VRITET NE DETROIT ISH LUFTETARI I UCK Fjalen ne cermonine mortore e mban ish Kryetari i Fondacionit “Vendlindja theret” Luigj GJOKAJ.Komuniteti i shqiptarve ne Michigan mbledh 24 500 dollar amerikan per shpenzimet e varrimit ne Kosove Rush DRAGU
Te shtunden rreth ores 8:30 minuta ne rrethana ende te pa identifikuara nga organet e policies dhe te ndjekjes se krimit ne shtetin e Michiganit ka gjete vdekjen Zef Pjeter Frrokaj nga Dujak i komunes se Gjakoves i cili jetonte prej disa viteve ne shtetin Michigan ne SHBA. Sapo ai kishte lene punen ne restornetin ku punonte gjate nates guzhinjer eshte pare nga njerez qe e kane njohur mire ate se pasi ka dale nga puna ka hype ne makinen e tij dhe eshte nisur per tu larguar ,por nje telefonate apo nje shenje e bere nga nje makine e dyte ,kjo nuk eshte e ditur mire dhe ai eshte rikthyer perseri ne parking. Dhe po ai person qe e ka pare te gjalle kur ishte duke hyre ne restorant ,ne kohen kur ka dale per tu larguar ne punen e tij ka pare ne ndenjesen e shoferit ,Zef Pjeter Frrokun te mbuluar ne gjak.Menjihere se bashku me te zotin e lokalit i cili ishte dhe punedhenes i Zef Frrokut kane lajmruar policine e cila sipas ekspertizes se bere rezulton se Zef Frroku ka gjete vdekjen si pasoje e goditjes me dy plumba ne koke nga nje distance e shkurter. Deshmitaret okular nuk kane pranuar te kene degjuar te shtena pushke,vetem se e dine se ne kufirin e nje ore kure ata e kane pare gjalle e me vone ai eshte gjete i vdekur po nga ata. Personat nuk jane identifikuar akoma nga policia po ashtu dhe shkaku dhe rrethanat ne te cilen Zef Frroku ka gjete vdekjen jane akoma te panjohura. Zef Frroku jetonte i vetem ne Detroit prej disa viteve. Dhe ne shtetin e Michiganit nuk kishte te aferm te tij. Keshtu bashkombas dhe kryesisht bashkluftetar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves,luftetar i se ciles ka qene edhe Zefi, kane bere te mundur mbledhjen e te hollave per te mbuluar shpenzimet e morgut te spitalit dhe funeralit mortor po keshtu kane organizuar edhe cermonine mortore sic i ka hije nje luftetari per liri. Diten e Marte me 3 tetor eshte mbajte nje takim memorial ne shenj kujtimi per Luftetarin e Lirise se UCK-se ne ambjetet e Funerali net e cilen moren pjese ish bashkluftetaret e te ndjerit; Nikolle Perkaj ,Besnik Bezhi,Agron Mirdita,Tome Juncaj,Anton Nikollaj,Dode Dedvukaj,Ali Jakupi e Luan Dara gjithashtu mori pjese edhe drejtuesi i kishes katolike “Shen Pali” ne Rochester Dom Anton Kcira,biznesmen te komunitetit shqiptar perfaqesues te mediave shqiptare ne Detroit. Fjalen perkujtimore per ndere te luftetarit te lirise e mbajti Z.Luigj Gjokaj,ish Kryetar i Fondacionit “Vendlindja therret” ne Michigan ne kohene e Luftes se Kosoves . Ne ate cermoni mortore eshte raportuar se jane mbledhur 24 500 dollar amerikan per te mbuluar te gjitha shpenzimet mortore dhe udhtimin drejt dheut te Kosoves ku do te prehet luftetari i lirise.
Kush ishte Zef Pjeter Frroku ? Ka lindur para 26 viteve ne Dujak te Gjakoves,ne nje familje te njohur dhe atdhetare. Qyshe ne moshe te re ka ran e sy te sigurimit secret Serb. Mbas fillimit te luftes ne Kosove e gjithe familja iken neper male dhe pjesa e afte per lufte i bashkengjitet Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Arrestohet dhe turturohet ne burgjet Serbe. Ne rruge e siper drejt burgut famkeq te Dubraves arrine te arratiset. Nga ajo kohe eshte Luftetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ne lufte i vrasin djalin e xhaxhait Nikolle Frrokaj dhe ma vone edhe xhaxhai Mhill Frrokaj. Ne llogoret e luftes i vriten edhe shoket e ngushte Beslim Qerimi,Kriste Pervorfi,Veli Nocaj. Gjate kohes se luftes komandat te i pergjitheshem i zones ku ka luftuar Zef Frrokaj ka qene Ramush Haradinaj,kurse komandat i zones se luftes se tij,Pjeter Shala qe ne kohen e luftes ka mbajte pseudonimin “Ujku”. Pas luftes se Kosoves Zefi jeton ne SHBA se bashku me te vellain te cilin zyrat e emigarcionit amerikan i kane mohuar te drejten e qendrimit ne SHBA dhe e kane kthyer ne Kosove,keshtu qe ai ka jetuar vetun. Bashkluftetaret e Tij dhe biznesmenet shqiptar te Michiganit kane mbledhur te hollat per shpenzimet mortore dhe per udhtimin drejt Kosoves ku do te prehet per jete trupi i Luftetarit te Lirise.
Rush DRAGU Michigan USA |