Home arrow Debati arrow Debati ne Albdreams arrow Shqiptarete ne Michigan ...kliko ketu...
Shqiptarete ne Michigan ...kliko ketu...

Kur mediat drejtohen nga ish sigurimsat!
Pjeter Jaku

( Shenime per Televizionin Shqiptar te Michiganit )
Nga Pjeter Jaku,
Botues i revistes “ Kuvendi” ne Detroit
 
E prita  entuziast oren e pare te transmetimit te  programit televiziv ne gjuhen shqipe, edhe pse e dija se inisiative e kujt qe. Megjithate, mendoja se  nje intelektual me formim te mjaftueshem kulturor si Vate Dedgjonaj, varesisht bindjeve, do te bente diçka ne kohe dhe  ne vendin me demokratik te botes, larg influencave politike prej nga vinim. Per me teper, ne trupen e keti programi kisha edhe  shokun tim, gazetarin e njohur dhe demokratin, Zef Paloka.
E ndoqa, natyrisht aq sa kisha mundesine, me syrin kritik, per te pare diçka ndryshe nga politika komuniste e ekstremisteve shqiptare qe, per fatin tone na ndiqnin edhe ketu. Emision pas emisioni, me forcohej bindja, se kemi te bejme me nje trup, qe udhezohej prej diku, dhe ishte krejt ne dispozicion te se keqes shqiptare, ne biseda, intervista, ne vidiokasetat me humorin negativ, kunder levizjeve demokratike, kunder te persekutuarve, kunder e kunder e kunder çdo termi demokratik, qe priste e percillte me intervista pompoze  neokomunistet, me nje formim shume me negativ se komunistet e viteve 70-te, te revolucionit kulturor e te kinezerive shumefytyrshe.
E keqja nuk u mjaftua me kaq, ajo nga dita ne dite po i ngarkonte ( jo aq sa mendonin ata) me nje energji negative, qe  nje kohe te caktuar do te shperthente por, jo ashtu siç shperthejne turmat ne Atdheun tone, por me heshtjen deri ne nderprerjen e kanalit, ku transmetohej ky emission. Shume nga te ardhurve te viteve te egra komuniste, u kujtonte eksponentetet e sigurimit shqiptar, qe donin, medeomos t’i kishin nen vezhgimin e tyre edhe diasporen,  ketu. Dalengadale, e leshuan kete ekip elementet demokrate, pasi nuk mund u perballen me dinakerite dhe djallezite e tyre. E, megjithate, per t’i treguar fytyren e tyre komunitetit, individë te veçantë, vazhduan dhe vazhdojne ta ndihmojne, duke shkelur edhe mbi gjakun  dhe idealet e vellezerve te tyre, te persekutuar nga regjimi diktatorial shqiptar. Mjeshtria e sigurimsave, qe u bene aleate te Vates, futi ne rrethin e tyre edhe shume malesore, qe nuk e njihnin fytyren e vertete te ketyre mjeshtrave te mashtrimeve spekullative, sepse nuk e kishin  provuar regjimin e pashembullt enverian, biles disa prej tyre e kishin adhuruar, pa e njohur.
Si u mbajt dhe si mbahet ende sot ky program?
Shume prej nesh i pa filmat e realizmit socialist dhe programe nostalgjike, per ata qe na lane shendene dhe heshtem, duke menduar se ndonje dite do te thyej qafen por, pa e kujtuar proverbin popullor, se hoxha nuk e theu qafen, pa e shtyre dikush. Me marifetet, qe vetem sigurimsat i dine, ai futi ne ndihme te tij edhe disa biznesmene, qe ne mengjes ishin demokrate dhe ne mesdite beheshin komunistë. Biles, disa prej tyre, jane edhe sot ne te ashtuquajturin bord, te keti programi, antikulturor,  pa asnje vlere dhe, shume negativ.  Perkundrazi, ky televizion, bashkepronari i te cilit u be dhe Gani Vila ( ish shef sigurimi), u perpoq qe,  disa here te beje dhe simpoziume me referate  te tipit tipik komunist per 7 e 8 marsin, t’i kendonin shkollave te Enverit, diplomat e te cilit nuk i njeh asnje vend i botes ( kujtojme se diplomat e irakeneve njihen edhe ne Amerike)! dhe te mburreshin me emrin e tij.  Pak nga pak, ish shefi u be edhe pjesetar i bordit, president i bordit, dhe shef ekzekutiv i qendres kulturore. Vetem prej ketyre “gradave”, mund te dallohet qarte, se ku ishte synimi i tyre ( i tij ) per te mashtruar komunitetin per “aftesite”, tashme te kthyera ne kulture!!! Prap se prap heshtem, nuk morem pjese dhe, dashur pa dashur, e ndihmuam mediokritetin e ketij programi.  Prap thyem dhembet neper kafe, neper takime dhe, asnjehere nuk e kerkuam analizen e tij publike. Prej kujt frikesoheshim? Drejtori dhe krijuesi i ketij programi doli ne plan te dyte. Dalengadale, ish shefi u be President. Ndersa historia, kultura, vlerat edukative dhe pergaditja e programeve mbeten perhere nen nivelin  e drejtuesve amatore. Perpjekjet per te punuar me profesionistet i ka pase perhere te deshtuara, pasi: “ ai qe lyen floket, nuk mund te dale ne shi”,-thote nje fjale e urte popullore, sepse nje profesionist ne fushen e tij, nuk mund te orientohet e te marre direktiva nga nje ish polic! Keshtu, keta te pangjyre, nuk kishin ç’te humbisnin! Ne vetem ato pak ore, qe me eshte dhene rasti ta shoh kete program, kam pare gabime te patolerushme, qe fyejne degjuesit, ku ne vend te thuhej Azem Hajdari eshte thene Adem Jashari, ose  ne vend te thuhej Rexhep Çeliku eshte thene Mehmet Çeliku, ndersa ne vend te Veli Rades eshte thene Veli Llakaj,( per kete te fundit nuk i veme faj, pasi do t’i kujtonte Presidentit Gani Vila ish shefin e tij, se artistet nuk kishte si t’i njihte dhe, per me teper t’ua dinte emrat)… Kush mund t’i pranoje perçarjet ne komunitet, metode e cila eshte ne thelb te punes se keti Presidenti, i cili si krijues i kesaj fushe, arriti te fus konflikte dhe te perçaj Qendren Kulturore te Gjoke Martinit, duke i  çuar problemet deri ne gjykate!
A mos duhet ta pranojme edhe ketu, ne Ameriken demokratike komunizmin enverian dhe sigurimsat, te na bejne pune kulturore, pa me te voglen dhunti? Nese nuk mund t’i ndalojme, duhet t’ua tregojme aftesite e tyre dhe te mos heshtim, kur mungesat  ne formimin kulturor dhe profesional, te mundohen te na i paraqesin si vlera. Kur nuk mund  t’i ndalojme, duhet t’i perjashtojme, pak nga pak e te gjithe. Ata duhet ta kuptojne edhe vete, se eshte ne te mire te tyre, te mos e vazhdojne vetediskreditimin.
 
 
Perjashtimi nga nje pjese jo e vogel e komunitetit
Nje media qe perjashtohet nga pjese te komunitetit ku sherben, eshte e destinuar, ne mos sot neser, t’i mbyll dyert, ose ti sherbej vetes. Edhe ne vitet e saj te fillimit, ne njefare menyre, tv shqiptar i Michiganit ishte i ndaluar te shkonte me kamera ne Kishen e Katolike te Shen Palit, ku behen aktivitetet me te shumta te keti komunitetit, ku priten e percillen te gjithe personalitetet shqiptare dhe amerikane, ku behen promovime e levizje te rendesishme me karakter kombetar, ku funksionojne klasat e gjuhes shqipe dhe disa shoqata. Edhe pse u permiresua gjendja dhe, me shume nderhyrje u lejuan, ata perseri u veteperjashtuan dhe, sot gjenden jashte pjeses me te madhe dhe me aktive te komunitetit shqiptar ne Detroit. Gjithkujt i ra ne sy mosprania e tyre ne inaugurimin e  permendores se Gjergj Kastriotit, ku mori pjese edhe Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, ambasadori i Shqiperise ne USA dhe disa personalitete Amerikane. Kjo nuk mjafton, pasi edhe revista “ Kuvendi”, me nje veprimtari botuese 6 vjecare ne kete komunitet, ka vendosur te mos e pranoje me kete televizion, qe me shume dizinformon dhe shfaq antivlera, duke u rikthyer shume para viteve 90. Po keshtu ishte i perjashtuar  nga bashkepunimi me radio “ Alben” dhe eshte i perjashtuar edhe nga radio “ Iliria”. Te gjitha e kane nje domethenie dhe duhen analizuar nga vete bordi, ne dukje demokrat, por ne fakt ndryshe. Asnje nga  bordi i tij nuk ka arsimin e mjaftueshem, per te bere projekte dhe per te analizuar programe. Ata, thjeshte mund te paguajn mendjet, qe nuk i mungojne ketij komuniteti. Ne te vertete , ata nuk jane ma shume se viktima te nje sigurimsi te modelit Gani Vila. Ku jane artistet, gazetaret, regjizoret, montazhieret, qe asnjehere nuk shihen ne kete ekran. Televizioni shqiptar eshte i papranueshem edhe per pjese te tjera te ketij komuniteti, tashme shume i njohur, jo vetem ne Amerike. Pse ndodhin keto? At’here kush e mbeshtet kete mjet te ashtuquajtur kulturor, qe vetem ne javen e pare te keti viti, me shume i ka bere dem komunitetit me intervista dhe komente qe sjellin anet me negative, duke e paraqitur sallen e Teqese me aq pak besimtare, sa te vjen te habitesh, biseden e kryetarti te keshilit te kesaj qendre, para tavolinave bosh, duke sjellur Kishen Ortodokse, naten e Krishtlindjeve  me gjysmen e salles bosh dhe me komente bajate, Xhamine Shqipatere te Michiganit, qe njihet si objekti i pare i kesaj feje ne gjithe Ameriken, me mungesa te theksuara, etj… etj…. Te mos harrojme se, te gjitha keto i beri per kundrapeshe te mungeses se maredhenieve me Kishen Katolike te Shen Palit, e cila don a po nuk don Presidenti Gani Vila, mbetet Qendra numer  nje, ne gjithe diasporen shqiptare. Te injorosh komunitetin tend nuk eshte pak dhe, kete mision, e kryen me se miri!  Pse at’here duhet te mbaj kete emer?  Pse ai duhet te perfaqesoj shqiptaret, kur me shume se gjysma e komunitetit nuk e pranojne!?
 
“ Radio TV shqiptar i Michiganit” 
Prej shtate vitesh “ndjekim”, ose me mire na ndjek, na fyen, na poshteron, na bezdis nje radio, qe asnjehere nuk ekzistoj nen ombrellen e keti televizioni. Ndiqemi prej tij dhe durojme, duke shpresuar se ky televizion do te ndryshoj nje dite, ta rrit nivelin e transmetimeve,qe sot per sot eshte nen nivelin amatoresk, duke menduar se do t’ia marre doren, ne realizimin, si ideor ashtu edhe teknik te programeve te tij. Ndersa sot, pas shtate vitesh, asnjeri prej shikuesve te tij nuk e prêt oren e transmetimeve ne gjuhen shqipe, pasi jo ndjek , por ndiqesh, prej nje programi pa koke, pa kembe, pasi ma shume ta vret mallin per Shqiperine, duke degjuar nje shqipe te dhunuar, te njejtin leksik te “ Zerit te Popullit” te dikurshem, duke transmetuar filma te realizmit socialist, heronj pa heroizem dhe asgje edukative, filma dhe programe, qe as ne Shqiperi nuk transmetohen me.
At’here?!
Eshte shume me mire  qe, per programin qe ka dhe transmeton, ky Televizion te quhej “TV Ganiu”, “ TV Nostalgjia”, “TV Vila”, ose si te doj  bordi, qe ka sajuar mjeshtri i sajesave, Gani Vila….  Largimi i Vates nga drejtimi i keti televizioni, i hoqi dhe ate pak burreri qe kishte ky program, pa asnje vizion dhe pa asnje projekt bindes, veç thirrjeve ne arabisht te zakarise dhe disa reklamave te krijuara ne bejte, pa asnje shije kulturore. Perse duhet shkruar Radio TV, kur radio nuk ka funksionuar qofte edhe nje minute te vetem? A nuk eshte ky nje mashtrim, qe meriton ndajshtimin “ Turp!” Kujt i duhet treguar madheshtia e nje  trupi te boshte, pa zemer dhe frymemarrje kombetare? Per me shume “ krijuesi” , “novatori” do t’i shkonte me mire leksikut te tij, Presidenti, Shefi Ekzekutiv , Gani Vila, ne disa emisione rresht do te paraqiste projektin e nje reviste kulturore, qe nuk u be kurre. Kujt i duhej shfaqur parlamenti shqiptar i vitit 2006 dhe vetemburrjet e Presidentit Vila neper kafet shqiptare, sikur çfare do te shihnin te dielen e 21 janarit 2007?  Ky eshte Gani Vila dhe bordi “demokrat” i tij, qe perpiqet me te gjitha menyrat te vras edhe ato pak vlera demokratike, qe ka ne atdheun tone, per te cilin vuajm te gjithe? A pak e kemi pare ne Meten kemishezberthyer t’i turrej kryetares se parlamentit, si ujku? Pse, ai ishte ish kryeminsitri? Por, jo! Ganiu nuk e vuri ate kasete, per te treguar Meten dhe  pionerin Majko, por per te treguar tjeter gje. Per t’u sjelle shqiptareve edhe ketu ne Ameriken e larget komunizmo-socializmin e bukur shqiptar. Pse duhej perseritur filmimi i para me shume se 6 muajve, nen siglen “ Roli i Institucioneve Fetare ne komunitetin Shqiptar te Detroitit”, per te mashtruar komunitetin me personalitetin e patundueshem ne  luften antikomunste, Don Anton Kçira? Perse i drejtohet Ganiu Kishes Katolike te Shen Palit, kur ai  ne programin e tij ironizoi Jezusin, qe ne shume vende te botes eshte e ndaluar me ligj te posaçem. Kete nuk mund ta bejne edhe ata qe  e urrejne me shume Jezusin! Pra , ky u veteperjashtua nga kjo bashkesi shume vitale, duke treguar  fytyren e vertete te tij. Dhe, perseri vazhdon me mashtrimet e radhes “ kam hequr nga puna ate qe e vuri kete kasete”, qe ndoshta vete Ganiu e dergoi nga Shqipeira, kur dihet qe, per nje shaka qe u be me profetin Muhamet, u ndez gjysma e botes  ne protesta!
Por me keq, se fundi, merr persiper edhe atribute te gazetarit, duke u bere akoma me qesharak ne ekranin e tij! Dhe…? Dhe guxon te riviktimizoje, figuren me te madhe te njerezimit, qe flijoj jeten e tij per njeriun!

 

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.