Home Letėrsi Histori e Letersise Zef Brozi Washington DC...kliko...ketu..
|
|
Zef Brozi Washington DC...kliko...ketu.. |
“Faji” i Kadarese Zef BROZI
Disa nga kritikuesit e Kadarese kane patur mundesine qe edhe para 1990-es te dilnin jashte shtetit. Disa nuk kane jetuar nen diktaturen komuniste ne Shqiperi dhe mund te leviznin lirisht neper bote. Dhe asnje prej tyre nuk e beri gjestin e Kadarese, pra qe te kerkonte azil politik ne Perendim apo te bente thirrje per permbysjen e diktatures. Disa kishin frike, ashtu si te gjithe ne shqiptaret. Dhe frika eshte nje ndjenje njerezore, e une nuk dua te fajesoj askend per kete. Por Kadarea yne i dashur, ne kohen e pershtatshme, guxoi dhe doli haptazi kunder diktatures. Pse ju kritikues te Kadarese nuk guxuat atehere? Por mijera te rinj u frymezuan nga guximi i Kadarese dhe jo nga kritikat e juaja kunder Kadarese, as nga levdatat qe disa prej jush i benit diktatures, as nga frika jone. Per me teper, studentet dhe ata qe shemben diktaturen do te votonin pa medyshje per Kadarene President. Madje edhe iu kerkua Kadarese disa here nje gje e tille, por Kadare vendosi te mos angazhohej drejtperdrejt ne politike.
Disa thone se gjate kohes se komunizmit “Kadare nuk ishte disident, nuk ka folur kunder regjimit etj..” Ju lutem mos gjykoni te kaluaren komuniste nga pozitat e sotme, duke harruar realitetin e asaj kohe. Ne shqiptaret duhet te jemi te lumtur qe Kadare mbijetoi ne kohen e diktatures. Po te kishte folur haptazi kunder regjimit te gjithe e dime se cfare fati do te kishte: Pushkatim, ose do te kalonte jeten ferr te burgjeve komuniste. As regjimi nuk do te permbysej. Dhe kombi yne nuk do kishte fatin te kete nje Kadare me fame boterore. Si mendoni ju: A ishte mangut Shqiperia edhe per te tjera viktima te komunizmit, pra qe Kadare te shtonte numrin e te ekzekutuarve apo te te burgosurve politik? Cfare vlere do te kishte? Te ekzekutuarit dhe te burgosurit nga dikatura ne Shqiperi fatkeqesisht jane me mijera. Madje disa nga ata qe vuajten ne burgjet komuniste kane shkruar se si sakrifikonin per te futur ne ambientet e burgjeve veprat e Kadarese tek te cilat gjenin nje ngushellim shpirteror e shprese. Ata qe ishin te privuar nga liria arrinin ta kuptonin aq mire shkrimtarin Kadare, i cili enderronte per lirine e tyre, te tijen dhe te gjithe shqiptareve. Vepra kadareane ishte per ta nje drite qiriri ne birucat e erreta te burgjeve famekeqe.
Te akuzosh Kadarene per krimet e regjimit komunist eshte logjika me e palogjikshme. Kete e bejne ata qe duke dashur te mbrojne apo te kujtojne me nostalgji diktaturen, akuzojne per krimet e saj jo diktatorin, por qytetaret dhe shkrimtaret qe jetuan nen kete diktature.
Eshte e turpshme qe nje veper tjeter madhore e Kadarese “Identiteti Europian i Shqiptareve” do te shkaktonte nje reagim e kundervenie deri ne fyerje nga disa intelektuale,madje edhe ndonje akademik ne Kosove e ne Shqiperi. Ne kete veper Kadare larteson kombin e tij, por ve ne pah edhe disa dukuri qe po i ngjiten si mish i huaj jetes shqiptare. Si nje intelektual qe ndjen pergjegjesi e dhimbje per kombin e tij, Kadare fshikullon edhe veprimet e papergjegjshme e te demshme te disa politikaneve e pushtetareve qe vijne ne kundershtim me interesat e Shqiperise dhe Kosoves. A nuk eshte e tille futja apo lenia e Shqiperise ne Konferencen Islamike, qe Kadare me te drejte kundershton? A nuk duhet qe populli shqiptar te ruaje thelbin europian te tij, qenien e tij si pjese e Europes? Si mundet qe ne Tirane i ngrihet monument nje pushtuesi turk? Pse ne Shqiperi e Kosove po ndihet njefare nostalgjie per otomanizmin? Cfare te mirash i sjell kjo fryme kombit tone sot? Pse heshtni ju kundershtare te Kadarese, apo per me keq, pse beheni avokate te se keqes qe po i behet kombit tone te dashur? Kadare nuk ngurron te jape mendimet dhe shfaqe qendrimet e tij krejt te qarta per keto ceshtje per te cilat inteligjenca shqiptare preferon me turp te heshte. Eshte e pabesueshme, por fatkeqesisht e vertete, qe otomanizmi dhe izmat qe rrjedhin pre tij kane edhe sot ne trojet shqiptare frymezuesit dhe mbrojtesit e tyre. Dhe jane keta pjesa mbase me aktive e fushates se sulmeve dhe shpifjeve kunder Kadarese. Te thush se Shqiperia nuk eshte pjese e Europes, te lartesosh pushtuesit turq dhe te denigrosh Kadarene qe vihet ne mbrojtje te kultures se shendoshe e te paster shqiptare eshte nje veprim qe zor se mund t’i vihet emri qe i takon. Me e pakta mund te them se ky eshte nje veprim i papergjegjshem dhe antikombetar.
Kadare ne intervista dhe shkrime te tij ngrihet fuqimisht edhe kunder korruspsionit te pushtetareve e politikaneve. Mbrojtesit e ketyre te keqijave dhe ata qe majmen permes korruspsionit jane nje kontigjent tjeter i korit antikadare, qofte duke dale haptazi apo duke nxitur te tjere.
Kadare prej kohesh e ka thene hapur qendrimin e tij duke kerkuar hapjen e dosjeve te kohes se diktatures. Ai me te drejte thote se dosjet duhet te hapen per per personat publike, me qellim qe te spastrohen politika, qeveria, parlamenti e diplomacia shqiptare nga ish bashkepunetoret e sigurimit famekeq. Ata qe e kundershtojne kete qendrim rifilluan kohet e fundit nje fushate tjeter kunder Kadarese. Si element te ri i serviren publikut shqiptar edhe “nje mekat te Kadarese” lidhur me nje problem familjar qe shqiptaret e dine qe me se njezet vjet me pare. A nuk jane indinjuese pasioni per ta germuar kete pjese te jetes private te vajzes se Kadarese kur ajo ishte ende e mitur? A nuk eshte marrezi e ligesi e pamase nxitimi per te damkosur si “krim” nje veprim qytetar te prinderve te saj? Po dezinformimi dhe shtremberimi me qellim i fakteve, si edhe vete rikthimi pas me se dy dekadash ne kete histori te hidhur te dy te rinjve?
Te luash me fatkeqesine familjare te dikujt eshte dy here e pafaleshme. Te perdoresh per motive politike nje histori te dhimbshme te dy te rinjsh eshte e pamoralshme. Te akuzosh Kadarene se pse zgjodhi rrugen ligjore dhe jo vetegjyqesine qe pergjithesisht preferojne jo rralle shqiptaret ne kesisoj rastesh, eshte te jesh kunder vete parimeve te shtetit te ligjit, pavaresisht se cfare natyre kishte shteti ne ate kohe. Kadare ashtu si te gjithe shqiptaret, nuk kishte mundesi zgjedhjeje midis dy qeverish per tiu drejtuar ne rast nevoje, sepse nuk kishte dy shtete: nje komunist e nje demokratik.
Por edhe ne shtetin me demokratik te botes, ketu ne Amerike, ka ligje dhe ato zbatohen me rreptesi. Pyetni imigrantet shqiptare ketu ne Amerike dhe mjaft prej tyre tregojne qindra histori qe mbase qytetari shqiptar ne Shqiperi nuk do t’i besoje. Ka jo pak prinder shqiptare qe kane perfunduar ne polici e ne gjyq per ceshtje qe ne shqiptaret i quajme gjera krejt te zakonshme, si p.sh, t’i bertasesh me ze te larte apo t’i japesh nje shuplake femijes tend qe nuk don te hyje brenda por don te luaje me shoket jashte. Dhe eshte komshiu, qe ti mbase nuk e njeh fare, ai qe i ka telefonuar policise dhe treguar se nje prind qe banon ne hyrjen X ka keqtrajtuar femijen e vet. Dhe policia te arreston edhe ne mes te nates dhe rrezikon te te marrin edhe femijen pergjithmone se nuk je i denje te rrisesh femijen tend. Dhe ceshtja shkon ne gjyq edhe pse femija nuk eshte ankuar vete.
Ligji amerikan eshte i ashper edhe me krimet seksuale ndaj personave te mitur. Keshtu, sipas ligjit amerikan konsiderohet perdhunim (nje krim i rende) nese nje person madhor kryen marredhenie seksuale me nje te mitur (qe ne shume shtete konsiderohet vajza nen 18 vjec) edhe pse te dy palet kane qene dakord te kryenin marredhenie dhe mbase jane edhe ne dashuri me njeri-tjetrin. Denimi per nje rast te tille eshte me shume vite burg dhe emri i personit madhor publikohet ne nje liste te vecante kudo qe ai banon, me qellim qe institucionet shteterore dhe banuesit te marrin masa parandaluese ndaj tij. Biles ka edhe kufizime te tjera ne levizjen dhe ne ambientet ku mund te shkoje nje person i tille.
Edhe ne Amerike sot ligji ne shume shtete parashikon qe nje person qe s’ka arritur moshen madhore nuk mund te martohet pa pelqimin e prinderve. Ka edhe nje gje interesante ne ligjin e testamenteve ketu ne Amerike. Prindi a kushdo tjeter qe le testament, mund te vendose kufizime te pjeseshme per martesen e asaj (apo atij) qe ai i le pasurine. P.sh. quhet e ligjshme qe prindi X ne testament te shkruaje se “Ia le pasurine vajzes sime Y me kusht qe ajo te mos martohet me J, apo me nje anetar te nje grupi te caktuar. Ne te kundert, pasuria i kalon fjala vjen, nje shoqate qe kujdeset per te varferit, apo shoqates qe kujdeset per qente e braktisur. Po ashtu, nese dikush te shqeteson ne telefon, apo ne rruge, apo te troket ne shtepi pa lejen tende, pa folur per kercenime a goditje ne trup, ligji vepron me te gjithe forcen. Ne te kundert asnje qytetar nuk do te ndihej i qete dhe i mbrojtur. Dhe a mund te kete te drejte ndokush qe kesaj t’i thote diktature komuniste? Pra pse me ligesi po i jepen ngjyrime politike veprimit sipas ligjit te qytetarit dhe prindit Kadare ketu e njezet e kater vjet me pare? Kadare ka gjykuar me pergjegjesine qe nje prind ndjen e duhet te ndjeje per femijet e vet. Historite e romatizmave te moshes adoleshente, edhe kur ato mbartin fatkeqesi e tragjedi, nuk duhet te lejojme te perdoren per qellime te mbrapshta e abuzive. Njerez, kini pak dhimbje e respekt edhe per jeten private te vete atyre dy ish te rinjve qe sot mbase jane rreth dyzetvjecare! Dhe sefundi desha te theksoj se eshte fyese per kombin shqiptar qe disa bashkekombas gezohen dhe japin edhe argumente akademike se pse Kadare edhe kete vit nuk mori Cmimin Nobel. Ndersa qe shqiptaret t’i shkruajne komisionit perkates duke kerkuar te mos i jepet cmimi Kadarese, nuk do ta besoja. Por ja qe edhe kjo eshte e verteta e anormales shqiptare.
Nje cmim i tille do jete nderim me shume per kombin shqiptar se sa per vete Kadarene. Krijimtaria e Kadarese ka vite qe e ka marre cmimin Nobel jo nga Komisioni i ketij cmimi (qe per fat te keq duket se e ka politizuar tej mase edhe vete cmimin ne fushen e letersise) por nga miliona lexues ne mbare boten. Le ta mbyll kete shkrim me thenien e nje miku tim Amerikan per Kadarene tek po diskutonim pak dite pas njoftimit te dhenies se cmimit Nobel. “Kadare was probably born at the wrong place and at the wrong time.” Shqip perkthehet: Kadare mbase ka lindur ne vend te gabuar dhe ne nje vend te gabuar. A eshte edhe ky “faji” i kolosit Kadare? Zef Brozi USA Tetor 2006 |
|
|
|