Home arrow Letėrsi arrow Autore arrow VITORE STEFA LEKA
VITORE STEFA LEKA

ImageVITORE STEFA LEKA 
Lindi në Berat në nje familje intelektuale me rrenje të thella intelektuale e kulturore.
Stërmbesë (nga i ati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefes (veprimtar i njohur i Lidhjes sëPrizerenit),bijë e dy prindërve intelektualë,u detyrua të kalonte kalvarin e një fëmijërie dhe rinie”të mbytur në lumë”.I ati i saj,lauruar nëUniversitetin e Firences,professor,atdhetar dhe democrat i bindur,u dënua me pushkatim nga regjimi komunist menjëherë pas 1945-ës
Dënimi tragjik i te atit,përveç dhimbjes së pashuar,do ta shoqëronte për dekada me radhë me tërë konsekuencat e mbrapshta:ju mohua e drejta e shkollimit dhe e angazhimit ne jetën kulturore e artistike;për të mbijetuar provoi qysh në adoleshence e gjer në moshë madhore punët e krahut,vuajtjet dhe mënjanimin.
Me rënien e sistemit komunist Vitore Stefa emigraoi në Itali (Trieste) ku shumë shpejt do të afirmonte vitalitetin dhe vetitë më të mira të njeriut shqiptar: e kudogjendur dhe luftëtare për mbrojtjen e të drejtave e dinjitetit të emigracionit shqiptar,në krye të grupeve e fushatave sensibilizuese për të ndihmuar Shqipërinë ,në kontakte me autoritete te jetës politike,kulturore e sociale të Shqipërisë,Kosovës,Italisë,Zvicrës,Vatikanit,SHBA,etj.
Gjithnjë në mbrojtje të çështjes shqiptare,veçanarisht të zhvillimeve në Kosovë.Permes valeve të internetit ajo jo vetem gjen mënyrën dhe mjetin për përhapjen e krijimtarise së saj të pasur letrare,por bëhet nyje lidhëse për nje rreth te gjere artsitësh,shkrimtarësh e atdhetarësh,sidomos nga radhët e emigracionit shqiptar në botë.
Është zgjedhur Anetare e Këshillit Kombëtar të Lidhjes së Shqiptarve në Botë,çmohet e cilësohet si krijuese e talentuar ,si humaniste dhe atdhetare,si Nënë e të gjithëve..

Disa vepra te tjera

VETMI E LARGËSISË
PLAGË SHPIRTI

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.