Home arrow Letėrsi arrow Poezi arrow GJETO TURMALAJ STAMFORD CONETICCUT...kliko ketu...
GJETO TURMALAJ STAMFORD CONETICCUT...kliko ketu...

Ketë Vjeshtë

Cikel me poezi

*********
 
       CHICOGO
 
 
Dikur në rininë time
me folen për ty o Chicago!
për "1 Majin e punëtorve,
si një vend  i përgjakur.
E prej asaj propogande të kuqe,
se di si me mbeti në memorje.
Erdhi një ditë e shkela në tokën tande,
e u befasova kur të pashë:
                         O Chicago gjigande.!
 
Madhështia jote nuk matet nga bota
ime e vogël,
me poezi prozë apo të zjarrtat
citime,
që s'janë gjë tjetër para teje,
veçse një mikron molekule,
për të thur ty lavdrime!
Ato ditë u mahnita prej bukurisë,
                O Chicago strehë e bujarisë.
 
 
Në zemrën tënde mikëpritse
        u takuam poet e shkrimtarë,
në Restorant "Delfini"
ku u ligjerua vetem shqip,
për krijimtari letrare në mergim,
aty isha ulur edhe unë përkohësisht
                          në karrikën time,
            O Chicago  që me mbete në kujtime,!
 
Chicago. Shtator. 2006.
 
 
 
DUKE  UDHËTUAR  MBI  FLORIDA
       "Prej dritares së Avionit"
 
 
Florida o bukuri joshëse,
fushat e tua në përlud me Diellin,
për male ke Yjet...
Atlantikun për hije.
Hana fle mbi tokën tande,
të "lakmueshme"
që Bora kurrë se puthi,
ku hurrikanët tërbohen prej xhelozie.
 
Këtu shtegtojnë tre stinë të vetme,
-Pranvër magjepse
-Verë flakedane
-Vjeshtë hirësie e gjatë e "mikpritse"
Dimrit këtu fytyrën s'ja njohin,
turistët ia grisën fletët e kalendarit
kësaj stine,
vizitorët e kamur në weekende "lodhen"
plazheve të
Jacsonvilles e deri në Miami,
Nga Spring Hill, Tampa,Clearwatër.
Charlota e në Cape Coral.
 
Era këndej lundron pa kurrizë,
nata e dita edhe fjalët i  masin me degrees.
jeta lind jetën nëpër degë të
portokalleve,
aty prej dashurisë shumohën edhe fëmijët
e shqyptarve,!
për të trashigue atdheun e dytë,
      si shtegtar ankthi prej trojeve të Ilirisë,!
nëpër Florida, me të njejtin Etydë!
 
Florida. Nentor, 2006.
 
 
NËN  HIJEN  E PALMAVE
      "Çastë meditimi"
                           
Rrethua me bukuri të "frikshme"
nga oqeani valë-valë,
Florida e pa gjumë,
e gjelbër dhe magjike përherë.
Vjeshta me hirët e veta,
ndërronte petalet e luleve,
Vera ja kishtë falë ngrohtësinë
motrës së sajë,
në kujdesje të limonave e portokalleve.
Palmat qëndronin flokë pa krehur,
nën frikën e hurrikanve,
e stuhive të torrnadove.
shiu i pasditëve binte  mbi Yellow të limonave
aqe indiferent sa njerëzve hallet s'u njihte !
Eh...Njeriu një jetë ka dhe ajo në RENT,
ngado rent pritje, pritje e vetëm pritje,
për me pastaj në rënje,
apo...nëpërtëritje.!
 
Dy bashkëshortë 86 vjeçarë polemizonin :
-Përse nuk u dashuruam keshtu
edhe para 66 vjetëve?
apo se fëmijët dhe tatpjetat e jetës,
na e rrembyën kohën ?
E çuditërisht  kjo ndenjë e përkryer dashurie,
nuk njohka kufi ,as moshë,
ku prej kësaj largësie vitesh me admirim
shohim genin e vazhdimsise sonë.
Endrrën lakmuese të jetë-gjatsisë
e ngroh i njëjti Diell,
paçka se dëshira merr krah e fluturon
deri me të largtat Galeksi në Qiell.
Çifti simpatik i moshes së bardhë
duan e thonë;
Edhe 100 vjet jetë këtu, kemi me i percielle ?
 
Një çift i fejuar shqiptar në Sarasota
"debatoni" me gajasjë,
sesi një natë më parë në Miami,
nuk kërcyen mirë në disco ritmin hip-hop.
Dhe drita emengjezit i pati përkëdhelë,
labirinthit ëndrrave që duheshin nonstop !
 
Tampa e Clearwarter me sarkazëm buzëqeshën :
-Ne s'na maston koha për "telashet" e shtegtarëve
të djeshem.
Turista nga North e Europa vijnë për Weekend,
pa pritur të nesërmën,
ndaj Florida ua fal bujarin me ngrohtësinë e uijt kaltër
e rëres nxehtë  e të shkrifët.
bashkë me shpresën, plazheve mbresëlënse
për të shijuar kohën aqe të çmueshme,
pa pyetur për shpirtin qe i takon...
një tjetër Bote të Amshueshme!
 
Florida, Nentor, 2006.
 
 
 
NË  GJYKATË
 
  "Minuta ankthi"
 
 
Me trillin e mendimeve,
e ndjesi frike
apo virtytie raflektimi,?
Ankth në pellgun e memorjes
                    para gjykates
më hapa heshtjeje ngjitesh
drejt sallave të akullta gadi psiqike,
Mjergull hije nën peshën
e ligjit,
podiumi evident para vendimeve...
kodi e çekiçi, pranë e pranë
Peshorja përkitasi me koshjencën,
në verdikt me "mëkatin".
 
Njeriu për njeriun obsion
labirinthi
apo për meakulpa.
Neni piknyja e penalizimi me
obligim në drit-terrin
e njohjes ose jo, fakteve a deshmive!
Shpirti i trazuar deri ne renjene gongut
me përcaktim të fajisivë.
 
Ehh,,,"Faji" metamorfozë që asnjëherë
s'pranohët,
Ai,si jetim katapulohet,
dobsia rend drejt vehtes
E çiltersia ligji i shejt që nuk vdes,
zhgenjim ky ngërrç, i udhve të jetës.
 
Stamford. Nentor.20, 2006.
 
 
GJETO  TURMALAJ  STAMFORD CONETICCUT
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.