Notoj ne te madhin kanal venecian drejt bregut te vetem Vetmi... atje ku nuk ka takime as ekujliber vetem rreshkitje mbi madheshtit nenujore e peshperije fjalet te mbetura nga nje lume qe krijoje endrrat e mija trokthe kuajsh te bardhe rrugicave te gjalla tingujve te mbetur mallengjyeshem larg... Merguar , me e vetmuar se vetmija Notoj e vetme ne kanalin e madh te mrekullive per te mberritur ne lumin tim pa brigje perjetesisht....
....................oo.........................
Dua...
Dua te fle ne syte e tu dhe bashkoj lotet qe dalin nga malli e trishtimi dua te jem barke e mbytur e loteve me pas qe deshira te me gjej udhen deri ne mberritjen time perseri prane buzeve te tua kur je ne lutje nuk dua te humbase me kurre nga lodhja e largesise po dua te mos mbarroje me pranvera... qe filloj me shirat e puthjeve tona
Te vodha nje cast pasi vetem syte e tu mund te flasin me natyren te vodha ate shikim dhe ze te embel... ... pasi vetem ato me mbanin ison e kenges time ta vodha ate qe ende ka mbetur ''cast,, ta ruaj kujtim sepse vetem kujtimet rrojne mbas ... ...keshtu ate castin qe te vodha ''Ty,, e kam lene ne cdo varg
Koha vishet e zhvishet me ngjyrat e stineve te saj dhe ne me stinet e ndjesive tona para pasqyres se vetme ku shihen ditet ndodhet deshira pa emer e ngjyre fshehur ne lutjet tona diku ne perendimin e padukeshem pas jetes matim urrejtjet me dashurite vetem atehere mbajme nje veshje koshiencen...
....................oo........................
Do te me njohesh ...
Do te me njohesh nga notat e ndryshme te fjales nga te ndryshmet ndryshime tek pres largesite nderur ne qiejt e pritjes qe pikojne shprese mbi akullin qe ruan fresket memorjen dhe kujtimin aty ne bregun e detyrueshem te kohes do te me njohesh ne perendim te diellit nen hijet tona te kurajos kaluar pengesat ''mundesi,, vetem per tu puthur...vetem per tu ndjere thellesisht para fajtoreve ''Koh e Vend '' ...