Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Drtero Agolli...kliko ketu...
Drtero Agolli...kliko ketu...
Dritero Agolli, ne 75 vjetorin e lindjes



Ne 13 tetor, Dritero Agolli la pas 75 vjet. Por per te kjo kjo kohe e kaluar eshte nje permbushje jetesore. "Të jetosh, do të thotë të plakesh. Dhe unë, ia kam arritur kësaj. Kam jetuar dhe jam plakur. Kjo është e gjitha. Njeriu që mendon është gjithnjë i pakënaqur nga ajo që ka arritur. Ai që nuk mendon, është gjithnjë i kënaqur dhe nuk reflekton shenja pesimizmi. Po të nisesh nga mosha, një plak shkon gjithmonë të gjejë guvën e së kaluarës, të mbyllet në të dhe të ngushëllohet. Disa të tjerë, veç kësaj, kërkojnë edhe guva të së tanishmes dhe mezi i gjejnë. Unë bëj pjesë te këta të dytët dhe nuk kërkoj gjithnjë guvën e së kaluarës, por gjej edhe këtë të së sotmes, për t‘i krijuar vetes një hapësirë më të madhe...

Jeta e Driteroit ne nje film-dokumentar


Ndoshta duhej t´i derdhte disa pika loti kur shkeli në tokën ruse. Pse jo, paksa edhe nga mallëngjimi, kur shtrëngoi fort pas vetes të birin 46-vjeçar; ato çaste do të vijnë të gjalla nëpërmjet fiksimit të kameras së regjisorit Esat Ibro, ditën e 13 tetorit.

Është gjithçka që ai ka realizuar për gati një vit të tërë. Një film dokumentar për shkrimtarin e madh, i titulluar "Toka dhe qielli i Dritëro Agollit". Jeta e tij nga Shqipëria në Rusi, çastet e krijimtarisë së shkrimtarit, momentet e punës, familja, miqtë, shoqëria, do të vijnë të gjitha në 80 minutat e një premiere, e cila do të shfaqet me rastin e 73-vjetorit të shkrimtarit. Xhirimet e këtij filmi janë bërë në Rusi dhe në Shqipëri. Regjisori I ketij filmi eshte Esat Ibro.

Realizimi I dokumentarit

Jeta e Dritëroit vjen nëpërmjet një narracioni të thjeshtë. Lexohet nga aktori Sokol Angjeli. Gjithçka nga krijimtaria dhe jeta e tij artistike dhe kulturore. Eshte përmbledhur, në një orë e njëzet minuta, çdo moment i jetës së tij, qe vjen pashkëputur. Por nuk mjaftojnë 80 minuta për Dritëro Agollin, poetin e shpirtit të kombit dhe prozatorin që solli në letërsinë shqipe personazhe dhe frazeologji të pasur popullore. Dritëroi ishte shumë i emocionuar, atë natë të ftohtë dimri në Sant Peterburg, aq sa nuk e zinte gjumi dhe kishte zbritur poshtë hotelit. Të nesërmen ai do të takohej me Arjanin, djalin e tij 46 vjeç. Shikuesi kur fillon filmi ndeshet me Dritëroin, në shtëpinë e tij, duke shkruar në orët e vona të natës, atëherë kur e gjithë njerëzia flë. Aty, në studion e vet, i kemi bërë xhirimet e para, me të cilat fillon filmi, këtu në Tiranë. Jane gjetur momente të veçanta dhe decizive; ndoshta Dritëroin kur është duke shkruar poezi, në pagjumësinë e natës, pse jo, edhe kur lexon.

Është vetë Dritëroi që flet shumë lirshëm, çiltër, besueshëm. Ai nuk e njeh lojën e teatrit, por përballë kameras do ta kishin zili edhe aktorët. “Shpesh na ndodhte që një natë më parë të flisnim për skenat dhe vendet e xhirimit; ditën tjetër në sheshet e xhirimit nuk e besoja që vetë Dritëroi gjente të tjera detaje, të cilat i përcillte me mjaft emocion dhe mjeshtëri. Ishte një eksperiencë e veçantë dhe e bukur, të punoje me Dritëroin”, tregon regjisori Esat Ibro.

Xrimet jane zhvilluar fillimisht në aeroportin e Moskës, në Rusi, dhe rrugëve të këtij qyteti të madh. Aty eshte xhiruar pjesa e rinisë së tij, në Leningrad, ku Dritëroi ka mbaruar Fakultetin e Histori-Filogjisë për Letërsi. Aty, në rininë e tij, është njohur me mësuesen e anglishtes, me të cilën martohet më pas dhe sjellin në jetë djalin, Arjanin, që tani është 46 vjeç. Në atë fakultet, në Sant Peterburg, ai mallëngjehet nga portretet e pedagogëve të tij. Ka edhe shumë momente të tjera nga jeta e tij në Rusi. Aty, rastësisht, Dritëroi takon një mik të vjetër në Sant Peterburg, poetin Ilia Fulikov. Janë miq të hershëm. Pasi biseduan aty, për gjithçka që kishin kaluar së bashku dhe për vitet që ishin larg njëri-tjetrit, poeti rus i dhuroi mikut Dritëro librin e tij të fundit.

Dritëroi ka gjysmën e familjes së tij në Rusi: bashkëshorten e tij të parë, dhe djalin, i cili ka krijuar tashmë familjen atje. Ai është larguar nga Shqipëria kur ka qenë shtatë vjeç. “Kur e takuam atë ditë në Rusi, mund të them se ishte një nga momentet më emocionuese. Ai tani dinte në gjuhën shqipe vetëm "mirupafshim" dhe "do iki në shtëpi". Nuk mund të rrinte njeri pa u përmalluar në atë moment. Madje, është një nga çastet më të bukura të filmit tim dokumentar, ku më është dashur të përcjell emocionet e këtij takimi, të shoqëruara me heshtje”, tregon Ibro.

Përveç pjesës së jetës në Rusi, pjesa tjetër e xhirimeve ka vazhduar ne Sant Peteburg. Gjatë gjithë filmit, Dritëroi është i pashkëputur nga pjesa e letërsisë e krijimatarisë së tij. Dritëroi, ashtu qetësisht, prek dhe shfleton librat e bibliotekës së Sant Peteburg-ut, një bibliotekë gjigande dhe e pafund. Aty gjithashtu jane zhvilluar xhirime disa minuta të këtij filmi, por xhirime të tjera i përkasin edhe jetës së tij në Shqipëri.

Skenari është i prof. Moikom Zeqos. Ka shumë momente xhirimi me të në film; ka disa dialogje të Dritëroit me Moikomin për kulturën dhe letërsinë. Ata kanë edhe një lidhje shumë të ngushtë shoqërore e miqësore. Skenari është i mbështetur në librin me titull "Liriku i tokës, demoni i fjalës", libër, të cilin Moikom Zeqo e ka shkruar, enkas për Dritëro Agollin.

“Ne kete film-dokumentar nuk jane perdorur pamjet arkive. Ne kemi pasur mundësi, dhe fat, ta xhirojmë vetë Dritëroin. I vetmi moment arkivi është ai, kur Dritëroi, në një legjislaturë parlamentare ka bërë çeljen e Parlamentit. Nuk mjafton një film për Dritëro Agollin, ndërkohë, vetë ai ka qenë një ndihmë e madhe për gjithë grupin e xhirimit; është figurë me një portret e zë shumë fisnik, të imponon, të jep dashuri e mirësi njerëzore”, thote Ibro Marre nga Panorama

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.