Home arrow Emigrantet arrow Amerike arrow Zef Lleshi Detroit...kliko ketu...
Zef Lleshi Detroit...kliko ketu...
MALESIA DHE MALESORET I KANE SYTE DHE
VESHET NGA TIRANA DHE PRISHTINA

( Interviste me dom Anton Kciren, famullitar i Kishes se Shen Palit ne Detroit )

- Dom Atoni ju pak dite para kremtimit te Pashkeve keni bere nje vizite ne Malesi. Cili ishte qellimi i vizites suaj atje?
- Une kam patur probleme shendetesore,konkretisht kam ndjere dhimbje ne supin e djathte . Kisha degjuar se ne Malesi eshte nje vend ku perdoret banjo termale per kurim te semundjeve reumatizmale, keshtuqe u nisa per disa dite.
- Me kete rast ju keni vizituar edhe te shqiptaret qe mbahen ne burgun malazez.
- Po. Meqe gjindesha atje, nuk mund te rrija pa vizituar edhe te burgosurit ,ku disa prej tyre jane edhe antare te famullise sone si, Kol Toma, Rrok Dedvukaj, Pjeter Martini( Dedvukaj), pra ndjeja nje detyrim per keta bashkatdhetare qe vuajne ne burg ne Mal te Zi.
- Pra ju ne njefare menyre keni shkuar per tu dhene mesazhin se Kisha ë Shen Palit eshte prane jush.
- Kisha e Shen Palit dhe une i kemi perkrahur dhe i perkrahim se ata jane vllezerit tane, ne sensin njerezor , pra qe ata te trajtohen ne baze te normave njerezore dhe ligjeve nderkombetare, por nuk i mbrojme ne ato gjerat ë keqia qe mund te kete bere dikush dhe natyrisht nese kane shkelur ligjet ë atij vendi ,ata do te pergjigjen per gabimet ë tyre, pasi sic dihet ne faqen e fundit te pasaportes amerikane shpjegohet qarte se shtetasi amerikan kudoqe te ndodhet , mban pergjegjesi dhe denohet ne baze te ligjeve te atij vendi , ku vepron, keshtuqe une nuk kam shkuar te perkrah gabimet ë tyre, pork am shkuar per ti pare dhe per te biseduar rreth shqetesimeve qe ata kane, duke ju thene se ne jemi me ju, por thashte zoti qe te jene vertet te paster dhe te pafajshem ,ashtu sic pohojne ate vete.
- Kujt ju drejtuat atje per te siguruar takimin me te burgosurit?
- Ne fillim kam shkuar me Nikoll Camajn, i cili eshte kryetar i parlamentit te komunes se Tuzit. Ate dite shkuam tek burgu, por na thane qe nuk eshte ë mundur te takohemi te shtunave dhe te dielave ,pasi ata akoma nuk kane dale ne gjyq dhe ne periudhen e paraburgimit, ne baze te ligjit te atjeshem , mund te beheshin vizita vetem gjate diteve te tjera te javes. Atehere ne ju drejtuam deputetit te Malesise Vasel Sinishtaj i cili pas kontakteve me autoritetet ë burgur ,caktoi oren dhe diten ë takimit. Bashke me Vaselin kemi shkuar diten e caktuar ,ku autoritetet ë burgut na kane pritur sipas rregullave. Na priti ne zyren ë tij drejtori i burgut qe mesa me kujtohet emrin e kishte Radovanovic. Ai na serviri kafe ne fillim dhe me pas porosity sekretaren e tij te sillte mole ne tavoline.Gjate bisedes ne theksuam se duhet te jete nje keqkutpim qe ka bere qe keta shqiptare te gjenden sot ne burg . Ata jane gjendur ne “wrong time and wrong place” kur jane kryer arrestimet. Takimi me te burgosurit u be ne zyren e kryetarit te gjyqit, dhe jo ne mjediset e burgut ,ku behen takimet zakonisht. Ne fillim pyetem se me cfare gjuhe mund te perdorim per te komunikuar me te burgosurit dhe na tha qe jeni te lire. Aty i sollen te burgosurit nje nga nje te zgjidhur. I pari edhe Rrok Dedvukaj , i cili ishte shume i emocionuar nga prania ime aty dhe per nje cast sapo me hodhi syte, i rrodhen lotet nga mallengjimi. Ndonese ishte dobesuar nga ana shendetesore, ai ishte shume i forte moralisht dhe gjithnje gjate bisedes shprehej : - “Edhe 101 vjet te denohem, nuk me vjen keq, sepse une jam i paster dhe vetem per popullin tim, kam ardhur ketu ” Pas tij ne takim ka Arthur Anton Sinishtaj, i cili eshte edhe autori i akuzuar per ditarin e tij, cili ka qene thjesht nje ditar personal dhe permbajtja ë tij nuk ka asnje lidhje me akuzen qe i behet per kete, por ai si intelektual dhe profesor i gjimnazit te Tuzit ka mbajtur shenimet ditore te zakoneshme. Me pas ka ardhur Kol Toma. Kolen e njoh si burre te beshem dhe te fuqishem, por sapo me doli parasysh , e pashe se kishte ndryshuar shume. Jeta e veshtire ne burg e kishte dobesuar ,madje kishte patur mjaft probleme shendetesore diabetike. Aty kishte shume veshtiresi ne sigurimin e ilaceve mjekesore. Po ashtu edhe ushqimi ne burg eshte shume i keq, ashtu edhe kushtet e fjetjes. Me pas ka Ardhur Peter Martini i cilia ka ne Krahun e majte nje tattoo shqiponjen ,simbolin e flamurit tone kombetar. Ai shpjegon se si autoritetet policore e kane shtrire per toke dhe duke e shkelur me kepuce jane perpjekur tia heqin ate simbol nga trupi i tij. Tri ditet e para ata jane rrahur dhe torturuar si kafshe ,por me vone ,sic pohojne ata vete jemi me te lire new kuptimin e keqtrajtimit dhe tortures.
Konkretisht cfare diskutuat me drejtuesit ë burgut?
Ne nuk u ndaluam ne diskutimin rreth trajtimit te burgosurve, sepse sic dihet shteti malazez ka marre nje minus te madh ne opinionin nderkombetar per menyren e trajtimit te ketyre bashkatdhetareve tane, per te cilet deri ne keto momente nuk eshte provuar fajsia e tyre. Tani perpjekjet e avokateve mbrojtes jane qe te mos permendet emri “terroriste” term qe autoritetet malezeze e perdorin aq shume per te justifikuar sjelljet e tyre anti humane. Bota po i percjell keto ngjarje dhe kjo do te jete new favorin tone. Amerika akoma nuk e ka thene fjalen e saj. Jane derguar disa avokate amerikane per te verifikuar gjendjen, por akoma nuk kemi new konfirmim zyrtar .
- Po per afatin ë gjykimit u diskutua?
- Biseduam edhe per kete ceshtje dhe problemi qendron new rrezimin ë termit qe permendem me siper dhe pikerisht per kete po luftojne avokatet dhe mesa na thane me dt 14 Maj do te dalin para gjyqit.
- Po ne pergjithesi situate ne Malesi si ishte?
- Realisht pas ketyre ngjarjeve popullsia shqiptare qe jeton new Malesi ndjehet tejet ë shqetesuar per menyren e sjelljes se shtetit malazez. Ne cdo kohe dhe pa asnje shkak ndalohen dhe kontrollohen shqiptaret ne rruge, gje qe nuk ka ndodhur me pare. Keto na kujtojne sjelljet ë serbeve kur Kosova ishte ë pushtuar prej tyre. Njerezit qe levizin nga Tuzi ne Podgorice dhe anasjelltas kontrollohen nga patrullat policore ,qe mbajne nen vezhgim cdo levizje.
- Po organizata nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut kane vizituar te burgosurit shqiptare?
Me sa kam degjuar dhe sic na treguan te burgosurit vete kane qene disa nga keto organizma qe i kane vizitur.
- A kane ndikuar deputetet shqiptare me autoritetin ë tyre ne zgjidhjen e ketij problemi?
- Ata jane perpjekur me mundesite e tyre,por duhet thene qe jane te pafuqishem per te ndikuar ne zgjidhjen ë kesaj ceshtje.
- Cili eshte opinioni juaj se sa do zgjase zgjidhja e ketij lemshi?
- Ky problem nuk eshte vetem i Malit te Zi dhe i shqiptareve qe jetojne atje, por eshte problem i Shqiperise qe eshte shtet i shqiptareve dhe Kosoves , qe fatkeqesisht akoma nuk e kane thene nje fjale. Malesia dhe malesoret kane merituar dhe meritojne vemendje me te madhe nga Tirana dhe Prishtina, megjithate shpresoj qe ky problem te marre fund sa me shpejt dhe pa pasoja.

Intervistoi Zef Lleshi
Detroit 1 Maj 2007

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.