Home Emigrantet Amerike Jete komuniteti ne Michigan-Dede Beleshi...kliko ketu...
|
|
Jete komuniteti ne Michigan-Dede Beleshi...kliko ketu... |
NJEREZIT QE NJOHIN: “KOMUNITETIN, DIASPOREN, KOMBIN, BOTEN....E ME TEJ…” POR NUK NJOHIN VEHTEN E TYRE. Dede Beleshi : Derguar per ALBDREAMS 8 Prill 2007
Kam mbaruar shkollen e mesme : Teknikumin Gjeollogji Miniera ,Rrubik ne vitin 1976, kam punuar prane Ndermarrjes Gjeologjike te Rrubikut nga viti 1976 deri ne vitin 1979. Ne vitin 1979 u be e mundur qe te vazdoja studimet e larta ne Universitetin e Tiranes , Fakulteti Gjeollogji – Miniera, Dega Gjeollogji. Diplomohem ne vitin 1985 dhe fillova pune ne Ndermarrjen e Bakrit Kurbneshe, ne sektoret Gjazuj, Kaçinare, Derven, Fabrika e pasurimit te bakrit Rreshen. Gjate kesaj periudhe ne bashkepunim me Ndermarrjen Gjeollogjike te Tiranes, jam marre kryesisht me metalet e ç’muara. Ne vitin 1989-1990 filloje pune si krye/gjeollog i Minieres se Bakrit Rrubik, ne vitin 1991 nga sindikatat dhe levizja demokratike zgjidhem drejtor i Minieres se Bakrit Rubik, detyre qe e kam kryer deri me 12 Mars te vitit 1994, kohe ne te cilen largohem per Amerike. Me 14 mars te vitit 1994 pritem ne New York nga Marka Zef Ndreca i cili bashke me familjen e tije luftoje kunder komunizmit deri ne vitin 1950, arratiset jashte vendit duke humbur te jatin , vellain e duke lene gruan shtatzene. Ketije patrioti te ndershem, Zef Perndoces e miqve te tyre u detyrohem per pritjen e ngrohte e vellazerore dhe per ndihmesen e pare qe me dhane per te filluar jeten e re ne kete vend te bekuar. Besoje se per lexuesin eshte e lehte te kuptoje edhe origjinen time, per derisa pritem nga keta njerez, megjithate dua te theksoje se, fisi Beleshi eshte nje nder fiset me te persekutuara ne Mirdite . Gjergj Keç Beleshi eshte nje nder 14 burrat qe u gropos per se gjalli nga sistemi komunist ( lexo Masakren e 9 gushtit te vitit 1949 ne Mirdite,... Bore dhe Gjak) , por historia nuk mbaroi me kaq, ajo u pasua me 12 Beleshe te tjere, te burgosur, te torturuar e te keq trajtuar perfshire edhe babain tim Preng Ndue Beleshi, te me falni se nuk dua te beje biografi por thjeshte per kurreshtjen e lexuesit. Mbas 14 ditesh shetitje dhe vizitash ne metropolin e botes New York, filloje pune si bus boy ne nje restorant ne White Plaines New York . Ne janar te vitit 1995 filloje pune si Truck Driver, (shofer) ne Shoreline Trucking Company. Ne shkurt te vitit 1996 filloje pune ne Mesa Service Inc (Staffing Company) ne MI. Ne fillim te vitit 1996 emigrante te ardhur nga Shqiperia ishin shum pak, fillimi i punes ne nje kompani te tille do tu jepte ndihmen e pare te gjithe atyre qe do paraqiteshin per ta kerkuar ate . Qe ne fillim me kerkesen time hapem nje kurs per mesimin falas te gjuhes angleze, ku une jam e do t’u jeme mirnjohes njerzeve te mire Amerikane, Frank Scaramuzina e Vincent Meli, te cilet vune ne dispozicion nje nga sallat per shqiptaret qe te mesonin anglisht dhe, si mesuesja Anila Isaku e mbas saje Andi Roseni paguheshin nga kompania per mesimdhenjen. Ne vitin 1998 hapem nje kurs persri falas per elektricist, me 17 shqiptare plus Amerikane, keta njerez jane miqte e mije me te mire e gjithmone ma kujtojne me mirnjohje krijimin e nje mundesie te tille. Nga viti 1996 deri me sot jane mijra shqiptare qe kane ardhur ne zyren time jo vetem per pune por edhe per halle e probleme te tjera, ku jam munduar qe te beje ate qe eshte e mundur, por ndoshta jo ate qe mendonte ndonjeri ….qe do vije ne Amerike dhe do kompensoje kohen e humbur nen sistemin komunist dhe se Amerika me zi priste ti shihte keta “shpetimtare” te kombit shqiptare e me vone ndoshta edhe te “ Amerikes”, o zot ndoshta nje dite do fillojne te flasin edhe per sistemin dhe per fuksionimin e Amerikes...,megjithse kjo, nuk do te jete e mundur ne nje te ardhme te shpejte, mbasi u duhen edhe njezet vjet te tjera te lexojne ndonje fjale anglisht.....Pse duhet te mesojne anglisht ....? Ketyre njerzve nuk u duhet gje e verteta sepse ajo i semure u erreson shikimin… E mire e drejte e bukur eshte ajo qe trillojne ata. O zot.....antivlerat te flasin per vlerat!!! Kush eshte ai qe ne kete komunitet u mundua te beje dicka te mire e nuk u pergojua e nuk u sulmua nga ky lloje ..sorrolloje.... Kta te mjere qe per here te pare i kam punesuar burre e grua ne nje fabrike me $8/hr , me sa me kujtohet ne vitin 1998-99 bashke me 20 Shqiptare te tjere tek Plastic Specialty’s ., e me vone me qense “zonja” nuk e perballonte punen ne fabrike e vendosa house kiper ne nje hotel, Candlewood, “ por i kerkoije falje”… sepse Amerika nuk e dinte se cili ishte “talenti i saje” por fatmirsisht mirditoret e mije dhe te gjithe ata qe kane patur rastin te shohin shkrimet e saje “ miqsore e dashamirse” e njohin mire. Ndersa te “nderuarit” P.J i “kerkoje falje” pasi ai eshte kryefamiljare dhe nuk ka lidhje me kete histori, ai ka histori me te hidhura se kjo , por nejse...... I madhi “shkrimtare” te cilit i mungonin mjetet moderrne ,kur punonte ne detyra te “medha”ne Komunalen apo ndermarrjen e Ndertimit te Lezhes , e me vone ne shtepine botuese “8 nenetori(Kuvendi)”, bashke me Nexhmijen, mendoi se i eshte hanger haku nga D.B dhe u betua qe nuk do te punoje me ne Amerike deri sa te rregulloje komunitetin ,packa se me zi flet Shqip le qe per anglisht nuk behet fjale mbasi eshte “molle e ndaluar” per personalitete si ky, ç’te besh edhe kjo pasoje e diktatures. E pra te nderuar vellezer nuk i thone pak, njerez autodidakt kane ecur shume , betimi eshte betim, burre e grua u betuan, do te flijohemi, siç po flijohemi tash 7 vjete pa punuar por ama komunitetin, diasporen , kombin ,te tere do ti marrim neper goje, o do behet si mendojme ne, o do behet njera ....Pjeter ...Pjeter..Te mjeret Shqiptare kush i merr neper goje , pse o popull je aq fatkeq...pse ke edhe pjella te ksaj natyre...e po edhe popujt kane ..... Nga date 28 Mars i vitit 1994 e deri me sot punoj çdo dite, jo nga 8 ore por nga 16 dhe prape shikoje qe duhet te punoj me shume, besoj se edhe koleget e mije te njejten gje bejne ...por si do qofte une jam i gabuar , te drejte kane vetem “ ATA” Megjithate kjo pune e panderprere beri qe ne prill te vitit 2000 te kem nje shtepi, si shumica e shqiptareve te ndershem qe punojn e merren me punet e tyre e jo me punet e miletit, perseri une duhet te jem i gabuar, se Doktor Gjylpera i shekullit te kaluar ka mendimin se behet pa punuar… Jane mbresa te pa shlyera te ngulitura ne mendjen e tyre nga sistemi “drite dhenes” Enverian, i cile edhe macen ua kishte bere antare partie... e sot me paturpesin me te madhe etikojne te tjeret me etiketa te ksaj natyre ...,thua nuk ua njohim origjinen se kush jane ...Keta jane mbeturinat e shekullit, njerez te tille jane per t’u meshiruar, uroje qe Doktore Gjylpera i shekullit te kaluar t’mos u dale Doktore Gozhda e me shume..... O milet po s’paguat per paçavure te kesaj natyre ....neser do te keni shpifje te tjera, pa deshmitare...., nejse harrova, po ti duhen ka bashkpuntoret e tije , ku ndonjeri prej tyre u turr per te marre ndonje pjese torte ne Shqiperi nga pushteti i sapoformuar ....,por fat keçi u kthye me bisht nder shale ..., uroje te gjeje ndonje pune , megjithate eshte djale per ta pire ne “kupe”, si i thone andej nga jugu, bashe per dollibashe, Nuk ma thote mendja se ndonje shqiptare i vjeter e bujar, ta lere pa ndonje pune kte tip “seimeni”....
Me falni se dola nga tema po per kurreshtjen e lexuesit , ne prill te vitit 1999 kam marre azilin politik. Ne korrik te vitit 2001, nje grup avokatesh me marrin si perkthyes ne Greqi, qendrova 23 dite, takova shum miqe e bashkepatriote te mite, bera punen per te cilen kisha vajtur. Ishin shume shqiptare qe donin te vinin ne Amerike me vize . Avokatet plotesuan dokunmentat per 23 persona, ne baze te kontrates se nenshkruar ne mes dy paleve, me ardhjen e pergjigjes nga Emigracion Amerikane do paraqiteshin ne Ambasaden Amerikane dhe Kanadeze ne Itali. Per te mos i hanger hakun gjylperes se shekullit te kaluar, pagesa ose fia per çdo aplikant ishte $2100 ( duhet pergezuar per shifren ekzakte), nuk i thone kot mos ja ha hakun tjetrit. Me 25 korrik te vitit 2001 kthehem bashke me avokatet ne Amerike , simbas kontrates te nenshkruar ne mes te aplikanteve dhe avokateve, pergjigja e pare per interviste do te arrinte tek aplikanti nga 3 deri ne 9 muai, por fatkeqesisht me ndodhit tragjike te 11 shtatorit 2001 ç’do gje ndryshoje, jo vetem per 23 bashkatdhetaret e mije por per te gjithe boten. Me nderhyrjen time te 23 personat qe kane aplikuar kane marre paret mbrapshte nga avokatet te cilet kane plotesuar letrat e tyre , meqense keta njerez jane mesuar me deshmitare, mund te pyesin avokatin Gery Gertler numri i telefonit eshte (248) 705-9090, i cili u ka kthyer leket te 23 aplikanteve , dhe per kete ndjehem krenare se ndoshta nuk do tua kishin kthyer te gjithe paret , por kam insistuar me hapje gjygji kunder tyre ne qoftese klientat shqiptare nuk marrin parate mbrapshte. Nuk po flase per hesape fitim sepse lexuesi eshte ne gjendje ta beje vete kete llogari. Duke punuar ne nje zyre punsime per me shume se 11 vjete eshte e vertete se jam marre edhe me perkthime, jam marre edhe me probleme emigracioni, jam munduar qe ti ndihmoje me aq sa kam patur mundesi , por si i themi ne nga ana jone - po dual djale eshte i imi po dual vajze eshte e jotja-, kto le tja leme ti gjykojne ata qe kane ardhur tek une per ndihme, megjithate dua te theksoje se simbas statistikave te Emigracionit te Detroitit per vitin 2000,2001,2002,2003,2004,2005,para Judge Robert D. Nrewberry jane paraqitur 26,2% shqiptare, 4 % kineze 18% irakian 7% Mauritania 6% Jugosllavia dhe 38% nga vende te tjera te botes, nga 1339 keisa per azil politik jane dhene vetem 398 dhe jane kundershtuar 939, nga te gjithe keisat e paraqitura para tije simbas kesaje llogarije, i takon qe te kene fituar per 6 vjete vetem 104 shqiptare. Para Judge Elizabeth A. Hacker ne kto 6 vjete jane paraqitur 20% shqiptare , 14 irakian, 8 % jugosllave 5% libaneze 5% kineze dhe 48% nga vende te tjera te botes,nga 826 keisa per azil jane aprovuar vetem 141 nga te cilat simbas kesaj perqindje i takon qe 28 veta te jene Shqipetare , pra shifrat me duket se flain shum qarte per kete problem .
Ne vitin 2004 lidhja e Inteluktualeve Shqipatro- Amerikane e pa te arsyeshme te bente nje studim mbi ardhjen e Shqiptareve ne Amerike dhe mundesine e rregjistrimit te popullsise Shqiptare ne MI , per kete u ngrit nje grup pune ku pjestar i ketij grupi isha edhe une ,mbas nje pune 9 mujore e paraqitem kete projekt para nje perfaqesie te gjere te komunitetit, ne perbereje te se ciles ishin : perfaqesuesit e komuniteteve Fetare, e shoqatave te ndryshme,si dhe individe me vlera perfaqesimi te cilet e miratuan kete projekt. U gezuam per aprovimin e ketije projekti, sepse te gjithe ishim te fituar dhe asnje nuk kishte fitim personale, eshte me dinjitoze te thaush pershembull …..se jemi 150000 shqipetare ne MI, nga te cilet 27000 jane shtetas Amerikane,32000 jane me grin karte dhe behen shtetas ne vitin 2009 , 18000 me azil politik....etje, nga te cilet 4000 votojne republikan dhe 7000 votojne demokrat e 3 mije jane te pa deglaraur... etje .(thjesht shembull). Te gjitha kombet e emancipuara te botes i zgjidhin problemt e tyre kombetare e nderkombetare, nepermjet votes se lire . Pse ne shqiptaret ne shekullin e 21-te t’mos i zgjidhim problemet tona permes votes? Pse kjo vote e fuqishme e ketije komuniteti te mos behet nje nga urat lidhese ne mes Amerikes dhe trojeve nga kemi ardhur? Pse te mos i zgjidhim problemet e hallet e mprehta me fuçine e mendjes? Pse duhet te zgjase kaq shume vendimi per dhenjen e statusit perfundimtare te Kosoves? Pse Shqiperia te mos jete ne nje Plan Marshalle ose t’mos kete Statusin e nje Vendi te Favorizuar per Investime.........? Ky ishte qellimi i grupit te punes dhe i punes voluminoze me shum se 9 mujore te kryer nga kryesia e lidhjes intelektuakle dhe grupi i punes, ku duhen falenderuar te gjithe ata qe investuan kohe voluminoze si :Marjan Dema, Ledio Veseli, Eduard Aliko, Ndue Ivanaj, Gjovalin Kaçorri, Xhorlina Marko, Dajana Trumce, Gjon Gjolleshaj e te tjere. Si ka mundesi qe njerez te ketije niveli, qe ndjellin vetem keq nuk arriten te thone edhe nje fjale te mire per kete kohe te investuar qe u sherbente te gjitheve? Si ka mundesi qe komuniteti apo persona te respektuar, tu hapin rruge elementeve te tille negative e xheloze qe çdo gje te bardhe e pozitive duan vetem ta nxijne, si ka mundesi qe njerez dinjitoze te pranojne ne webet e tyre paçavure te ketyre shpirt zinjeve te ketyre njerzve medioker? A nuk e dine keta njerez se sot edhe kafshet jane te regjistruar e jo me njerzit? A nuk e dine keta te mjere se gjeja e pare qe i jepet nje foshnje kur linde eshte çertifikata e lindjes...., besoj se tashme kane patur rastin ta mesojne nje gje te tille, ...si s’kane turp keta njerez qe thirren e qirren qe do te paguajme 10000 dollare qe te mos hape DB bisnes,... a harrojne keta te mjere se jane ne Amerike e jo ne Shqiperi, ..., Me falni , harrova, se ata akoma nuk dine te lexojen e te shkruajne anglisht se nuk eshte gjuhe e nenes, jane kombetare i urrejne gjerat e huaja ..... sorry. A s’kane turp keta njerez qe hapin lloje lloje parullash tek njerzit vetem per t’i frikesuar e per te mos u bere gjerat e mira..... O njerez te mire ju duhet tu thoni –stop- ketyre mynxyrave, ketyre mbeturinave te shekullit te kaluar, ketyre gozhdeve te harruara te sistemit enverian. Mendoj se koha ne te cilen jetojme kerkone me shume qe njerzit ti duan te miren njeri tjeterit dhe kombit , te ofrojne mirkuptim e bashkpunim e jo perçarje, mjaft me pseudot.. , mjafte me shpirte zite , mjafte me te liget , mjafte me intrigantet...mjafte me parazitet ...mjaft me xhelozet , behuni njerez dhe respektoni mirnjohjen se eshte nje nga virtytet me te çmuar qe e dallon njeriun nga speciet e tjera... Komuniteti yne ka nevoje per bashkim, ka nevoje per njerez te mire, ka nevoje per njerez qe dine dhe jo per ata qe akoma lexojne abetaren. I nderuari Don Anton Kçira ne vitin 2005 leshon alarmin per ndalimin e deportimit te Shqiptareve. Me ndihmen e aktivistit Gjevalin Gega kerkohet nje takim me senatorin Carl Levin, takimi aprovohet per 5 veta, ne zyren e tije ne Detroit , meqense une kisha qene referuesi kryesore i projektit per rregjistrimin e popullsise dhe kisha shume informacion e statistika per ardhjen e shqiptareve ne MI, don Antoni kerkon qe prezantimin para senatorit per kete problem ta beja une. Me date 11 prill te vitit 2005 ne ora 10 :30 AM nje grup prej 4 vetash marrim pjese ne takimin me Senatorin Carl Levin. Ne perberje te grupit ishim don Anton Kçira, Imam Shuaip Gerguri, Gjevalin Gega dhe une, ishte i ftuar edhe zoti Ekrem Bardha, por nuk mori pjese.
Takim me 11 prill 2005 Nga e majta ne te djathte : Gjevalin Gega, Don Anton Kcçira, Senatori Carl Levin, Imam Shuaip Gerguri, Dede Beleshi. Me 11 prill 2005.
Problemet u priten mjafte mire nga senatori, biles na udhezoje se si duhet te vepronim me komunitetet shqiptare ne shtetet e tjera te Amerikes, gje per te cilen nuk do zgjatem sepse eshte shkruar edhe ne gazeten Iliria nga zoti Zef Lleshi. Mbas nje pune te vazhdueshme dhe kembngulse te don Anton Kçires , don Ndue Gjergjit dhe Gjevalin Geges ,vazhduam bisedimet per kete problem me bordin e NAAC-ut ,por nuk patem shum rezultate , per arsye se me sa duket ky feneomen nuk ishte shume shqetesues ne shtetet e tjera te Amerikes. Takimet tona per kete qeshtje u pasuan me takimet me perfaqesues te shtetit te MI. Ne vjeshten e kaluar muarem 3 shqiptare te cilet kishin probleme, ne takim, me kongresmenin Meisner ( MI Legislation).Po vjet ne dimer para zgjedhjeve per Governatore te shtetit te MI , ne zyren time, beme nje takim me perfaqesues te Governatores, ku ne mes problemeve te tjera ngritem edhe problemin e emigranteve. (shih artikullin e Rush dragut tek Albdreams.) Kohet e fundit shikohet nje deportim ne mase i Shqiptareve , keshtu qe te dy kishat leshuan alarmin, nga zoti Gjevalin Gega u be e mundur qe te pranohej nje takim ne Lansing, me perfaqesues te Governatores se MI.
Takimi me 15 mars 2007 , me perfaqesues te Guvernatores se MI. Nga e majta ne te djathte : Gjevalin Gega, Don Anton Kçira, Kirsten G.Simmons, Jenita Moore, Imam Shuaip Gerguri, Dede Beleshi , Don Ndue Gjergji.
Para se te shkonim tek Guvernatorja beme nje konsultim per kete qeshtje me David C. Koelsch (Director Immigrcion Law Clinic School of law). Takimi u prit me mjafte interes dhe me mjafte habi .Njerzit e “zgjuare”, gozhde te ndryshkura dhe monstra si ato, vazhdonin e vazhdojne te vjellin vrere , vazhdojne te flasin per ligjin kur nuk kane mundesi te lexojne apo te kuptojne nje llafe, vazhdojne te ndjellin panik ne komunitet. Shkojne ne kishe kur mund te besojne ne cdo gje... por jo ne zot e ne krisht , ...me falni se harrova ,shkojne per te marre informacion se kush hyri e kush doli... Me date 16 Mars Don Anton Kcira ne kishene e Shen Palit lutet per te gjithe ata qe kane probleme me emigracionin . Ne lutjet e udhes se kryqit muaren pjese me shum se 1000 vete.Po ne kete date bashke me don Antonin i japim nje interviste per kete problem gazetarit Robert Delaney. Me date 18 Mars Gazetari Robert Delaney merre ne interviste 2 familje Shqiptare,( shif Gazeten Archidiocese of Detroit te dates 23 mars 2007). Mbas publikimit te ketije artikulli, me date 30 mars tek kisha Zoja Pajtore japim nje interviste per Fox News ,Vera Rajta, don Ndue Gjergji , Gjevalin Gega dhe une. Ne te njejten kohe per te shtyre kete qeshtje ne Washington DC eshte angazhuar nga NAAC, Avni Mustafa. I shpjegova te gjitha keto per tu bere te qarte te gjithe atyre qe nuk kane nje informacion te plote , se cili ishte ky grup “gangsterash”, nga kush perfaqesohej, cili eshte interesi i tyre, kush e kryeson ate dhe cili eshte roli i ketije grupi.KY GRUP KERKON
NDALIMIN E DEPORTIMIT TE SHQIPETAREVE DERI NE DALJEN E NJE LIGJI TE RI PER EMIGRANTET.
Te dashur vellezer shihni rolin djallzore dhe katile te ketyre shpirt zinjeve qe duan tu bejne te gjitheve keq, shikoni me c’fare djallzie... se do me vinte “keq” te thoja me c’fare injorance per njerez te ketij niveli. Gozhda e Ndryshkur, propozon qe te interesohet presidenti ose kryeministri i Shqiperise per emigrantet shqiptare ne Amerike, d.m.th. ti trajtoje si emigrant ekonomik, si meksikanet apo si shqiptaret ne Greqi, d.m.th te shumzohen 10 vjete nga jeta e tyre me zero, te kthehen mbrapsht nga kane ardhur, ani pse kane kerkuar azil politik, ani pse kane 10 vjete qe punojne duke paguar taksat , ani pse kane humbur çdo gje qe kane patur andej nga kane ardhur...a mund te kete me propozim djallzore se ky, O njerez qe nuk e dini se kush jeni.... por ama e “dini” se kush jemi ne , ju pyes kush mund ta perfaqesoje me denjesisht komunitetin, me mire se perfaqesuesit e komuniteteve fetare? Kush mund ta perfaqesoje me mire komunitetin se don Anton Kçira i cili me menaxhimin e tije prefekt dhe me ndihmen e malsoreve fisnik ka bere nje kishe qe e kane lakmi edhe komunitete me te vjetra se ne shqiptaret? Kush jeni ju o njerez qe njihni kedo por nuk njihni vehten tuaje ,... shkoni ne ndonje vende qe t’ju dale djalli nga barku e kthehuni ne jeten normale , shihni punen tuaje dhe leni njerzit ne punen e tyre, .. per njerez si ju gjithmone ka vend per meshire, ju meshiron nje komunitet i tere, e jo ne mirditoret qe s’keni lene gje pa vjelle per ta, pa ju bere as nje te keqe por vetem mire, por e mira katilin gjithmone e vret e verbon . Hajde Gozhde e Ndryshkur hajde....
GANGSTER ME KOLLARE Elinda MARKU
D.B-ja eshte njeri prej shqiptareve "patriote" i cili po te kishte studiuar ne shkollat me te famshme te mashtrimit, po qe se do te kishte ne ndonje vend te botes shkolle te tille,nuk kishte per te patur kaq shume sukses dhe jetegjatesi. Eshte e habitshme se si D.B numeron rreth mijra te mashtruar. Packa se asnjehere nuk e ka patur fatin dhe aftesine te kandidohet per tu votuar. D.B-ja yne u arratis nga shqiperia mbas viteve 90. Fillimisht u vendos ne NY, dhe me vone ne Mich. Dhe ne kete fillim punoj pune si te gjithe emigranetet e sapoardhur. Por pa humbur shume kohe, arriti te punesohet prane nje zyre punesimi. Ku ne intervisten e pragpunesimit iu desh te premtonte me te drejte se po ta merrnin ne pune ai ka per te mundur ti gjej kesaj kompanie punesimi mjaft krah pune, pasi shqiptaret e tij ishin me shumice ne kete shtet, dhe se shtoheshin dita dites. Shpejt e shpejt shqiptaret e gjeten "shpetimtarin" e tyre. I cili jo vetem pune u premtonte shqiptareve te sapoardhur ne Mich, por sidomos shqiptareve qe u nevoitej nje perkthyes dhe nje avokat per plotesimin dhe marrjen e dokumentave te emigracionit , u premtonte ameriken e vertete. Mirepo meqe D.B-ja jone nuk pati kohe te humbiste , nuk kish pse te behej avokat, sepse ishte shume me e lehte te gjente te bijen e nje avokati te njohur dhe t'ua prezantonte ate si njeren nga avokatet me te zonjen prane zyres se emigrimit. Keshtu qe DB-se filloj t'i mbushej zyra plot nevojtare, xhepi plot me para, ndersa shqiptarve shpirti me shpresen se kane gjetur nje vella te tyre qe gjithesesi po ben dicka per te miren e tyre. Mbas nje kohe relativisht te gjate, mesohet se avokatia e zgjedhur nga DB-ja dhe vete ai nuk po benin asnje dobi ne paisjen e asnje shqiptari me dokumenta , perkundrazi , po fitonin deperttation, madje edhe miq te aferm, ose kusherinj te DB-se u eshte dashur jo vetem te lene Mich per ti shpetuar depertimit, por te lene edhe mbiemrin e te zhduken , per rifilluar dokumentat nga e para, per te paguar avokat diku tjeter. Keshtu qe pak e nga pak viktimat filluan te rrallohen. Duhej marre nje aksion tjeter. Me nje zgjuarsi te lakmishme DB - krijon nje bande te cilen e quan "grup pune", sajon ca formulare special, siguron vize per Greqi , dhe niset per gjueti viktimash. Vendoset per ca dite ne greqi me gjithe banden e tij, stafin, grupin e punes, dhe hap lajmin tek emigrantet shqiptare ne Greqi se na paska ardhur nje grup pune nga amerika e cila ka sjelle ca formulare me te cilet mund te fitohet vize punesimi ne USA. Kush eshte emigrant shqiptare ne Greqi qe nuk do ta kishte enderr te punesohej e te riemigronte ne Amerike, dhe qe nuk do te paguante te gjitha kursimet e vitit per nje vize ligjore sic e ofronte DB-ja.???? Shqiptaret shkuan e plotesuan formularin dhe e paguan gjoben $ 2100 per formulare. Moren numrin fallso te tel te DB , avokates se famshme dhe fjeten ne dafina se kishin paguar vizen per ne USA. Kthehet DB-ja , dhe me tu kthyer ia keput e belne nje goxha shtepi. (Nuk tha askush se e bleu shtepine me leket e fakirave qe mashtroi ne Greqi, askush ende nuk thote as nuk mendon se shtepine e bleu me leket e tyre!). Por thjesht pyesin sa veta erdhen nga ata qe e plotesuan dhe e paguan aplikimin e D.B-se???? Sa veta erdhen ose te pakten sa vetave iu kthyen parate???? Me renien e ekomonimse zyra e punesimit ku DB-ja ishte i punesuar si agjent , u mbyll. Keshtu qe edhe DB-ja e humbi zyren , punen dhe shansin per te mashtruar. Po nje mashtrues kur behet profesionist, vjen nje dite dhe nuk rri dot pa mashtruar edhe falas po te jete nevoja. Fantazia e nje mashtruesi ia kalon edhe fantazise se G.G. Markezit. Dhe cfare krijon? Per tu bere patriot kesaj here, jo per para, sjell nje ide marramendese. Krijon nje grup te ri pune. Kesaj here duke perdorur figura te komunitetit. Dhe nuk e ka kerkush iden se si ka mundur t'i bind, qe t'u bejne thirrje shqiptareve pa dokumenta dhe familjeve qe u jane depertuar pjetar te familjes, te shkojne prane kishave e te plotesojne forumlaret e pergatitur nga grupi i punes. Sepse ky grup na paska krijuar nje reputacion kaq te fuqishem , sa te mund t'i propozojne governatores , zyres se emigrimit, dhe nje senatori, te thyejne ligjin, ose ta dryshojne ligjin e depertimit, vetem e vetem per shqiptaret. Meqe qenka kujtuar (nese eshte kujtuar) D.B-ja se shqiptaret jane te mire , punetore etj etj dhe nuk duhen depertuar. Ky grup ka bere gati formularet dhe i gjeni ne dy kishat , dhe te gjithe ata shqiptare qe jane pa dokumenta (status ) t'i plotesojne keto formulare e tia japin grupit te punes , qe keto me "statistika" dhe me fakte te shkojne e t'i thone ligjit STOP.Ti thone ligjit pusho se ekzistuari , dhe se funksionuari se keshtu mendojme dhe duam ne. A duhet besuar nje perralle e tille? C'eshte ky grup? Kush e njeh kete Grup?,Ku njeri prej anetareve te ketij grupi nuk dihet nese ka patur kurre ndonjehere nenshtetesi shqiptare, ky tjetri nuk i dihet a ka patur dhe a ka per vete status emigranti (green card)akoma. Dhe perdorin te vetmen dashuri te mirfillte qe kane shqiptaret ketu, dashurine dhe perkushtimit e dy prifterinjve , per te fshehur mekatin e tyre nen veshjen e priftit. Mbi c'baza eshte mbeshtetur kjo fantazi? Kjo genjeshter e madhe , dhe ky absurditet???. Do te kishte qene me e besueshme sikur ky grup pune qe eshte kujtuar t'u doje te miren shqiptareve dhe familjeve shqiptare , nese vertete jane kujtuar , megjithese paksa si me vonese, te kishin ftuar nje perfaqesues te shtetit te tyre,(megjithese mund te mos e duan shtetin e tyre) , president, kryeminister, a ku e di une, te beje propozime te tilla . Se shqiptaret e kane nje atdhe, nje atdhe qe ka shtet, dhe qe ky shtet ka te drejten legjitime ti perfaqesoje shqiptaret ne menyre dinjitoze. Dhe ne emer te tyre te kerkoje tolerime, te kerkoje hapsire per emigrantet e tij. Si u perfaqesoka nje komunitet, nje komb(kombesi) me nje grusht njerezish te njohur e te pa njohur. Me nje grup njerezish cfaredo, apo me nje grup gangsterash, brenda te cilit kane arritur te perziejne dhe meshtaret. Si vazhdon te besohet se shqiptaret jane kaq te marre sa te bejne petulla me uji???. Zoti im , te paret ruaj prifterinjte prej bandave te tilla, e prej mashtruesish te tille, pastaj na ruaj edhe Ne. Ruaj o Zot edhe keto njerez qe nuk e di sa nga ku u buron gjithe ky guxim e gjithe kjo marrezi.
Na ruaj o Zot te gjitheve!!! |
|
|
|