale dhimbjesh e me kercitje zgjimesh”. Kur kane kercitur zgjimet? Le te kujtojme librin “ Kenga e kengeve” te poetit, shkrimtarit dhe kritikut Moikom Zeqo, kur shkruan per metaforen logjike. Pra, edhe figuracioni duhet te mbart anen logjike, ndryshe nuk funksionon si i tille. Nuk po permend ketu me tej shembujt ilustrativ, qe ka marre autorja, pasi ata jane vertete mjeran dhe qesharak. .. dhe me tej: “ Poeti eshte fjalepak. Fjalet i zgjedh me kujdes…” eshte vertete per t’u çuditur, kur thuhet pikerisht e kunderta e atyre qe gjejme ne lenden e keti libri. Poeti nuk eshte fjalepak, por eshte poezipak dhe aspak, sepse libri ka 107 faqe dhe, mba brenda tij 67 te ashtuqujatura poezi!
Librin nuk e mba kopertina dhe faqosja e kujdes’shme
Edhe pse libri “ Kercitje” ka nje kopertine dhe lidhje speciale, ka per ta vuajtur mungesen e poezise , lende te cilen edhe e mban sipas autorit. Poezia e mire lexohet edhe pa u futur ne kornizime, edhe pa u faqosur aq mire. Poezia, qe nga Homeri deri te Bernsi, Witmani, Pushkini, Fishta, Naimi, Migjeni, Gjetja, Spahiu, Zogaj , Ahmeti etj eshte botuar edhe me leter gazette, edhe e pafaqosur kaq mire, por ka mbetur ne mendjet e lexuesve. Lexuesit nuk e kane vrare shume mendjen per kopertinen, as per faqosjen, ata mezi kane pritur t’u bjene ne dore librat e tyre. Gjithe ajo luster ne kopertine, gjithe ai kujdes per faqosjen, duhet te kishte kaluar ne te mire te nivelit artistike te poezise, rishikimit te tyre, gdhenjes dhe vendosjes ne vendin dhe ne kohen e duhur,ashtu siç ben mjeshtri i ndertimit qe, pa e pase projektin, pa e ndertuar skeletin, nuk vazhdon mbushjet me lendet e tjera inerte, qe nuk kane lidhje me anen estetike. Poezia e keti libri, megjithese nuk me vjen ti them poezi, eshte punuar pa kujdes dhe duke rendur, sikur autori te ishte ne gare . Qe nga titujt le shume per te deshiruar. Ata ne pergjithesi jane te pazgjedhur dhe nuk e justifikojne brendine, ose ç’ka dasht te thote autori. Ja disa tituj: Humbetire, Pellgu, Gabim, Sendet, Popujt, Besefjala, Qeni, Poetpoezia, Pse, Lufte, Njeriu, Mos, Qerpiket, Erresire, Pertejmallje, Libraria, Poezia, Historia, Amerikobilla, Largimtari, Poezivullkani etj etj etj…. A mund te mendohet qe keta tituj te mbartin poezi?! A mund te shkruash poezi per pellgun, erresiren, sendet, humbetiren, librarine etj etj… Ti shkruash poezi erresires!!! Edhe ato pak poezi ku autori eshte munduar te mbeshtetet ne folklorin brilant te Jugut, me shume i ka prishur se i ka ndrequr. Te analizosh nje veper te tille, eshte e pamundur, pasi ajo nuk i mba ne kurrizin e saj cilesite e vepres. Te lexosh nje liber poetik dhe te mos vecosh qofte edhe nje poezi, per mua eshte diskriminim i pamerituar i keti lloj arti. Do te ishte shume me mire, ashtu siç kane bere edhe shume te tjere, ta diskutonte librin para se ta dergonte ne botim, se paku me miqte e tij pasi, jam i sigurte se do te kish mundur te kapte parametrat e nje vellimi poetik, fale deshires se autorit dhe kembenguljes se tij.
Figuracioni dhe gjuha Poezine e mban zgjedhja e fjales dhe perdorimi i saj i figurshem. Ne rastin tone konkret as njera as tjetra nuk jane ne nivelin e te shprehurit ndjenje, qe ne i themi poezi. Pa i analizuar konkretisht, pothuajse i gjithe libri vuan nga fjalomania inventarike ( sa me shume fjale!), nepermjet se ciles autori dhe autorja e parathenjes, mendojne se eshte sjelle nje risi e re fjaleformues me fjalet e perbera bashkangjitur pa kuptim, emer plus emer, mbiemer plus emer, apo krijimin e emrave te foljezuar dhe, merr si shembull: bertitojne ( emer i foljezuar), qorrsokakemi- emer i foljezuar, njerezfishon ( emer i foljezuar)…. Zot na ruaj mendt e kokes , nese dikush do ti perdore keto fjale , keta emra te foljezuar, le me fjalet e perbera mbiemer plus emer, siç eshte rasti vegjelivitet….. Kur i lexon keto “ krijime shkencore ne gjuhesi”, te behet te ndjesh neveri per gjuhen tende. O Zot sa keq! Dhe keto nuk jane pak. Ja leksiku i poezise se Thanasit, i ashtuqujatur krijimtari edhe ne gjuhesi: termeton, pisksame, koronin, vreqeqeks, hareshume, pellgace, perzhuar, trupshuar, trupshkoqur, zemerdeshiruar, shumellojpijet, qoshefundit, gjumedimeroret, dhjamveten, shpirtmbreter, poezipoetet, fantazishaten, lulese, tingujzinxhire, mencuritrimi, cudishikimi, peshpushet, diteulerimen, mendjeharakatur, prindmeraku, drithinmyk, mielljeten, gjakstatuja, zemershpirtit, mosshohje, bertitojne, njezohet, torturemendimet, fishekevrer, besefjala, amerikobilla, tretojne, poezibiseda, shkelurvisesh, etj etj etj… Le pastaj kur perdoren ne poezi fjalet: bertas, psiksame, kercitje, pernxjerr, haber, qelbur, pleh, vidhis, cicker, etj.. cfare ndjenje te ngjallin. Figuracioni, mbi te cilin mbahet poezia, pothuajse mungon fare. Kjo, per shkak te thjeshtesise krijuese( !!! ) , sipas shkrimit hyres. Ja ç’thuhet ne shkrimin hyres, fq 8: Poezise i jep fuqi sinqeriteti, thjeshtesia dhe guximi i te shprehurit, kur poeti percepton rolin e prindit: “Te jesh prind/ eshte peshe qe dhe malet me zor e mbajne”. ( Prind), apo humorin dhe mencurine popullore ne konceptin e jetes: “ Jeta nje dritare? Qe hapet perpak,/ mbyllet pa te thene/ si dinaku cark.” ( hajde krahasim, hajde!). Po te mbahej poezia ne thjeshtesi dhe sinqeritet, nuk do te ishte poezi. Po te mbahej poezia ne moral, por moralizim deklarativ, ja ç’thote i njohuri Oskar Wajlld per keta lloj librash: “ Nuk ka libra te moralshem dhe pamoralshem. Librat jane te shkruar mire, ose keq.” Le te sjellim disa shembuj, tek krahasimet qe ka perdor autori : “ Disa, si nga goja buken/ dhimbjen te “ rrembejne.”,” perpeliten, si miu ne cark” ( jetevdekje fq 87) , “ globin si berr e rropen” ( Femijet, fq 24). “ perandorine turke/ e tunde si dhalle.” ( Aliut fq 46). Edhe per vetem keto krahasime, ai liber , per mua nuk mbart asnje vlere! Dua ti kujtoje autorit, vetem 4 vargje te nje poezia popullore( vajtimi) ku autorja ishte pa asnje lloje kualifikimi dhe nuk e kishte lexuar Homerin as Shekspirin, le me Agollin tone te embel : “ Kur erdh shpirti per me t’dale/ plasi kulla balle me balle/ kjajti dera per me t’ ndal/ fjala e Zotit s’u kthye dale.” Peshen e ketyre kater vargjeve, nuk e gjen sot ne gjithe librin qe po analizojme. Edhe kur autori frymezohet nga motive popullore, nuk arrine te krijoj diçka te perafert me ato.
Plagjiatura mund te perdoret edhe pa e ditur, por gjithesesi tregon mungese kulture, mosnjojhje dhe mospercjellje te krijimtarise qe botohet ne vendin tend. Ne librin “ Kercitje”, ne poezine “ Lufte”, shkruhet vargu” vajzat nxitohen te behen gra” varg ky i titullit te librit “ Vashat nguten me u ba gra”, te te riut te talentuar Arben Prendi, pedagog ne Universitetin “ Luigj Gurakuqi ne Shkoder, veçese i shprehur ne toskerisht. Mund te perkojne perplasje te tilla, por jo ne tituj librash. Ne poezine “ Poet-ikurve’, fq.50, pothuajse me fjale te njejta me poezine e Agollit, e muzikuar nga Ardit Gjebrea, dhe e njohur nga te gjithe, Thanasi do te thote “ Kur malli per ju te na marre/ lirikat ne tuajat libra do shfletojme.” Ose vargjet “ ne dy kontinete varri yt i shtrire” ka vetem nje ndryshim nga vargu i Kadarese ne poezine per Ali Pashen, botuar ne vellimin poetik “ Koha”. Pra, e dhe vetem keto tri raste nuk jane pak per te treguar se sa i angazhuar eshte autori me krijimtarine poetike, te krijuesve shqiptar.
Dhe se fundi: Me vjen keq te vihem ne rolim e mesuesit, kur une dhe Dhori kemi kryer, besoj te njejtat studime universitare per gjuhe shqipe e letersi, ku disa prej ketyre temave qe trajtova, behen edhe mesim ne programet universitare. E keqja eshte se, tjeter eshte studimi dhe tjeter krijimi, ndaj edhe nuk mund ndejta pa i permend disa nga vrejtjet e mia. Eshte e pamundur te kalosh ne heshtje poezine “ Nene”, realizuar aq dobte “ Gjithesecili ka nje nene/ ashtu si çdo nate ka hene.”, pokeshtu poezine “ Toka”, poezine “ Amerikobilla”, ku thuhet: “ Nata kaloi/ hena si çdo here/ perseri billat mbi te gjith’leshoi.” Ose une nuk e kuptoj kete lloje poezie, ose kjo nuk eshte poezi! Pastaj perseritjet. Diku ka nje poezi me titull “Zoti”, diku “ Krijuesi”. A nuk eshte e njejta gje? Pastaj rimat foljore dhe krejt pa art, ne poezine “ Dhimbje” fq 96: “ Njerzit zhurmojne/ zerat bertitojne.” Zerat e kujt jane? Te lopeve! Rimat : vetmuar, pezmatuar, zbuluar, dermuar, nuk te sjellin asnje kenaqesi artistike.
Me ndje o Zot dhe me ndihmo, qe te shoh diçka poetike te krijimet e tjera te keti autori!
Pjeter Jaku, Gusht 19. 2006 |