Home Histori Krenaria E Kombit Maqedoni nene Tereza...kliko ketu...
|
|
Maqedoni nene Tereza...kliko ketu... |
Maqedoni, perkujtohet 9-vjetori i vdekjes se Nene Terezes Në Shkup organizohen sot një sërë veprimtarish për të kujtuar 9-vjetorin e vdekjes së humanistes së madhe dhe nobelistes Nënë Tereza.
Manifestimi kryesor do mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë,ku për humanizmin e Nënë Terezës do flasin akademiku Cvetan Grozdanov, peshkopi Kiro Stojanov dhe kryetari i Këshillit të Shkupit, Bllagoja Çorevski. Me këtë rast do ndahen dhe medaljet e mirënjohjes "Mesazhi Nënë Tereza" për veprimet më të shquara humaniste në vend, që këtë vit do t'u jepen sportistit-dhurues gjaku, Emil Iliç, si dhe afaristi Risto Gushterov, për solidaritetin me njerëzit në nevojë. Statujëza ku paraqitet Nënë Tereza do t'u jepen dhe prof.dr. Samoil Sadikarios, Bedredin Ibrahimit, Radio Televizionit të Maqedonisë, Dragi Argirovskit dhe Adrian Gaxhës. Në përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës do jepet dhe një programin artistik, ku mes shumë artistëve marrin pjesë dhe Milka Eftimova, Toshe Proeski, Adrian Gaxha dhe dueti Grubi. Regjistrimi video i manifestimeve kushtuar Nënë Terezës do të transmetohet edhe në TV Vatikan dhe në TV Kalkuta. Organizues i veprimtarive në Maqedoni me rastin e 5 shtatorit, është Shoqata "Shkupjania Nënë Tereza". |
|