CIKEL POETIK Nga Gjeto TURMALAJ
"MALLI S'KISHTE FJETË GJUMË" Meditim në vendlindjë
Më një shëtitje të trishtë në hullin e memories hyra në shtëpinë e vjetër. Deres i'a putha faqën gjithë ankth, e ajo më ledhatoj më mall.
Votra e zjarrit me një zë dëshpërimi më qortoi: -Përse je përhumbur? Harku i oxhakut me buzëqeshi Vargojtë mbi votër, fëtyrën me njohën, Guri i votres u zgërdhi, e tha: -Hej më paske vjedhur ngjyrën,! Dhomat, me flakën hidhnueshëm, larg nëtve te harruara...
Të qoshja e shtëpisë, data e gdhendur në gurë, qe mbuluar nga myshku, Edhe hekurat e dritareve holluar prej ndryshku...
Aty në trupin e arres, germa e emrit tim ishte rrit bashke me trungun Në livaldhë për rreth, me ngjau,se lulet rriteshin pa kolor, dhe pa aromen e perfumit. Madje edhe lëndinat, të tjetërsuar nga korrozioni.
Dielli i korrikut,zemrën s'ma ngrohte, Edhe hana si e nervozume, lindte,lindte tepër vonë Ehhh, rinisë time, i kishin humbur gjurmët përgjithmonë. Malli s'kishte fjetë gjumë, kaq mote... -Sa mot?
O streha ime e dikurshme, nën atë çati harrimi, ovegim,o dritë e frikshme, me jep ate shpres të jetoi edhe keto pak vite që me kan mbetur deri në të largëtat kujtime, sikurse jeton vargu i poetit në dhimbje?
Razem. Malsi e Madhe. 20. Korrikë. 2006. **********************************
"TË LUMES TEREZË" Memorie në përvjetor Shqipnija e lindi Gonxhe, Humanizmi e pagzoi "Motër" me shembull përvujtnie engjullore. ndriçoi në të 5 Kontinentet... Jëta për të tjeret, i fali emnin... -Nane, pa u ba Nanë,! zemër madhe sa vet globi. Vigania e Kalkutes te Indisë.
Misionare e shekullit 20'të, mbjedhi shpres ku kje, i semuri i verbti e sakati, përhapi dashni ku ishte deshprimi, jetimi,lebrozi e i pa strehi, Sheroi mjaft plage të randa të urise e mjerimit, atyre...ua shpërndau fitimet e çmimit"Nobel".
Në vegimet shejtnore që përhapi, si në Psalm porositi: Më e madhja forc në botë, është lutja me obligimin zemërpastër të jetes toksore e të Amshueme.
sa herë e kujtjme të Lumen Terezë, besojm se: mbi ne lëshon dritën e Shejtë me fuqi hyjnore, të Jezusit në Parrizë.!.
dat. 5. shtator. 2006. *******************
FRANG BARDHIT Në përkujtim të 400 vjetorit të lindjes 1606-1643 Prej largësisë kohore 400 vjeçarë, Përkulemi para pishtarit të drites, Imzot Frang Bardhit, Shtylla e tretë e Rilindasve, Leksikografi i pare i letrave shqype. Ndjihemi krenar për ketë figur të shquar, që i doli zot heroit kombit, ndaj syniemeve e intrigave "Ballkanase" me oratori të rrallë dëshmoi: -Kalorsi i Krishtit e mbrojtsi i qytetrimit Gjergj Kastrioti Dragoi i Epirit, është vetëm shqipria vendlindja e Kryetrimit.
Eh...po...ai,Tomka Maranoviç në liberthin e tij të vjetit1631, kishte shkrua: "-Skanderbeu nuk është shqyptar... por Boshnjak, i familjes princore Marnoroviçve:!
Tradhtise që i bëhej origjines Kastriotve, Euroditi Frang Bardhi e quajti të "kobshme" dhe si biri i Kallmetit të Lëzhes ligjëroi me guxim, prej Peshkopatës të Sapes në (Zadrim). Humanisti mbështet humanist Barletin në histori, tu ba me dije gjithë "Pretenduesve", Ipeshkev Frangu shkroi veprën e tij në latinishte, Venediku i'a botoi para komeve të dheut, "Apologjinë e Skanderbëut".
Edhe sot mbas 4 shekujve Frang Bardhi ynë përkujtohët. nën kujdesin e Kishës "Zoja e Shkodres" New-York. me kumtesa e ligjeratat për dijetarin e shejtë, nga ky vend model i botës në demokraci Rilindasiit Imzot Bardhit, gjithmonë nder e lavdi...
Gjeto Turmalaj 29.Shtator 2006. ***************************** |