Home arrow Njoftime arrow Te cdo kohe arrow Masacra Virginia Tech...kliko ketu..
Masacra Virginia Tech...kliko ketu..
Presidenti Bush merr pjesë në ceremoninë për viktimat në Universitetin Virxhinia Tek
Zeri i Amerikes

Studentë, profesorë, anëtarë të komunitetit dhe një numër udhëheqësish politikë, përfshirë presidentin Bush, janë mbledhur në kampusin e Universitetit Politeknik dhe Shtetëror të Virxhnias, i njohur si “Virginia Tech”, për një ceremoni ngushëllimi për 33 personat, që humbën jetën dje.

Qindra njerëz mbushën Stadiumin Cassell në Virginia Tech në Blleksbërg të Virxhinias. Ceremonia filloi me luajtjen e himnit kombëtar amerikan. Fjalime mbajtën për të pranishmit presidenti Bush, guvernatori i Virxhinias, Tim Kein, presidenti i universitetit, Çarls Stegër, e të tjerë. Ceremonia vazhdon.

Policia në Virginia Tech identifikoi personin e armatosur, i cili vrau 32 vetë dhe veten dje në një auditor të universitetit, si student nga Koreja e Jugut.Image Policia e indentifikoi atë si Cho Seung-Hui, student i vitit të fundit në moshën 23-vjeçare.

Policia e Virxhinias thotë se sipas analizave balistike, një nga pistoletat që u përdor në masakrën brutale në auditor, u përdor edhe në një nga konviktet e universitetit dy orë më parë, ku mbetën të vdekur dy vetë. Policia nuk ka vërtetuar plotësisht se Cho ishte personi që hapi zjarr në të dy godinat dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të incidentit më të rëndë në komplekset e universiteve në gjithë historinë amerikane.

Shefi i policisë së Virginia Tech-ut, Wendell Flinchum, e indentifikoi personin e armatosur si Cho Seung-Hui, student 23-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili qendronte në konvikt dhe studjonte për anglisht. Flinchum tha se autoritetet federale kanë bërë analizat balistike të armëve që u përdorën në këtë masakër, që ndodhi në dy godina të ndryshme të kompleksit universitar.

"Një pistoletë me kalibër 9-milimetra dhe një tjetër me kalibër 22 milimetra u gjetën në godinën Norris. Rezultatet e analizave laboratorike tregojnë se të dy këto armë ishin përdorur në të dy vendet e të shtënave”, tha shefi i policisë.

Gazeta The Washington Post citon një dëshmitar që thotë se Cho i ndërmori këtë akt të përgjkshëm me një pamje serize dhe të qetë në fytyrë. Zyrtarët thonë se ka arsye të mendohet se ai ishte i vetëm, por ata po hetojnë nëse ai mund të ketë patur ndihmë nga një person tjetër. Ekzaminuesi i mjeksisë ligjore thotë se do të duhen disa ditë për të identifikuar saktësisht të gjitha viktimat.

“Ne do të punojmë me qendrat e ndihmës për familjet dhe me familjet për të mbledhur informacionin e nevojshëm për identifikimin e viktimave”.

Studentët në kompleksin universitar të Virginia Tech-ut kanë po mbajnë zi për viktimat. Një student i shprehu ndjenjat e tij në këtë mënyrë:

"Në fakt ne jemi ende të tronditur. Nuk e kam të qartë akoma përmasën e kësaj tragjedie. Dje patëm një ditë të gjatë”, thotë një student.

Guvernatori i Virginia-s Tim Kaine, i cili ishte në Japoni për një vizitë tregtare dy javëshe, u kthye menjëherë në Virxhinia pas të shtënave. Presidenti Bush do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor në kompleksin e universitetit. Presidenti Bush tha se shkollat duhet të jenë vende të sigurta dhe kur kjo siguri shkelet, pasojet ndjehen në të gjitha auditoret e Amerikës. "

Sot vendi ynë ndan hidhërimin me ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në Virginia Tech. Ne i ruajmë viktimat në zemrat tona. Ne lutemi për ta dhe i kërkojmë zotit t’i ngushëllojë ata që po vuajnë sot”, tha presidenti Bush.

Në Kongres, kongresmenë dhe senatorë u mblodhën për një moment heshtjeje në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, senatori, Harry Reid, tha në lidhje me këtë krim të pakuptimtë se “ajo që duhet bërë tani për tani është të mendojmë dhe të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre, secili me mënyrën e vet”, tha senatori Reid.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.