Home Letėrsi Histori e Letersise Shqiptaret ne Itali....kliko ketu...
|
|
Shqiptaret ne Itali....kliko ketu... |
“Bej stop,ndez nje cigare” – Kur udheton me poezite… Arta MEZINI
Kam patur rastin keto dite te kem ne duar librin e autorit Valter Lazeri “Bej stop,ndez nje cigare”. Nje liber qe shpejt te rremben permes poezive ku frymezimi eshte harmonizuar me pasionet, kujtimet, jeten dhe ngjyrave poetike.Pas leximit e sheh veten akoma te endesh e te rendesh ne emocionet e tyre… Gjithmone ne rritmin e saj poesia i pergjigjet zerave qe therrasin te shkuaren e qe ne te tashmen nderthurren,por qe gjithmone mbeten aty ne ate copes jete te mberthyer.Ajo sa here qe lind ne penen e nje autori mbetet besnike e zerave te ndjenjes, dhimbjes e deshperimit,nostalgjise te viteve te shkuara ,dashurise per vendin e originen ,ajo behet refleks i cdo gjeje qe poeti prek aty ku ndihet se jeton ne toke te vete apo te adaptuar. E pra poesia nuk mund te jete vecse nje gjurme e shprehur, duke sistemuar ne menyre te rregullt hapat e saj me kohen, dhe qe poeti Valter Lazeri kete art te bukur te krijimit e percjell natyrshem ne poezite e tij. Ajo ne krijimet e tij flet permes zerit te dritheruar te mallit,syrit te perlotur te largesise,romanticizmit te nje shpirti te bukur e te dashuruar, ndjenjave te takimeve ne vite e udhetimeve qe pafundesisht shoqerojne poetin. Shpesh here ndosh qe kur lexon dicka te shkeputur nga krijimet e autoreve nuk mundesh te perceptosh teresisht ate qe autori e percjell me aq force e ndjenje.Por duke udhetuar mes poezive te Valterit ndjen qe ato jane nje jete qe shfaqet me gjithe universin e saj, te ben qe me shume te heshtesh e degjosh lajmotivin e tyre gurgullues qe prej brigjeve e deri ne horizontet qe shafqen lirshem si shpirti i lire i poetit. Si flete te nje ditari ato flasin embel me natyren dhe i japin asaj zerin e viseve, prekese dhe behen me krahe per te perqafuar enderimet dhe kujtimet, nga nje moment ne nje tjeter ato flasin me shume personazhe te tjere por qe gjithmone poeti eshte prane per te qene kontakti i pare mes fjaleve qe i thurr ne vargje.Dashurine si ndjenjen me te bukur e plot virtyte Valteri e ka pjese te pandare te vargut, ajo mes emocionesh dhuron dhe kerkon me ciltersine e vete te preke ndjenjat dhe lidhjet e zemres. Vetem duke patur ne duar e shfetuar ne librat e Valter Lazerit udheton gjithkund embel dhe beshesh pjese e ketij udhetimi te bukur. Une me deshiren dhe kenaqesine per te pershendetur autorin i dhuroj disa nga krijimet e tij te perkthyera ne gjuhen italisht. Urime dhe suksese te metejshme ne krijimtarine tuaj. Me respekt A.Mezini. * * * VALTER LAZERI. Valter Kozma Lazeri ka lindur ne qytetin e bukur te Sarandes. Nje qytet plot magji dhe emozione te cilat e kane shoqeruar aktorin,poetin dhe prozatorin ne cdo kohe dhe moment te jetes se tij. Ende i vogel provon emocionet e tij si poet* kur prane revistes ‘Fatosi’ botohet poesia e tij ‘Miri ka te shoke’.Po ashtu vazhdon botimet e veta prane gazetes 'Zeri i popullit 'ne faqet dedikuar poezise si dhe eshte fituesi i pare ne disa festivale te zhvilluara ne rreth.ne vitet e gjimnazit provon te botoj librin e tij te pare 'Ti je dielli' i cili ridergohet per ripunim dhe mbetet ende i pabotuar. I angazhuar gjithmone prane gazetave te ndryshme,ne tekste kenges prane festivaleve apo shkrimeve te ndryshme artisti poeti dhe prozatori per asnje moment nuk pushon ate qe tashme eshte bere pjese e pandare e jetes se tij, pena.Nderkohe ai punon edhe si nenpunes prane portit detare te Sarandes. Ne vitet '90 ka mundesine qe prane Ambasades Amerikane te marre nenshtetesine pasi nena e tij zonja Katrina Qesari ka lindur ne Amerike. Emigron ne fillim ne greqi e me vone vendoset ne Virxhina ne USA.Perkrah aktivitetit te tij privat vazhdon te shkruaje e te botoje libra ne poezi me shume sukses.Keshtu ne vitin 2005 boton vellimin poetik 'Bej nje stop,ndez nje cigare' si dhe ka gati per botim dy vellime te tjera poetike 'Nje jete me te mire ju fal vella' si dhe vellimin poetik ne gjuhe anglese 'Ne zemren time'. me vellimin e tij poetik 'Neper udhe' eshte fituesi i 'Penes e arte' dhene nga SH.SH.SH(Shoqate shqiptare e shkrimtareve te Amerikes) ku prane te ciles ai eshte edhe antare. Jeton dhe punon ne USA |
|