|
Poema e 36 Cicerimave - (Valbona Dardha). Nje udhetim ndryshe poetik ne alfabetin tone gjuhes shqipe. Per te gjithe ju lexues po percjell kete poeme te zonjes Valbona Dardha. Arta
36 CICERIMAT A-a Me Kapedanen e pare A fillon Historia e gjuhes se embel shqipe - vogelush lulezoi si fusheblertat faqet e Abetares yje, germa , yje ti vizato dhe mbush. B-b Perdore pas A-se kryelarte ecen B-ja me te cilen fillon fjala e shtrenjte 'Betim" ne truallin e zemres shtrihet Shqiperia nder gjunje vec asaj ti perkulesh-Biri im C-c Ja dhe kacurrelja C- ë ,kengetarja e pyllit ne sqep te zogjve si me e embla melodi cicerojne femijet , si vete bilbilat e jetes gardelinat ne dege , gushkuqet mbi avlli . C-ç Kukamfshehtas po luan lozanjarja -C-ë pas saj çamarrokja C-ë qenka fshehur bishtin i terheq macokut ,se vend nuk ze gershtat mbi supe C-ja seç ka hedhur. D-d Ballelart ne faqen kater te Abetares Ulur mbi banke qendron D-ja e urte me dashuri ne zemer flen dhe zgjohet Diellin ka jorgan , Henen jastek te bute. Dh-dh Si te paren dhurate ne pervjetore ditelindjesh ne bote nuk ka me te cmuar se DH-ja me yje mespermes tullumbacesh , lepurushe e libra prin ne valle fustanellash, vendin ze ne krye E-e Engjejt e njohin fluturimesh e kane pare E-në e bardhe , si pellumbesh me flatra e dlire , e bukur , e brishte si shtojzavalle eremire si ajri , si duart e nenes te pastra. E-ë Nuk jam une qaramane - po tregon E-ja me mua fillon ëndrra e magjise perralle dy pikat e mija jane te ndritshme si diejt qaj vetem kur femijet kane shume mall F-f Me valevisin nder qiej , te lire dhe krenar Jam e shenjta F-ë gjak i kuq mbi flamur me rrahen stuhirat , luftrat neper shekuj marshoj une fitimta nuk perkula kurre. G-g Kujt si ka gufuar zemra e vogel si harabel teksa buzaqeshja shqipton fjalen "gezim" nga gropkat e faqeve si gonxhe i cel -G-ja kur gezojne femijet , gezon dhe shpirti im . GJ-gj Po flen germa Gj-ë me ninullat e gjyshes mjalt i embel zeri saj, ne vatren e ngrohte ne preherin e bute lodrojne Gj-ët si qingjat kullosin ato endrrave e nuk ndjejne te ftohte. H-h E Hena dhe e Marta jane juria ne spektakel mjelmen e liqenit ato shpallin balerinen H- ë e Merkure , e Enjte e Eremte po e duartrokasin e Shtuna dhe e Djela e perqafojne shume ate. I-i A e dini se me mua fillon me i bukuri emer? po i mburret shoqeve te saj , bukuroshe I-ja vendi i te pareve atje ku prinderit tane linden parajse e mbi parajse ate e therrisnin Iliria . J-j Nen hije jaseminesh , e ulur germa J-ë syte drejtuar qiellit , ajo me rete bisedon -je e rendesishme, se pa ty s'do kish fjale -pa ty as alfabet sdo kish! - rete po i thone K-k Fshehur brenda ne kepuce diku aty tek maja c'po qesh K-ë trazovacja , gishtat gudulis tines eshte larguar ne shkolle nuk ka shkuar eshte gjumashe e madhe perton dhe te leviz L-l La, la , la kendon vapes soprano gjinkalla turperohet L-ja se ajo s'di ta shqiptoj bukur gjithe pyllin ka zgjuar me zën e saj te cjerre te gjoren e genjen mendja i duket vehtja flutur. LL-ll L-ë plus L-ë bejne LL, e jemi si dy motra kudo ne cdo poezi na kane vene bashke merzitemi kur njeren ,harrojne ta shkruajne lindem binjake te pandara ne gjuhen e lashte. M-m Mbreteroj une M-ja legjendare si Teuta mbreteresha trime , qe n'gjunje uli romaket i donte ajo femijet , kujdesej per jetimet shkumb-dallga e Adriatikut nga koha e larget N-n Te dritheron zemra vogelush kur therret nene njeqindfish i dritheron asaj , ne dhimbje-lumturi per jeten tende , kapercen male e kapton dete ne frym te saj jam une N-ja , shpirt plot dashuri. NJ-nj Tek dora mbi fletore ajo shquhet e para shkrimtarja Nj-e nder dhjete gishtat fitmitare me e mira shoqe penes ajo shkruan shkruan numra , germa , fjale, e lodhje nuk ndjen fare. O-o Sekondat , minutat , nxitojne te arrijne oren. Vrapoj fushes se bardhe - thote atlete O-ja stafeten tu le diteve , javeve , muajve , viteve kam formen e lavjerresit , nga ku varet koha. P-p Pllaq-plluq lahet P-ja me patat tek bregu po zhurmeron plazhi nga tingujt e veres zambaket e mengjesit i buzeqeshin diellit mbi liqenin qe dremit ndrin fytyre e Henes Q-q Une qendis mandafshin se dore e Marigos kreret e shqipnjes i perjetsoj mbi flamur ne rrethin tim te Q-es hyjne fijet e ylberit qe me ngjyrat e tij end te bukuren natyre R-r Fli biri im deri ne zgjim e te behesh trim keshtu thote legjenda e djali u be burre Pike-loti mbeti R-ja , ne sy te Rozafes kenga i degjohej , kalase mur me mur. Rr-rr Nga toka sjell jete -thote Rr-ja e vogel prej rrenjeve te mia , lulezon cdo bime, lisat , pishat , lulet dhe arat me grure natyra me vello ,i mbulon ne cdo stine . S-s Vella dimri ne cep te kohes rri i deshperuar me tre stinet e tjera motra ai eshte grindur e degjoj mendimtare S-ja , e keshilla u dha o motra e vellezer , pa ju viti sdo kish lindur. Sh-sh Shemtaraqe s'jam belbezon Sh-e hijeshia Shiu me ka thene , jam si bore e bardhe si fletet njolla-njolla , s'jam une pisanjose ne bukurshkrim , kam zene vendin e pare. T-t Ta-Ta-Ta bucet fort trumpeta per parakalim "Ne rrjesht shkronja te dashura" - para marsh ne parade ecin germat ne festen e abetares 'Une shkruaj" , krekoset T-ja ne rreshtin e 6. Th-th Thuthuqe germa th-ë kolovitet ne lisharese tingujt gazmor i jehojne nen te molles trung krimbi i drurit litarin kish brejtur me dhembe sec u rrezua thuthuqja ne balle ju be xhunge. U-u Shija ime U-ja jeton tek luleshtrydhe-embla per kenaqesine qe une jap me do cdo femije sheqer jam e dashur ,e kuqe si faqet e tyre me akulloren bashke sjell me shume embelsi V-v Jam V-ë ne qiell, qe formojne zogjte shtegetar zgalemet qe flaterojne horizontet mbi Arberine e pavarur trimereshe si vete emri i bukur Vlora qyteti lashte i fflamurit ,qe na dhuroi pavaresine Y-y Cdo yll ka nje emer ne konstelacionet e universit jane te pa-arritshme ndaj kushdo enderron ti kap Por mbi Krujen peseqind vjet vec nje yll e ndriti Eshte Gjergji i Kastrioteve qe lirin ndoqi cdo hap X-x Xixellojne mbremjeve X -ët nder parqet e qytetit mes luleve shumengjyreshe deshirojne te jetojne jane enderr-kaltrat femijnore shkruar neper libra jane drite e mendjes dhe te gjithe pas i shkojne. Xh-xh Ne Xh-et xhuxhmaxhuxhet vellezer te Borbardhes 1001 perrallat e neteve , i beme lemsh e rremuje e dime qe jemi trazovac ca dembel e ca punetor por jemi shume te mencur se alfabetin e dime uje. Z-z C' me rreh aq shume moj zemra ime e vogel ku e mban gjithe dashurine per germen Z-ë vertet une jam e vogel -por per gjuhen shqipe gjithe germat e alfabetit kjo zemra ime i nxe Zh-zh Po ti Zh -ë cfare ke,, pse koken e mban ulur? Zhgarravinat ne mure nuk jane shoqet e tua se ti je e sjellshme e nuk ben zhurme ne klase ngrije koken mike e dashur , je si molle e ftua *********** 36 cicerima jemi me e embla melodi 36 gonxhe jemi e lulezojme cdo stine 36 shkronja jemi vallzojme doreperdore kendojme per gjuhen e Shqipe, kendojme per Shqiperine Valbona Dardha, Gusht 2006 |