|
DOKTOR GJILPËRA I SHEKULLIT 21
( Në përvjetorin e 132-të të lindjes se Faik Konices) Nga Pjetër Jaku, botues i revistës “ Kuvendi” në Detroit
Këtë vit, me 15 mars bëhën plotë 132 vjetë nga lindja e të njohurit, shkrimtarit, politikanit, bibliotekës së lëvizëshmëe, siç është vlerësuar me të drejtë, Faik Konica. Në gjallje te tij, ai si një personalite i vërtettë, nuk kaloj pa lënë gjurmë ne jetën dhe politikën shqipëtare, edhe pse jetoi dhe veproi në mergim. I lindur me 15 mars, bash në fillim të pranverës, në kohen e luleve, ai nuk e pati jetën pikërisht ashtu. Tashmë njihet veprimtaria e tij, sa nëpërmjet veprave te botuara, sa nëpërmjet jeteshkrimeve dhe bisedave me bashkëkohës te tij. Formimi i tij kulturor, nuk mund të kalonte pa rënë në sy te brezit të tij, qoftë për guximin krijues, për kritikën dërmuese, pa marrë parasysh se kush i delte ne shteg. Në kritikën e tij, me një normalitet te zakonshëm, pati guximin të thonte se Naimi ishte vetëm një eduator dhe se krijimtaria e tij ishte e rëndomtë. Pati guximin te shkruante romanin e tij të spikatur në letërsinë shqipe të kohës kur u shkrua, por edhe te viteve te sotme “ Doktor Gjilpëra”, ku në njëfarë mënyrë fshikullonte, jo vetëm emigrantët e perëndimit, por edhe vetën e vet, për mënyrën se kë përfaqësonte ky personazh dhe si e konsideronte ai Atëdheun. Eksperineca e tij 12 vjeçare me revistën “ Albania” në Bruksel dhe në Londer, ia forcoi bindjen se mund të punonte me shtypin edhe në Amerikë, edhe pse e dinte se nuk nxirrte as bukën e gojes me të ardhura të tilla. Si themelues i modelit kulturor te kritikës, e ngjiti këtë gjini ne maja shumë të larta dhe mjaft të thepisura për bindjet e kohës. Veprimtaria politike do të thonte Konica, aty nga fillimi i viteve 20-të, i dha atij mprehtësinë për të mos i kaluar fenomenet tangent, për t’u futur ne brendësi të tyre dhe për t’i luftuar ato. Shpesh herë kritikët mediokër, u përpoqen, ti veshin Konices së madh inate përsonale, thua se Naimi ishte bashkëkohës i tij dhe po i prishte karierën, duke i dhënë ngjyrime ideologjike dhe zhveshur krejtësisht nga vlerat letrare. Pokështu edhe me gazetën e njohur “ Kombi” e me vone“ Dielli” Konica s’reshti së fshkilluari shqiptarin egoist, patriotin pa Atëdhe, mendjemadhin fodull, që mendonte se i dinte të gjitha, pa ditur asgjë, ligësine e mediokrit dhe disa vese të tjera, që përbënin një dëm të madh për diasporën e atherëshme dhe të sotme dhe.shtresa të veçanta të shoqërisë, sidomos të pseudointeklektualëve në diasporëe, të kishin ngritur në kult mashtrimin me më të rinjtë, që gjithësesi të përfitonin diçka prej padijes se tyre, prej viteve të fillimit etj et.., ndersa në Atëdhe, në kult ishte ngritur plaçkitja dhe rrena. Pa dashur t’i bëjmë biografinë Konicës së mprehtë, pa dashur të vemë në dukje vështirësitë e punes me botimet, te cilat kuptohen qartë, vetëm në letrën që mban meë pak se 20 rreshta, drejtuar nje gazetari të ri, ku e porosite që, sido që ta bënte ai gazetën, shqiptarët nuk do pëlqenin, etj etj.. Po i drejtohemi, 132 vjetorit te lindjes se tij me pyetjen:
Sa është aktuale vepra e Konices ne shekullin e 21-të ? Po bëhën afro 100 vjetë nga botimi i papërfunduar i veprës më të njohur “ Doktor Gjilpëra”, që jo vetëm i rezistoi kohës, por bëhët çdo ditë e më aktuale, veçëse ne forma të ndryshme. Doktori nuk është më emigranti i përendimit, që viziton Atëdheun, dhe don t’u mësoj shqipëtareve se ç’ka parë në perëndim, por është shqiptari që ka shkuar ne perëndim, që don t’u imponohet bashkëatdhetarëve te tij, nepërmjet një diplome, që askund nuk i njihet. Nëpërmjet shoqatave dhe mediave, pse jo edhe nëpërmjet lidhjeve specifike, duke shtresëzuar shoqërine shqiptare, edhe në vendet e botës, për ca interesa te ngushta, meskine dhe individuale, ata janë gati bëjnë çdo, për te dalë ne pah emri i tyre, e jo për të ndihmuar çeshtjen. Doktor Gilpëra i vitit 2007, nje rendomësi e diplomuar, në nivele mediokre, pa asnjë vepër, që don të vetëquhet intelektual, që guxon të bëjë punë avokatie dhe t’i marramend shqiptarët, duke u bërë çeshtjet per në gjykatë, edhe pse nuk dinë të bëjnë një hartim në shkallën e arsimit te ultë, guxojnë të bëjnë një media ( mësëshumti televizion, se ne vuajm për gjera të mëdha) dhe t’i japim emër shqiptar, mu në mes të Amerikes, ani pse jehon radhazi, me ditë të tëra kënga për diktatorin, në ekranin e tij, edhe pse shumica e shqiptareve iken prej diktatorit Hoxha, vetëm se këta dotor gjilpëra, kur erdhen në Ameriken, që i thonin “ Xhandari i botës”, nuk harruan t’i lënë bindjet atje, as diplomat e sigurimit te shtetit famëkeq. Ata duan që mendjen ta kenë të diktatori, ndersa trupin dhe paratë ne Amerikë. Po ç’duan? T’ua servirin këngën “ Diktatori mprehi shpaten” edhe amerikanëve?! Dhe për më keq, këtë këngë e venë në jëten e Mitursh Kutelit! Jemi ne Amerikë, do t’u thoshte me të nxetë Faiku yne, edhe po ta kishit marrë nga Shqipëria, atë palo këngë, mund ta kishit prerë, pa u futur ne tokën Amerikane. Përgadisim sanduiça nëpër resorante te një klase jo te lartë, dhe duam të bëjmë politikë, pas asnjë mandat, duan t’i heqim të gjithë politikanët shqiptarë, aq sa guxojmë të përmendim edhe kryemisntrin, ani pse nuk kemi as nënshtetësi shqiptare, hiqemi demokratë, duke ruajtur ne celular e treguar mesazhet e poltikanev te djathte ( kur janë në pushtet ), ani pse presim komunistet ne darkë a ne drekë. A nuk është ky Doktor Gjilpëra, veçëse në një kahje tjeter?! Sa na duhej Konica në ditët e sotme, t’i përshkruante këta sharlatanë, që të flasin me aq kopetencë, sa thua punojnë në Shtëpi të Bardhë e jo ne coney island!
Si e nxirrte Konica gazetën? Ne bisedën e Nolit, që pata rastin ta degjoj këto ditë, nga fjala e mbajtur ne 50 vjetorin e gazettes “ Dielli”, një organ që vazhdon të dalë edhe sot, mësova shumë per vështirësitë e daljes së një gazete, sidomos ne emigrim, edhe pse në një koloni shqiptarësh të madhe si kjo e Amerikës. Në këtë bisedë, Noli thoshte, edhe pse kishte dale dy javë nëpër amerikë, nuk kish mundur te mblidhe më shume se 22 dollarë abonime, dhe më shumë se gjysmen t’i kishte prishur per rrugë dhe, kur Sotir Peci e pyeste ne kthim “ Pse mo, me këto para mbahet gazeta? “ dhe pergjigja e Nolit ishte “ Sikur thashë unë se mbahet”. Ndersa per Faikun shpjegonte për ndihmën që i dergonte një dajua i tij, nga Stambolli, sa ishte gjallë, edhe pse, sipas Nolit, Faiku shkruante keq per turqit. Kishte qëlluar një dajo i mirë, që i dergonte çekun, sa herë Faiku i shkruante. Vdiq dajua, - vazhdon Noli, - u rrallua dhe gazeta!
Plotësimi i munguar i Doktor Gjilpërës Me vetëm ato pak raste që solla më sipër nga diaspora shqiptare dhe, me nje kujdes në përzgjedhje, romani i pamabaruar “ Doktor Gjilpera”, jo vetëm që do të kishte përfunduar, por edhe do ishte bërë me dhjetë vëllime, deri sot. Në qoftë se Doktor Gjilpera vendoset ne mjediset shqiptare te viteve njëzetë, te një shekulli më parë, është kaq afër nesh, sa të ngjan se është shkruar dje, per nga tematika, me një përjashtim; njerëzit e zverdhur, shendetligë e të palarë, nuk d i shohësh më. Nepërmjet një vëzhgimi të mprehtë dhe kritik, Konica u përpoq te studiojë të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare, në kohën kur jetonte. Por, jetëgjatësia e një vepre, ka të bëjë me largpamësinë e autorit dhe me gjetjen e temave te spikatura, që jo vetëm i rezistojnë kohës, por bëhën pjesë e çdo kohe. Dhe. është vërtetë, për t’u admiruar, jo vetëm gjetja e temës, por edhe skalitja e kakarketreve tek përsonazhet, duke bërë kujdes edhe në emertimet e tyre. Vetë titulli, është një llojë zhbirilimi,që me vogëlsinë e gjilperës, hyn kudo, sheh çdo gjë dhe përpiqet te dijë çdo gjë, ndersa Salemboza, ështe koha orientale e salepit dhe bozes dhe Abd’-el-katl ( rob i gjakëpirësit) dhe Ibn-el-Kelb ( bir i fundrrinës) tregon mësë miri, se këto karaktere janë shumë të kollajshëm me u gjetë edhe në ditët tona. Por, ajo që të bie në sy më tepër tek vepra e Konicës, është përcaktimi i saktë dhe karakteristik i shqiptarit dhe se çfarë u shkon atyre më shumë. “Ndërsa të krishterët, - tjotë Konica- kanë për stoli ikonat, myslimanët kanë armët.” |