Home Emigrantet Amerike Revista"Kuvendi"...kliko ketu...
|
|
Revista"Kuvendi"...kliko ketu... |
Gjashte vjetori i revistes “KUVENDI”
Revista” Kuvendi”, një botim kombëtar, informativ dhe kulturor, me datën 28 Maj 2007 bën 6 vjet nga dalja e numrit te parë. Për 6 vjet, kjo revistë, ka qënë në shërbim të komunitetit shqiptar të Michiganit, duke pasqyruar të gjitha evenimentet më të rëndësishme dhe, duke iu gjendur pranë të gjithë atyre, që kanë pasë nevojën e saj. Në respektim të fjalës së lirë, nuk ka lejuar asnjë llojë censurimi, edhe kur mendimet kundër, janë drejtuar në adresë të botuesit. Mbrojtja e fjalës së lirë, nuk do të thotë, shpërdorim i të drejtës së botimit dhe të etikes profesionale. Veprimtaritë historike dhe kulturore, nuk kanë mbetë vetëm në kuadrin e shtetit, ku ka qendrën kjo revistë, por ka pasë një rreth shumë më të gjërë lexuesish dhe bashkëpunëtorësh. Atë e kanë lexuar në Tiranë e në Lezhë, në Tuz e në Prishtinë e deri ne Korçën e largët. E kanë lexuar ne Zvicer e Gjermani, në Greqi e Itali e deri në Australi. Për të janë prononcuar dhe kanë bashkëpunuar, përsonalitete të kultures dhe politikës , nga të gjitha trojet shqiptare ndaj, me këtë rast, i përshendesim dhe u premtojmë, se ajo do te jetë një dritare , përherë e hapur për krijimtarinë dhe mendimet e tyre.
Me rastin e 6 vejtorit të krijimit të saj, kjo revistë, me datën 27 Maj 2007, në orën 7:00, në një nga ambientet e Kishes së Shën Palit, do të bëjë një takim festiv, me krijues dhe bashkëpunëtorë të saj. Hyrja do të jetë me ftesa.
Botuar ne www.revistakuvendi.com |
|