|
Paqartesite e pergjigjes se Dedes Elinda MARKU
Per botim ne ALBDREAMS....pergjigje per shkrimin e D. Beleshit Shpenzova me teper kohe se sa duhet, duke lexuar shkrimin e dt 31 mars 2007 me titull "Njerezit qe njohin komunitetin, diasporen, kombin, boten e me tej " por qe nuk njohin veten e tyre. Mberthyer ky titull ne thojza e ne vija kilometrazhi pafund , ku udheton biografia e shefit te kuadrit, te minieres. Meqe paragrafet biografike turbullojne ujin ne vend qe te justifikojne qellimin , nuk me mashtroji as nuk me turbulloji dot, e lash dhe po rindalem prap vetem ne nje stacion, ne aeroportin e Detroitit. Pikerisht aty ku ti u nise me canten e diplomatit dhe u ktheve me ate te perkthyesit.
Edhe njehere; 1.-Cili eshte nr (lloji) i formes qe mbushen aplikanatet ne Greqi?Duke mesuar nr e formes , ne mund te lexojme edhe pa perkthyes si ti bazueshmerine ligjore amerikane , per viziten e grupit te avokateve, shitjen ,dhe premtimin qe u be shqiptareve per ti paisur ato me azil politik . 2.- A mund te na besh te qarte ne qe njohim boten por qe nuk te njohim ty, si , kujt dhe kur lindi , ideja dhe inisiativa per te ngritur nje grup avokatesh amerikane dhe per te shkruar ne Greqi? Dhe pse pikerisht ne Greqi???? 3.-A keni qene ne dijeni ju, qofte si perkthyes ose thjesht si shqiptar dhe mik i avokateve , me programin qe doli nga kjo inisiative??? 4.- A e perkthyet ju kete program per shqiptaret te cileve do tu drejtoheshit ne Greqi , fillimisht nepermjet gazetes Liria ku ne kete gazete pervec te tjerash prezantoheni personalisht ju, madje pa harruar te shoqeroni prezantimi me foton??? Nese e perkthyet programin ky program a u firmos nga perkthyesi? Na i thua dot emrat e ketyre avokateve ? Dhe nga cila kompani avokatie u shkeput ky grup avokatesh? I mbeshtetur ne cilin ligj??? 5.-Kur na qenkan kaq famose keta avokate , pse nuk jane asnjehere prezent ne takimet tuaja me njerez te larte te administrates amerikane? Pse nuk jane pjese perberese e ekipit qe keni ngritur per ceshtjen e emigranteve ketu ne USA. 6.- A mund t'ua shuash kureshtjen shqiptareve te tu te mire, ose miletit te cilit i drejtohesh ne pergjigjen e mesiperme , duke ua publikuar nje model te formularit qe u perdor ne Greqi? Kesaj here please jo foto tuajat , por thjesht modelin e formularit , aplikimit qe mbushen shqiptaret ne Greqi!! 7.-Kur ti ishe vetem ne rolin e perkthyesit brenda ketij grupi avokatesh, pse more pergjegjesine e kthimit te parave ? Thjesht per ceshtje krenarie? Pasi ju thoni; Per kete ndihem krenar se ndoshta nuk do tua kishin kthyer gjithe parate, por kam insistuar me hapje gjyqesh kunder tyre, nqs klientet shqiptar nuk marrin parate e tyre mbrapsht. A nuk shpjegon kjo fjali juaj , ne lidhje me insistimin dhe kercenimin qe u ke bere ti avokateve per tu kthyer parate shqiptareve se keta mund te mos kene qene aspak avokate famoze , por hajdute? 8.- Si ka mundesi se brenda te njejtit shkrim e te njejtes pergjigje thua , se jane avokate famose por qe ty te eshte dashur te insistosh per nje kohe te gjate qe ata tua kthejne parate shqiptareve??? 9.-Sa je i sigurte , qe ky grup avokatesh u moren parate vetem 23 vetave dhe jo psh 123 vetava? Si u vertetua kjo shifer? A eksizton mundesia qe te kene mbetur shqiptare te tjere pa u kthyer parete??? A ka patur ndonje rast qe klienetet shqiptare ne vend te shumes $2100 te kene paguar $2500.???? 10.- C'u be me fatin e nenes mirditore qe arriti te vinte nga Greqia ne Michigan nepermjet nderhyrjes se grupit te avokateve qe shoqeruat ju? E ka fituar kjo nene -kjo grua , kjo moter azilin politik? Po familjen e ka terhequr akoma?Me cfare vize u pajis ajo? Dhe pse ajo fiton vizen e vetme, duke e shkeputur nga familja , kur garant nuk kishte hyre nje idivid dosido, por nje grup avokatesh?!!!Madje nje grup avokatesh i shoqeruar me perkthyes. 11.-A mund te na tregosh se si duhet ta kuptojne gjithe kete veper njerezit e tu te mire, ose mileti.??? 12.- Ju thoni se midis grupit te avokateve dhe njerezve te tu te mire ne Greqi kishte nje kontrate, si mund te shohim ne nje model te kontartes? 13.-Po midis avokateve dhe perkthyesit cila ishte kontrata??? 14.- Thuhet se ju personalisht , ne ambientet e ambasades amerikane ne Athine jeni takuar me nje ish politikan Grek? Sa e vertete eshte kjo? Nese jeni takuar a mund te na thoni kush ishit ju qe e takuat ishpolitikanin grek, ose me mire te themi politikanin grek ne pension? Kush ishit ju? Ishit thjesht nje perkthyes? THjesht nje shqiptar? Ndonje perfaqesues, ndonje titullar, politikan ...? Dhe a mund te na thoni cfare u bisedua me ishpolitikanin grek brenda ambasades amerikane?Dhe pse pikerisht brenda ambasades amrikane? 15.- Si eshte e mundur qe ju deklaroheni ne komunitet me kaq vonese per kete veper qe po te ishte realizuar, mund te kishte qene e dobishme? 16.-Sipas njohjeve tuaja ky grup avokatesh a ka vepruar korrekt me ligjet...? Dhe sidomos kur behet fjale per azil politik? Kush, ku dhe kur u mbushen ceshtjet per azilin politik? Ne hollin e hotel Hillton, ne zyrat e ambasades , para se te shkonte grupi nga amerika .... apo do te plotesoheshin mbasi klienti te hynte ne amerike????
*** Vijme tek ceshtja e dites , kjo e depertimit te tanishem. Une qe nuk di asgje, kam degjuar dhe lexuar nepermjet medjave , disa here qe Ekrem Bardha eshte takuar shpesh me kongresman, me senatore, deri dhe me kreun e shtetit amerikan , si e shpjegoni ju mosmarrjen pjese te tij ne "takimin me 5 veta", dhjete dite mbas dites se rrenave ? A mund te na thuash ti, nga pozita e "elitarit" se si ka mundesi qe ne keto aksione pompoze nuk marrin pjese gazetaret? Apo ju mbani lart parimin- Kur te mbarojme pune , therrasim korrespondentet vullnetare, dhe gazetaret amatore.??? Diku mes rrjeshtave te pergjigjes tuaj lexova pohimin "Kohet e fundit shikohet nje depertim ne mase i shqiptareve". si ka mundesi qe sa here ju merrni ne "mbrojtje" emigrantet fillon fshesa-depertimi.??? Na thoni , te pakten dhe sidomos per njerezit e mire , ose miletin qe i drejtoheni ju me shkrimin tuaj, a thua jeni ju thuprat e kesaj fshese???? ... Dhe se fundi , meqe bota i paska rregjistruar edhe kafshet , ne do te studiojme per ta, duke filluar se pari me URITHIN! Elinda Marku |