Home Emigrantet Amerike Gazeta Shqiptaro Amerikane Illyria ...kliko ketu...
|
|
Gazeta Shqiptaro Amerikane Illyria ...kliko ketu... |
Thyerje e rekordit ne gazetarine shqiptare
28 nentor- Illyria 200 faqe Gazeta Shqiptaro Amerikane Illyria shkruan: Illyria, gazeta shqiptare amerikane qe del dy here ne jave ne Nju Jork dhe shperndahet ne gjithe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, numrin e 28 nentorit doli me 200 faqe duke vendosur nje rekord ne historine e shtypit shqiptar. Gazeta del me 40 faqe ne dite normale. Numri special per festat e Nentorit perfshinte mesazhet te presidentit te Shqiperise, presidentit Kosoves, kryemnistri Agim Çeku, Fatmir Limaj, dhe intervista ekskluzive nga bota shqiptare, Kosove, Shqiperi, Mail i Zi dhe Maqedonia. Ngjarje ekskluzive nga Shkupi per vendosjne e monumentit te Skenderbut, histori nga bota shqiptare, Malesia ne Malin e Zi, Cameria, Kosova, Shqiperia. Ne edicionin speical u botuan per here te pare foto te vjetra nga diaspora shqiptare ne fillimin e viteve 20, materiale historike etj. Ne kete botim (permes reklamave te shumta) ze nje hapesire te konsiderueshme edhe biznesi i bashkatdhetareve ne Amerike. Nje vend te vecante ne numrin e 28 nentori zinte dhe pasqyrimi i aktivitetit te organizuar nga Vatra per festen e 28 nentorit. Nje organizim model i kryetarit te Vatres Agim Karagjozi dhe bashkepunetoreve te tij, me pjesemarrjen e afro 600 shqiptareve pa dallim feje, krahine dhe ideje nga shtete te ndryshme te Amerikes. I ftuari i nderit ishte ambasadori William Walker, te cilin Vatra e nderoi me cmimin Fan Noli. Botuesi i gazetes Illyria Vehbi Bajrami (autori i librit voluminoz Shqiptaret e Amerikes)- thote se per vitin e ardhshem parashikon nje rekord tjeter. “Per te pasqyruar me ne detaje gjithccka ndodh ne boten shqiptare, per ta patur Illyrine edhe si nje arkiv historik per jeten e komunitetit shqiptar, qe tani po mendojme per nje botim me 300 faqe” Illyria botohet cdo te marte dhe te enjte ne shqip dhe anglisht dhe krahas mbulimit te jetes se komunitetit shqiptar ne Amerike, boton informacione dhe analiza per zhvillimet ne gjithe hapesiren shqiptare. (Lutfi Dervishi) |
|