|
Permbledhje shkurter KELMENDI ne vargjet e mia” Gjovalin Lumaj autori i kengeve te shumta ne albumet e kengetarve si dhe i shume libreteve te koncerteve artistike, i sjell lexuesit librin “Kelmendi ne vargjet e mia” Mbas nje pune shumvjecare per kete liber,autori ka arrite te perfshije ne vargje historine e Kelmendit. Te dymbedhjete poemat e ketij libri jane njera me e bukur se sa tjetra,ngjarjet jane teper interesante dhe te ndertuara me nje mjeshtri artistike qe e bene librin te lexueshem me nje fryme.
"albdreams"
PREK CALI
Brez i artë plot me kristale Historia me varg male Porsi bjeshket qe ka per mi Me madhështi e hijeshi Perjetesisht, plot krenari Nji varg mal, me histori Mbi Kelmend, shkelqen madheshtorë Permi bjeshkë, kunorë kunorë Neper breza jep ndriçim Çdo majë malit, asht nji trim Keto varg male, s`kanë mbarim Shtrihen bukur, gjanë e gjatë Mbi çdo mal, nji trim me shpatë Nji vigan, kreshnik qinreset Ne kete vargmal me burrat beset Mbi çdo shkam, e mbi çdo gurë Nji hero , që mbet flamurë Këtij vargmal i rrinë gjerdan Çdo qafë mali nji mejdan Bashke me malet e Kelmendit Krah per krah , pa luajt prej vënit Qëndruan burrat, e banë ëmën Se ka nji mal, patën për zemër Se ka nji mal patën krahnor Kot s`u thane n`ëmën malsorë Me kto male, gjokset lidhë Bjen termeti, e nuk i dridhë Vijnë stuhite me ulërima S`mund ti ndajnë male e trima Re te zeza shpesh tue ra Tue i zanë malet, mos me u pa
Mbi keto re, kryet naltsonin Gjithmone nalt, e drite vegonin Hapnin gjoksin, murla lshonini Re e mjegull, i largonin Tue dale paster, pa u përlye Dritë në shekuj tue shkelqye Bardhe si borë, qeleshen n`krye Gjithmone veshe me rrobe të veta Me çakshire, e me xhubleta Pa vu çallmen e Turqise As kapicen e shkjenisë Pa i shtrua, mreti as krali Mali, mal, burri si mali
Ne kete varg mal duket açik Nji vigan, nji burrë kreshnik Porsi drite po jep shkelqim E kanë trimat krye trim Malet gjoksin e kane hapë Perjetsisht krahët kanë kapë Mos me u nda ne jetë as kurrë E mbajnë nalt të madhin burrë Hijeshi tue i dhanë varg malit Emni e vepra e Prek Calit
Pushka krisi ne frengjia Lajm te mire, mori Malsia Sa shyqyri, ju ba djalit Kur u shtua hisja e Calit Gjithkush djalit po i gzohet Kur le djale, shpia rinohet Balli fort i qesh malsorit Edhe i pushkë, ju shtua llogorit Flitshin njerzit me habi E gjithkush bante çudi Se ka ndodhe nji mrekulli Ne shpi te Calit, leu i fmi
Ndodhe nuk ka kurre ne keto ane Nuk ka djep, kete fmi me nxane Kudo flitej, nder malsorë Nuk asht fmi, por do te jet orë Te madhit Zot i kjoshim falë Ruaja Zot, Calit kete djalë Qysh ne djep, pra djali i Calit U pagzua, si ora e malit
Si kreshniket e lashtesise Hodhi shtat ne bjeshke t`malsise Balli i tije si t`kthjellt e qiellit Ne sy po e ka rrezen e diellit Mbushun plot, flake e shkendi Shkam i gjalle, krahnori i tije Ne kete krahnor qe asht si shkami Rrah nji zemer prej luani Krahet e tij, s`merren me meter I madh me shtat, ma i madh me vepër U rrit trimi i Kelmendit Shpresa e bjeshkeve, ndera e vendit.
Kulla e trimit, me tri bojë Ne Vermosh, ne Velipojë Holli shtat, porsi kala Nderë per ne, e tmerr per shkja
Si kjo kulle e ketij viganit Nje kala, ne fushe t`mejdanit Per dite rritej me madheshti Perballe hasmit, ne kufi Ne temel ka besen e burrit Ne kulm ka shqipen, ne mes t`flamurit Mure paska, gjokse trimash Rreth e rreth me flake vetimash Asht kalaja me malsore Me Preke Calin, burre madhshtore.
Zani i trimrit, asht kushtrim I mbledh burrat, ne bashkim Kjo kala ku jem gujua Duam me dekë, e mos me leshua Ketu kem besë e amanet Kush ti prekë, then kryet e vet Pa u ba malet grima grima S`ka me mujt me i shkele Cetina
Gja pa ba s`po len shkienia Tue dredhe bishtin si rruspia Neper Evrope ka dalë putana Lyp kodosha , e jarana Kamët fort ka haperçelë Bjeshket tona, me na i shkelë E nuk e din, se mundi kot Do u shkoj sot, e per te giatë mot Fjala pushkë, zani i Prek Calit Po ja dridhë, sarajet krajlit
Komisjonet shkojne e vinë Me dredhinë e me dhelpninë Me shume hile per Shqipninë Tue perdore, diplomacinë Me vu gurë, me vu shefi Sipas deshires, se Malit t`Zi
Po i thone kralit, i gezosh Te tana bjeshket, me gjith Vermosh Prej knaqsise, krali u qesh Hapi gojen, vesh me vesh Me perla, gjith kete peshqesh Sikur te ishte, i sahan pshesh Syte drejton ka bjeshka e naltë Ky asht peshqesh, he Zoti te faltë Ky pazar, per hajr na daltë Grethi i zi, po bjen ne mjaltë
Por ky gezim aspak nuk zgiati Letrat mbylli diplomati E po i thote, na fal Nikollë Nji diplomat, krejt i pa shkollë Tana planet na i ka çarte Ti po i njeh si jane Shqiptarte Kur bashkohen me nji njet Nuk ka burr me u hi ndermjet
Permi bjeshke, para ka dalë Nji kollos, asht nji Prek Calë Tana shpresat na i ka nalë As me pare, as me fjalë Kurrsesi s`munet me u thye Tana letrat na i ka shkye.
Per keto troje, thote do te vdes Nuk jam Serb as Malazez Ndere e ftyre pra do ti ruaj Pa lupi ne sahanat tuaj Nuk ja u dua paret me mushka Tash kto pune, i nda veç pushka
Ne ate lendine n`atë qafe Mojani Hop ne kame u çua vigani Plane te kota, hiç mos bani S`ka metë tjeter veç mejdani
Ta marre vesh diplomacia Mali i Zi edhe Serbia Nuk kane pune, me bjeshket e mia Le ta marrin vesh Evropa Keto bjeshke s`dahen copa copa Ne kjofte se brijnë, çelik me dhamë S`kane me mujt me marrë nji pllamë Ne kto bjeshkë, ne kto rudina S`ka me shkele askurrë Cetina S`ka me knua ne kto shpate shkina Pa u vesh i herë ne zi Me kjajtë idhun, djelt e ri.
As me pare e flori As me plane e dhelpni As me arme e me ushtri Pa u tha gjeth e pa u tha barë Pa u djeg shkami, me u ba zharë Pa u djeg flakë ç`ka jem shqiptar S`ke me i shkelë o gospodar br>Keto rudina, shpate e lugje Kurre s`kane kënë, bjeshkët e Kuçe Si ka shkele shkjau me caruqe Jane bjeshket tona, bjeshkët e Kuqe Prape me gjak kto kane me u la Ne dore t`Cetinës, s`kane me ra
Ti diplomat per ne don me dijtë Me Mal te Zi ku i kem kufijtë Del ne popull ku jeton Fort kollaj aty e kupton Merr nji bukë e maje në dorë Bukë i thomë, ç`ka jem malsorë “Hleba”i thone ne Cernagorë Pra ku thuhet buk e ujë Asht e jona, e s`ja lshojmë kujë
Njater burri merr idhnim Kush asht burre e kush asht trim Le ti marre, veç me gryk hollë Falmeshnet, kralit Nikollë Mos te bajne plane teveqel Pa u rrafshua, kulm e temel Tane Kelmendi shpi per shpi Pa na dal krejt timi i zi Per pa metë djepat pa fmi Ne keto bjeshkë nuk ka me hi Gati i kam djelt e malsisë Me vulosë me grykë t`alltisë
Perfaqsuesit e Crna Gorës Po ja hjek, pushken prej dorës Larg po e trete me i t`dhanun krahit Si me kënë, noj krane ahit
Merre ate pushke, o farë naletit Ktheje mirë, me grykë prej vetit Si furtunë burri po shfry Çou e ik, mos t`shoh me sy Ku rrin ti, barin ma ny
Shko ne Cetinë, thuaj ati horit Ti ja njeh pushkën malsorit Ne kjofte se lidhë t`asht mënja nye Se,… me shejtanin je therpye Bjeri prapë murit me krye Me faqe te zezë, prap ke me u kthye
Prej Kelmendit gjama e motit Token dridhë te Hani i Hotit Pasha diellin çi na nxe Rruga jonë nuk ka me u pre Kjo rrugë lidhë bashkë dy kala Kush guxon, kush don me i da` Hani i Hotit asht ky vend Çi lidhë Shkodër e Kelmend
Permi bjeshkë edhe zogjt e malit Kane nise kangen e Prek Calit Per me u knue djal pas djalit Copë e grimë planet e kralit Ne ato bjeshkë, pluhen i bani Nalt ju rrit emni e zani Zemer trimi e shtat vigani Shndrit si diellin`atë qafë Mojani
Ndryshon moti, koha e stina Por askurrë s`ndryshon Cetina
Prej inatit, se pat bjerrë Plane te tjera rrinë tue tjerrë Me fute helm e me perça E prej mrënë, me hi në kala
Prej Cetinet, prej Serbiet Vijne furtuna, pabesiet Çdo furtune e çdo stuhi Lisa te nalte, po don me zhbi
Kurr nji here s`damton stuhia Shkurre, ferra, çufrra e dëllia Por don me nxjerrë, lisat me te naltë Don me mlua lavdinë me baltë
Per pushtet, te mytun prej vesit S`pame kurthin e t`pa besit Me keshilla e porosi Qe po vijne, prej Malit te Zi Mbreti Zog, e interrnojë Ne Gjinokaster, larg e çojë Diktatura rrepte e denojë Kete kreshnik, e pushkatojë
Kohna shkojne, e vitet rrjedhin Gjithmone reja, s`e nxen diellin Ikin re e mjegullnaja Dalin ne drite malet e medhaja
Filloj kanga n`bjeshk t`Kelmendit Historia, ne krye te vendit E ka thirre burrin madhshtore Bjeshka e nalte ja jep ate dore Lulet mbledh, ja thure kunore
Lavdi te kjofte, o burre malsorë Jem Kelmend, jo Crnagorë Liri fali, vepra jote Tu knofte kanga ne vite e mote Me gjoks çave, kohet e veshtira Je flamur, ne bjeshket e lira.
Djemt Kelmendas ne kurbet Emen e veper amanet Do ti mbajne e trashigojnë Te madhin burre, po e nderojnë Nderojne mbrojtsin e lirisë Këtë vigan, te historise
Vepra e tije, gjithmone me shendrite Monumentin ja kane ngritë Ne ate Shkoder, rrin krenar Falenderon, djemt mergimtar Larg atdheut, ne vën të huaj Ju neruat, historine tuaj
Permi male, kurre nuk vdes Atje ne Shkoder rrin serbes Si vigan, krejt si dikur Porsi mal, me shkam e gur Permbi bjeshkë e hedh shikimin Neper breza lshon kushtrimin Burrë i madh, në histori Si kreshnik, plot madhështi Si vigan lavdisë i pri I dorë n`flamur tjetren n’allti
|