Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow Dhori Thanasi poezi...kliko ketu...
Dhori Thanasi poezi...kliko ketu...
POEZI NGA DHORI THANASI
WWW.FOTJONART.COM


POEZIA

Dhe në s’jam poet poeti,
Shpirtin me poezin’ nuk e ndaj.
Të dyja bashkë më pleksen e përzihen,
Herë njerës, her’ tjetrës u zbraz timin faj.

Në shpirtin gjej kush duhet t’ jem
E maskën për dit’ çjerr nga pak.
Tunduar e varur çengelash mëkati,
Përpiqem t’i vidhem djallit dinak.

Në poezi dufin shpërthej,
E fjal’-fjalë veten zbuloj.
Autoportretin vargjeve vijëzoj,
Herë frikë kam ta shoh, herë nuk e njoh.

Me shpirtin trupit arratisem
Këtë jetë me dënesë e qaj.
Me poezinë harroj që jam i gjallë.
Dhimbjen e tret e lotët ndër edhe i thaj.

Kur bëj sikur qesh, poezishpirti druan.
Kur grindem unë, shpirtpoezia vuan.

KTHIM

Shpesh në fëmijëri
Dua të kthehem.
Në qiej lodrimesh
Më pëlqen të prehem.

T’i largohem kësaj jete
Tjerrur prej makthesh.
Të iki kuseku kuturu
Maramendsh prej ankthesh.

Shqetësimin e lodhur
Në ato vite të var;
Lodhjen e brengës
Prej këtu ta marr.

Të tretem e përkundem
Zgjuar në vite vegjëlie.
Sytë të mbyll e hap prap,
Futur asaj zemre dlirësie.

Të flas nuk dua më
Fjalimod hipokrizie.
Të belbëzoj ma ka ënda
Larguar dokrash kortezie.

T’i vidhem errësirës,
Shkëndijën të kërkoj;
Kësaj moshe t’i them ik
Mizerjen të shkarkoj.

Kërrusur jo nga mosha,
Përgjunjur jo nga trupi,
Fjetur agonisë zgjuar,
Fshihem zënë turpi.

Fshikëvrer anë e kënd
Ftohtësisë përfshirrë;
Njerëzit të larguar,
Rreth e qark shpresëngrirë.

Vegjëlivitet e mia,
Këtu të mos më leni,
Mbi krahët e pafajshëm
Mermëni e ndërmëni.

Në mos këtë s’e bëni,
Në qiell sot më çoni.
Më, kurrë, të rritem s’dua;
Çdo gjë nga unë harroni.

PSE

Ti erdhe dhe ike.
U largove pa ardhur.
Asnjëherë s’më mungove,
Gjithëherë larg qëndrove.

Kur thurrja ëndërrat,
Trokut të kuajve mbytur,
Drejt teje me fantazishpatën,
Kalëroja pluhurit zhytur.
Kush ishe s’e dija.
Të njihja pa të parë.
Të erdha pranë e s’të dallova.
Mu vodhe si fara në arë.
Të kërkova ku se ku,
Viteshshumë pas ty rendur.
Shkelurvisesh s’di se sa,
Eca pasosur këmbëtretur.

Zgjuar dhe endërrfjetur,
Fluturimin s’e ndala kurrë.
Krahët për tek ty i zgjata,
Hapësirave udhë e pa udhë.

Eca gjatë e eca shumë,
Ec dhe ec pa mbarim.
Horizonteve u bëra skaj,
Zjarrin e yjeve mora përvëlim.

U dogja, më hodhe ujë,
U lodha e zhurita të të shihja.
U venita, më dhe dritë,
U mpaka e drobita të të njihja.

U mardha, më dhe reze,
Djersita, më dhe erë,
Të ndoqa po dot s’të preka,
Të kapa, mu bëre eter.

Unë ik e ik s’di se ku,
Këmbët dhe nuk më zunë.
Ti ishe kudo dhe askund,
Sa ishe e qetë ishe dhe furtunë.

S’të gjeta kur të desha,
S’të pashë kur të shikoja.
Më ike pa ardhur kur s’isha,
M’ pyete pa folur kur s’dëgjoja.

Më puthe po buzët s’ti ndjeva.
Më pe po sytë i kishe mbyllur.
Më dhe çdo gjë të asgjësë tënde,
Më more gjithçka t’ çdogjës’ time.
(Botuar në “Illyria”, dhjetor 2005).

KËRCITJE

Kërcitje.
Era kërciste.
Kërcisnin pemët nën vrullin e saj.
Kërcitje.
Gjethet s’kërcisnin.
Pa kërcitur, shpartalluar, u ndanë.
Kërcitje.
Vitet kërcisnin.
Kërcisnin kockat nën peshën e tyre.
Kërcitje.
Shpirti s’kërciste.
Pa kërcitur, u vyshk edhe u tha.
(Botuar në “Illyria”, dhjetor 2005).


BESNIKËRI DHE JO
(Motiv i vjetër) Nënë, moj e shtrenjtë nënë,

Sa do mbash ti zi për mua,
Të vërtetën a s’më thua?

v Kur korbit t’i zbardhen pendët.
Kur krahët t’i dalin kalit.
Do harroj shpirtin e djalit.

Motër, moj e ndritur motër,
Pa genjyer të më thuash,
Rrobëzezë ti sa do vuash?

Si në jetë e si në varr,
Do digjem për vëllanë mall,
Sa të puqet mali me mal.


Grua, moj e dashur grua,
Më trego si mish e thua,
Sa do rrosh vetëm pa mua?
(Besnikëri) .

Qofsha gjallë a qofsha vdekur,
Shpirtin tim ti do ta nxish,
Derisa pranë të më vish.
(dhe jo…)

Si qyqja do të kujis
Burrë tjetër s’do të njoh
Sa të parin do të shoh(!)

(Botuar në revistën “Kuvendi”, nëntor 2005).

HUMBËTIRË

U nisa diku
Të gjeja dikë
T’i thosha diçka.

Eca sa eca
Pashë sa pashë
Asgjë nuk thashë.

Vende pasosur
Popull pa hesap
Po goja s’u hap.

Në botë i huaj
Turmës fillikat
E folës dështak.

(Botuar në “Kuvendi”, nëntor 2005).

PELLGU

Mes xhungël makinash
E shkretëtirë shtëpish
Zëra të njohur vegjëlie
Më drodhën e grishën
Papritur.

Bretkocat koronin
Këngën e tyre rutinë
Dhe melodi e vjetër
Më përkundi fëmirinë
Patrokitur.

Zhytur në pellgaçe
Tingujt muar dhenë
Vreqeqeks kuakset
Perfshinë sterenë,
Hareshumë.
Në këtë amulli,
Modernizmit lodhur
Bretkocat ma shlodhën
Zemrën e drobitur
Hallelumë.
Në pellgujin qelbur,
Pastërtia vyer.
Në jetën tone ndritur
Ndyrësira ngjyer,
Përpërherë.

Më mire në pellgaçe,
Më pastër do isha
Larg kësaj jete
Intriga s’do kisha,
Përkurherë.
(“Kuvendi”, nëntor 2005).

VITE
Si vjen pleqëria
Shtruar, pa kuptuar.
Rëshqanthi çoket
Tinëz pa diktuar.


Ikën ato vite
Zvarrë përvëluar.
Jeta një dritare
Që hapet për pak.
Mbyllet pa të thënë
Si dinaku çark.
Nuk të çon haber
Rrotull vjen përqark.
Zbret njeriu në jetë
Qarazi njomzuar,
Për vitet që vijnë
Qepallat rënduar.
Me sytë të mbyllur
Lodhje trashëguar.
Si kur vjen e ikën.
Nuk flet as troket
Nuk njeh kompromis
Pa u ndier godet.
Iku një që erdhi
Lotët derdhen det

(“Kuvendi”, nëntor 2005).

FAJI

Mbase
Një ditë erërat do të na degdisin të dy,
Përballë njeri-tjetrit përhumbur sy më sy.
Lëvozhgën e fajit do çajmë me duart që dridhen,
Trazuar gishtash do nxjerrim çfarë brenda fshihen

Dihet,
Shtëllungë, do kthehemi nga beteja, të humbur,
Braktisur kapriçon e vjetër si rrobën e grisur
Krenarinë, jetime do lëmë zvarrë në hiç,
Të urtë e të penduar mbi gabimet do ulemi galiç

Pastaj
Njeri-tjetrit zullumet mirësjellë do t’i zhveshim.
Ti do të më thuash unë isha krejt i pafajshëm,
Ti s’kishe faj do të them unë me të kotin pendim
Por dhe falja s’ka force të kthejë një perëndim.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.