Home Emigrantet Amerike Michigan SHBA....kliko ketu...
|
|
Michigan SHBA....kliko ketu... |
FESTOHET DITA E SULLTAN NEVRUZIT NE DETROIT Zef LLESHI
Teqja Bektashiane e Baba Rexhepit ne Tailor ,Michigan,mbledh ne gjirin e saj jo vetem besimtaret bekatashinj, por edhe bashkatdhetare te tjere qe jetojne ne Michigan dhe ne Chicago, Ohio, Canada etj. I kemi ndjekur keto pese vitet ë fundit aktivitetet qe zhvillohen ne kete institucion ,dhe te bie ne sy rritja e pjesemarrjes vit pas viti, saqe salla ekzistuese ,tani nuk mjafton per te perballuar fluksin e atyre qe duan te festojne ë gezojne sebashku ne dite te shenuara. Duket sikur ketu njerezit ndjehen me te cliruar dhe me bujare,ngaqe vete jeta dhe ritualet bektashiane jo vetem predikojne ,por edhe praktikojne altruizmin ,si shfaqjen me humane ne mardheniet ne shoqeri. Dita ë Sulltan Nevruzit, qe ne Shqiperine ë mesme njihet dhe celebrohet edhe si Dita e Veres, eshte dite e vecante per bektashinjte te cilet e organizojne aq bukur dhe hareshem saqe ne vorbullen ë kesaj feste askush se ndjen veten te perjashtuar. Eshte per t’u theksuar dhe patur zili toleranca ne gjirin e ketij komuniteti,gje qe shfaqet ne cdo veprimtari qe zhvillohet ,madje edhe ne dite te zakonshme, kun e ambjentet ë Teqese do te gjesh bashkatdhetare pa dallim perkatesie fetare.Eshte nje perkese reale me tri fjale te shkruara me germa te medha ne hyrje te Teqese’:” KOMB,FE, ATDHE” Te pranishmit ne kete feste I pershendeti dhe u uroi mireseardhjen Kryetari i Keshillit te Teqese , veprimtari i njohur Ekrem Bardha. Ne fjalet ë tij ai theksoi nevojen dhe domosdoshmerine qe bashkatdhetaret te manifestojne ne cdo rast si diten ë sotme,bashkimin dhe afrimin,per te treguar vlerat tona si komb dhe vlerat ë bektashizmit shqiptar, si shprehje ë humanizmit dhe patriotizmit te pashembullt. Gjithashtu do te pershendesin edhe Dr.Asqeri Guri, i cili theksoi se bektashinjte kane qene dhe jane gjithnje bashke si ne diten e sotme, pasi ky bashkim rrjedh nga tradita dhe vlerat e bektashizmit .Ne cdo feste dhe gezim ne kujtojme me respekt frasherllinjte ë medhenj qe bene emer dhe nderuan mare shqiptarine dhe me gjere. Po keshtu kujtojme dhe nderojme vepren ë Baba Rexhepit, themeluesite te kesaj Teqeje ,ku ne mblidhemi dhe gezojme. Ne emer te besimtareve katolike pershendeti famullitari i Kishes Zoja Pajtore, dom Ndue Gjergji, i cili theksoi ndihmen ë madhe qe ka dhene ku institucion ne pritjen dhe stabilizimin ë emigranteve te ardhur nga gjithe viset shqiptare pa dallim besimi. Gjithashtu pershendeten edhe Ajet Rushiti nga Cikago, Isuf Azemi, Luigj Gjokaj, Fran Gjokaj etj. Nga komuniteti shqiptar i Kanadase pershendeti aktivisti Roland Isaj i cili ne fjalen ë tij theksoi se ketu ne mergim ndihma dhe humanizmi marrin vlera te vecanta kur misherohen mes bashkekombasve ku mbi gjithcka na bashkon gjuha dhe gjaku i perbashket. Grupi muzikor “:Kastrioti” me kengetarin Perparim Mefaja argetuan te pranishmit me kenge dhe valle nga gjithe trevat shqiptare. ZEF LLESHI |
|