|
Albana Melyshi SHBA.....kliko ketu... |
Nënokja Albana Melyshi Lifschin
Eh, moj e ëmbëla nënokja ime, ke lidhur duart e rri menduar vështrimin hedhur përtej dritares, e di ç'mendon, e di se c'bluan
Dëborë e bardhë në grackë të zuri qëkurse ke ardhur, e më s'tu nda, ç'dëborë rënka këtu, moj bijë Po këtu tek ju qenka hata!?!
Mbeskat cicërojnë në telefon Na mori malli o nëna, ku je? Ti ditët me gishtrinj u numëron Ja erdhi nëna o shpirt atje.
Ditet e kthimit numëroj edhe unë, si do me ikësh kaq shpejt kështu? Kaq pak do rrish o nënë me mua, pangopur më le nga xhanet e tua
Kokën në prehër ma merr si at'her, Djal' i nënës - ty të ka nëna trime, për ty jam e qetë, me ty u cmalla, Në Tiranë më presin Julia, Ana..
Albana Melyshi Lifschin, Janar 2001, Bruklin, NY |