Home arrow Malesi e Madhe arrow Mali i Zi arrow Malsi e Madhe ...kliko ketu...
Malsi e Madhe ...kliko ketu...
NE PRITJE TE NJE DEMOSTRATE TE SHQIPTAVE PARA OKB –se NE NEW YORK
Nga i derguari i ALBDREAMS
Menjehere pas arrestimeve te bera ne Tuz te Malsise se Madhe te mbishkodres para dhe gjate dites se zgjedhjeve ne Mal te Zi ,shoqata dhe grupime te shqiptarve ne SHBA kane reaguar nepermjet mbledhjeve dhe takimeve te shumta .

Keshtu per dy nete radhazi ne Kishen Shqiptare te “Shen Palit” ne Rochester te Michigan,shume malesore me banim ne SHBA kane shprehur ndjenjen e larte te revoltes ndaj raprezaljve policore te ushtruara nga policia dhe makina shtetrore malazeze mbi shqiptaret ne trojet e veta shekullore.

Arrestimet dhe burgosjet politike te bera ne prag te votimit dhe pastaj jane shkak qe kane bere shume perfaqesues te njohur te komunitetit shqiptar me banim ne Michigan qe te bejne thirrje edhe shoqatave dhe individeve te tjere me banim ne shtetet e tjera te Amerikes qe te soledarizohen me kerkesat e ligjeshme te shqiptarve dhe tu kerkohet autoriteteve shtetrore malazeze per lirimin e menjihershem dhe pakushte te te burgosurve politik.
Keshtu grupi iniciator i kryesuar nga Gjoke Martini ,aktivist i njohur i komunitetit shqiptar ne SHBA ka bere platformen organizative dhe funksionale te nje demonstrate te fuqishme te shqiptarve nga te gjitha shtetet e SHBA-se para selise se OKB-se per te mbrojtur te drejtat e shqiptarve nen Malin e Zi dhe per lirimin e menjihershem te te burgosurve politik nga qeveria malazeze.

Per kete u zgjodh edhe grupi organizator i perbere nga : Gjoke Martini, Gjergj Ivezaj, Zef Gjonaj,Prel Dedvukaj,Pal Shkreli,Zef Dedvukaj,Besnik Bezhi,Kole Gojcaj,Paloke Lulgjuraj,Luigj Gjokaj,Fran Ivezaj,Gjoke Dedvukaj,Masho Ulaj,Gjon Gjokaj,Rrok Lulgjuraj,Luke Juncaj,Nikolle Perkaj,Lulash Palushaj,te cilet do te mundesojne marrjen e autobuzeve per transportin e shqiptarve nga Michigan ne drejtim te New Yorkut,per anen juridike dhe ligjore te organizimit dhe mbajtjes se fjalimeve ne gjuhen angleze dhe shqipe,per parullat qe do te hedhen ne ate demonstrate dhe banderolat qe do te mbajne demostruesit ne duar.

Gjithashtu nje vemendje e vecante i eshte kushtuar komunikimit me medjat e shkruara dhe vizive qe do te marrin pjese ne demonstraten e New Yorkut,ato do te jene pjese e medjave amerikane dhe shqiptare qe kane aktivitet ne SHBA. Kjo demonstrate nuk eshte spontane vetem e komunitetit shqiptar ne Michigan por nje bashkpunim i fuqishem me komunitetin shqiptar ne Illinoise dhe ne New York deklaruan drejtuesit kryesor te kesaj levizje shqiptare ne megrim.

Ne takim u be e ditur se nisja e pjesmarrseve do te behen nga oborri i kishes se “Shen Palit” ne Rochester te Premten ,te shtunen ne darke per te arritur ne kohe ne oren e diten e demonstrates,te henen me 18 shtator ne ora 10 para selise se OKB-se ne New York
ALBDREAMS
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.