Nje cikel poezish Kozeta ZYLO
PERJETËSIMI I LOTIT
E kam kërkuar lotin të gdhendet, Në monument a ndonjë rrugë, Se psherëtimat e lodhjes së emigrantit Nuk mund të fshihen tutje në muzg. Asnjeri s’ka vënë ujët në zjarr, Edhe pse qielli me vraga loti, Çan e bubullin mbi shpirtrat tane! Hej skulptorë, poetë, piktorë, Merreni lotin tim të kaltër, E strukeni një çast në gjokset tuaja, Se unë aty, pa dashur me ju, Në burim Valbone do ta kthejë, Lotin e kristaltë, sokakeve të mërgimit!
STUDENTEVE KOSOVARË Në kujtim të demonstratave të 1981-it
Në zërat brenda zhurmonte e ardhmja, Kishte kohë që vetërridhte papushim, Si një meshë e mekur në kishat e zbrazta, Kryente ritin e saj gjer në amëshim!
Në miturinë memece, rritej qyteti, Nga intrigat e kohës, rreshtat e ndyta, E vrisnin perdite te bukuren hyjnore, Ne vrasje kafenesh, me rrufitje te pista.
Papritur në terr, shpërthyen vullkanet, Një shekull që zjenin, në vorbullën e tokës, S’duruan dot hartën e gjymtuar, Të bërë copë, në zyrat e Europës!
Unë mësuesja e vitit të parë, Në grup me studentët, lamë mësimin, Në shenjë proteste me vëllezërit tanë, Nga Atdheu nënë të merrnin bekimin.
Por s’ishte e thënë të mbaronte me kaq, Gjaku i Kosovarëve, vazhdonte të rridhte, Shurdh-memecët e botës së marrë, S’donin të kuptonin, çfarë brenda kishte!
BEFAS…
Në atë kujtim të largët, Befas papritur erdha, Prekur nga lotët e shpirtit, Që rigonin si vija, Në skeletin e trupit, Të dërrmuar nga koha. Aty të gjeta, me letrën e bardhë, Ku mendueshëm dridhje, duhanin, Nën fiollat blu të tymit, Treteshin mendimet e shkuara, Rreth mureve të heshtjes lyer në të bardhë. Si në kafaz dergjeshin, Zërat e heshtjes, Të kycur në portat e rënda, Të kështjellave të hekurta, Prodhuar nga mjeshtrit, E gurit arbëror, Për t’u mbrojtur, Nga gurët e pagdhendur!
PEMA BESNIKE
Gjurmet e puthjes pema jone i ka ruajtur Te fresketa, te pastra, fshehur nen rrenje Thone se kjo peme ka shekuj qe ndodhet Si dashuria jone, lisi I pangrene.
Te gjitha gjethet, tinguj feshferrime leshonin Marroseshin dhe ato nga dashuria jone Bashkohej dhe bilbili me zerin e tij I dehur i teri nga puthja arome.
Cdo vit tek pema, nen zbehtesine e henes Rreth trungut loznim syllambyzi perhere Sekretet na i ruante me romancen tone Si blerim dashurie, kthyer ne pranvere. Nje furtune e madhe pemen e rrezoi Rrezoi gjithcka…dru e shtepia Po rrenjen me sekretin dot s’e shkuli Priste puthjen tone, nente vjet nga uria.
FJALËT E TUA
Fjalët e tua Të përdredhura i kam, Nëpër honet e shpirtit tim, Të fshehura, si dhimbje kronike, Që natën kafshojnë, Dhe ditën të qajnë, Me lot krokodili, Pa pushim!…
M’i fshive lotet…
M’i fshive lotët i dashuri im, m’i fshive, Kur si rubin shndrrinin mbi supet e tua, Nen zjarrin e puthjeve terreshin pa pushim, Me afshet e zemrës, më pëshpërrisje të dua! Ah c’mu kujtuan, në këtë natë vere, Nën kupën e hënës, që më kundron nga larg, Me të loz e qesh, e tëra si fëmija, Sec më ndricon dhomën, po dhe atë prag! Lermi, le të rrjedhin, prapë pa mbarim, Përmbi buzët e tua, llavë e gjoksit tim, Liqenin e mjelmave aty të krijojmë, Me fijet e mëndafshit dashurinë, te mbrojmë!
Keze (Kozeta) Zylo, Manhattan |