|
|
RUSH DRAGU Ka lindur ne Kelmend. Shkollen tetvjecare e ka mbaruar ne vendlindje,ndersa te mesmen veterinare ne Shkoder ( mbasi per arsye biografie i anullojne bursen ne shkollen e mesme pedagogjike Shkoder ne vitin 1976) dhe pastaj vazhdon jashte deshires se tij Fakultetin Agronomi Tirane te cilin e ka mbaruar me rezultate shume te mira ne vitin 1985. Gjate gjithe kohes se tij student do te angazhohet me çeshtjet e rinisë aq sa do ta lejojne caqet e pranimit te biografise se tij e cila e ka ndjeke si fantazem deri ne ditet e sotme. Endrren per tu bere mesues e realizon duke perfunduar fakultet te dyte Biokimi per tre vite korespondece (1989-1992) Ka punuar per disa vite rresht ne arsim, mesues dhe drejtor gjimnazi. Kthesa historike shqiptare, ate do ta gjejne perkrah levizjes per demokraci duke dhene nje kontribut te rendsishem ne Rrethin e Malesise Madhe per krijimin e Deges se PDSH ku dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do te jete ne Kryesine e Keshillit te Rrethit Malesi e Madhe dhe per kater vite me vone Kryetar i Komunes Kelmend cdo here perfaqesues i PDSH-se. Qyshe ne shkollen e mesme ka botuar ne organet e shtypit te kohes;”Zeri i Rinise”,”Drita” dhe “Nentori” Ne veprimtarite letrare te Klubit Rinise Shkoder ai do te marre pjese shpesh me krijime te tij duke qene perkrah botuesve te rinj me te mire. Ne vitet kur studion ne Tirane nuk e nderprete te shkruarit,tregime,skica dhe publicistike historike. Me vone do te marrin pjese ne organizimin e shume aktiviteteve dhe do te jete nder ideatoret e “Miss Bjeshka” dhe “Logut te Bjeshkeve” qe tash më është kthyer në tradite të Malsise se Madhe. Ka qene nenkryetar i komisionit te ngritjes se Monumentit te patriotit Prek Cali ne qytetin e Shkodres dhe autor i skice idese se parkut dhe plan vendosjes se monumentit. Ai ka botuar dhe nje monografi per patriotin Prek Cali. Ai eshte pronari i website “ALBDREAMS”/ endrrat shqipetare/ mbasi edhe ai vete e quan si enderr e mbetur ne gjysem pjesen e jetes ne atdhe per te cilin ka shume madhe e dashuri. Eshte nder bashkpuntoret e poetit Pjeter Jaku ,botuesit te Revistes "Kuvendi"ne Michigan te SHBA-se. Dhe gjate jetes ne SHBA ,Rush Dragu do te jete nje aktivist i zedhshem i komunitetit shqiptar duke marre pjese ne shume nisma dhe aktivitete te komunitetit.
|
|