|
REVISTA "KUVENDI" PERBALLE SFIDAVE !
Rush DRAGU
Revista "Kuvendi" eshte nje kembengulje dhe nje sfide, qe botuesi u ka bere kushteve te emigracionit dhe, nganjehere shurdherise se kesaj shoqerie, ose mosperfilljes ndaj botes se shkruar, te ngjarjeve dhe jetes se perditeshme, me gjitheçfare ndodhe. Gjithesesi, kur flasim te gjithe, themi se eshte e nevojshme te jete nje reviste e shkruar ne shqip por, ama kur njihemi me labirintin e veshtersive te te gjitha llojve, atehere shume syresh stepen. Pikrisht ne kete konteks, botuesi duhet pergezuar dhe vlersuar per kembnguljen dhe vullnetin e, pse jo, shpenzimin e qindra orve pa pagese dhe pagesen nga xhepi, per ta botuar dhe mbajte gjalle revisten.
Gjate ketyre viteve, qe edhe une kam udhetuar, here energjikisht e here ne jete pasive me revisten dhe botuesin , kam mbresa e kujtime te mira,,pse jo ngandonjehere edhe "kacafytje" gazetareske me botuesin dhe keshillin e saj botues, por kurre nuk me ka shkuar ne mendje, qe vlerat e ketij botimi, i cili tashme eshte i vetem dhe unik ne boten e letrave shqipe, te mos i pasqyroj dhe mbroj me ndergjegje dhe ndjenjen njerzore, qe do ti beje nje ndihme sado te vogel morale, mbasi edhe une jam bashkeudhetar ne kete bote te trazuar ndjenjash.
Te shumte jane komunitaret shqiptar ne Michigan, qe kane botuar historine e vete dhe te familjes e, deri te fisit, shoqeruar me nje galeri te tere fotografishe te tyre, ne ket reviste. E pra, ata dashje pa dashje, jane arshivuar ne shume biblioteka personale te lexuesve shqiptar ane e mbane globit, por edhe prehen ne biblioteka serioze te qyteteve me kryesore te Shqiperise. Pra, dashje pa dashje jeta dhe puna e tyre ka hyre ne arshiven e histories, nepermjet revistes "Kuvendi". Pikerisht per kete dhe shume te tjera, nuk eshte mire te kete kaq shume qefmbetes, kur kjo reviste ka tentuar te dale, sado pak nga konturet e nje pasqyrimi vetem pozitiv ( sikure te mos ndodhte gje tjeter) te jetes se perditeshme, kur ne na sillen neper kembe qindra mijra veprime,sjellje mashtruesish,thashetheme ,inate ,mllefe,intriga,kapadailleqe te rrezikshme ,paranoja madheshtie qe, detyrymisht revista duhet t’i pasqyronte ne menyre, qe te merrte sa me shume fizionomine e nje reviste shumedimensionale dhe, jo shtojce e nje njeriu, apo shoqerie te ngushte, sado vlera qe ajo te kishte.
Ne keto vite, revistes i jane shtuar lexuesit dhe dashamiresit, por jeta eshte jete e duhet pranuar me gjithe hemoragjite qe ka. Keshtu qe, ka edhe nga ata qe jane larguar (kete e dine vetem ata), ndersa ne na mbetet te aludojme ne te gjitha kendet dhe skutat e mendimit, deri ne dimensionin e thashethemnajes, se revista u paska vlejte per ta shfrytezuar e, jo per ta pase si nje nga mediat e shkruara shqipe, ketu ne Michigan. Gjithesesi prurjet dhe rrjedhjet e mendimit dhe te atyre qe i mbartin ato, bejne qe revista te konsolidohet dhe te nxjerrin mesime, duke kolauduar drejtpeshimin e saj. Michigan, Maj 2007 |