Tubim i madh per te kujtuar deshmoret e kombit Tahir Sinani, Hise Fazllia,Naser Ademi, Brahim Ademi, Hyre Emini (Mira) Madi KELMENDI
Si cdo vit edhe kete vit u perkujtuan deshmoret e kombit qe dhane jeten e tyre per liri dhe qe populli te jetoj i lire dhe ne paqe te verte Chiaravalle, nje qyteze e vogel afer Ankones, gumezhinte nga zerat shqip..! Te dukej vetja per nje cast sekur ishe ne atdhe prane vellezerve dhe motrave tua Kryesia e shoqates "Skenderbeu" ne bashkepunim me zoterinjte Halil Nuredini, Bejtullah Ademi dhe vellane e deshmorit kombit Hise Fazlliu, ne nje salle te madhe te qytezes, , organizuan tubimin perkujtimor , kushtuar pes vjetorit te renies se deshmoreve Tahir Sinani, Hise Fazllia, Naser Ademi, Hyre Emini(Mira) dhe Brahim Ademi Salla e madhe ishte mbushur plote e perplot me shoke te deshmoreve, me invalide te luftes , familjar te deshmoreve si dhe me shume shqiptar nga te gjitha trevat : Pese vjet e disa muaj me pare, u nis po nga kjo salle djali trim e sy pa trembur , 22 vjecari Hise Fazllia, i percjell nga gjithe shoket e miqte te cilet ndodhen po ne kete sall per te kujtuar kete trim Hisa nuk u kthye me , por la veten e tij per jete te jeteve ne zemrat e ketyre njerzve , gjithe popullit tone si dhe brezave qe do vine se ai se bashku me shume deshmore te tjere ngelen ne histori te kombit si pishtar te pa shuar Ata ngelen yje te pa shuar ne YLBERIN ARBEROR Ne kete vit ,pati dicka te vecante sepse prezantimin e gjithe manifestimit perkujtimor e beri spikerja e njohur e televizionit shqiptar Silvana Brace, ne sallen e mbushur plote e perplot , me aftesite e saj te vecanta dhe me ate ze melodioz ajo i dha mbremjes dhe tubimit madheshtine qe meritonte. Qe ne momentin e celjes se programit, salla u elektrizua nga preznca, elokuenca dhe ngrohtesia e komunikimit. Pas himnit kombetar qe u kendua nga gjithe te pranishmit , profesor Nehat Marku se bashku me nje grup femijesh dhe te rrinjesh kujton nepermjet poezise dhe kenges, deshmoret e rene Ne vazhdimesi, ne moshen e deshmorit , i riu Hamdi Fejzullai lexon me zerin qe i dridhej biografine e deshmorit Hise Fazlliu Nderkohe spikerja u tregon pjesmarresve se per deshmoret , populli yne e ka tradite ti kendoj trimerise tyre,duke i bere monumente kenge Kenga e kenduar nga vella e moter Suzana dhe Gjelberim Hyseni,beri qe njerzit ne salle te pesojne nje dridhje dhe te derdhin lot ku ne fjalet e kenges fliste qe e fejuara e Hises priste te vinte vellon e nuserise pas nje muaj qe ai dha jeten Per te pershendetur gjithe te pranishmit dhe nderuar ata ne emer te familjes , foli vellai i deshmorit , Ilaz Fazlliu . Ilaz faslliu , eshte kampion i mundjes se lire me disa trofe ne kampionatin boteror , per peshen e tij . Kete rruge e kishte nisur dhe ushtruar edhe vellai i tij me i vogel Hisa, por qe ju nderpre ne lulen e rinise duke ja dhuruar gjakun e tij riosh , tokes amtare Tubimi u pershendet nga komandant XHAXHI , profesor Xhafer Berisha , Abdullah Bufi te cilet jane te pranishem , njekohesishte organizator dhe aktiviste ne te tilla raste, dhe qe vine nga viset per rreth ku jetojne Per kete dite perkujtimore, kishin nderuar me ardhjen e tyre dhe president te shoqatave te ndryshme nga Italia si Dr Fatos Kodra president i shoqates internacionale ALBUNIVERS me qender ne Milano, Preident i shoqates CAMERIA ne Firence zoti Agim Xhemali, Presidente e shoqates Shote Galica me seli ne Ronchadelle -Trevizo, qe mes fjaleve te sjella nga kryesia e shoqates saj , recitoi dhe nje poezi te bere ne cast, shume prekse , kushtuar pes deshmoreve te kombit. , Preidenti i shoqates MIQESIA Ing Agron Ceka , i cili dallon dhe ne fushen e kultures me aktivitetin e tij ne Rimini ne pregatitjen e programeve dhe koncerteve te medha me pjesmarrjen e artistave te degjuar , se bashku me bashkeshorten e tij zonjen Silvana Brace Nepermjet vargut Recitoi poezine e tij kushtuar kesaj dite , profesor Nehat Marku, si dhe poetet e njohur Ismail Iljasi dhe Ruzhdi Latifi Ne mbyllje te pershendetjeve , foli dhe nena e shqiptareve si i therisnin te gjithe aty zonja Vitore Stefa Leka Rapsodi Prizrenas , Gezim Kodraliu bashke me grupin e tij , i kendoi trimerise se Tahir Sinanit, Hise Fazlliut Hyres, Ademit dhe Naserit. I kendoi trimerise se gjithe deshmoreve te kombit duke e mbajtur sallen pesh me zerin e tij melodios dhe me fjalet e kengeve shoqeruar me cifteli. Mardena Kelmendi, lexoi edhe telegramet dhe mesazhet e ardhura nga te kater anet e botes Nga Amerika, Australia, Gjermania Anglia, Tirana Ulqini Gostivari Prishtina Zvicra etje etje Nuk munguan dhe telefona te ndryshem nga Kosova dhe Maqedonia Ne tubim shifej ndryshe nga heret e tjera pjesmarrja e gjithe gjenratave dhe e gruas .Pas tubimit perkujtimor, kryesia e shoqates Skenderbeu ,dhe organizatoret e tjere,, i nderuan pjesmaresit e ardhur nga rruga e larget ne nje lokal ku Xhaxhi apo shoket e familjaret e Hise Fazllis , tregonin ngjarje te tjera nga jeta e Hises apo deshmoreve te tjere , qe dhane jeten per lirine e kombit Midis te tjerave u fol dhe per solidaritetin dhe dashurine qe duhet te na bashkoj me shume me njeri tjetrin sidomos ketu ne emigracion Mardena Kelmendi Treviso Italia |