Muzhiku i disidences shqiptare kerkon te vetedekorohet R. Gjini
Sqarim per ikjen e Naum Priftit.
Me hidherim te thelle morem lajmin e doreheqjes se Naum Priftit nga radhet e anetareve te Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane. Per koicidence, doreheqja e tij, ndodhi pikerisht kur lidhja jone, po pergatitej per krijimin e nje fondacioni, i cili, pritej te jepte ne te ardhmen cmimin letrar “Naum Prifti”.
Ky cmim do te jepej per poetet dhe shkrimtaret me te dalluar te diaspores ne Evrope dhe Amerike. Tani, fatkeqesisht, pas veprimit te nxituar te Naumit, (i cili, e ndau veten per se gjalli prej lidhjes sone), nuk ka se si te realizohet kjo nisem. Por, si ngjau, qe te binte mbi lidhjen tone kjo rrufe ne qiell te hapur?
Disa muaj me pare, Naumi me kerkoi urgjent, qe lidhja jone, t’i propozonte Presidences se Shqiperise, qe t’i jepej nje dekorate per krijimtarine e tij shumevellimeshe. Ai me tha se dridhej kur mendonte, qe larg qofte, mund te mos dekorohej asnjehere. “Te gjithe jane dekoruar, - me tha me lot ne sy, - vetem une kam mbetur pa u dekoruar” Personalisht, ndonese me kujtoi nje personazh te Mopasanit, ne nje tregim te titulluar “I dekoruari”, kur pashe se sa shume po e vuante mungesen e nje dekorate, me erdhi shume keq per te. E konsiderova si nje faj te rende harresen e shtetit shqiptar ndaj ketij shkrimtari te madh. Jane jo pak, por njeqind vepra te botuara nga ky shkrimtar, qe nga romanet e realizmit socialist, novelat, tregimet e deri tek skecet e estrades se kooperativave bujqesore.
Pa dashur te justifikohem per te mohuar pjesen time te fajit, une e kam aq kurajo sa per ta perballuar kete fatkeqesi me dinjitet. Megjithate, me duhet t’i sqaroj disi te gjithe ata, qe jane tronditur nga lajmi i doreheqjes se Naumit. Te gjithe ne, e patem pritur me gezim propozimin e Naumit per dekorimin urgjent te Naumit. Edhe teksti i propozimit, qe Naumi perpiloi per veten e tij, nuk rezultoi te kishte te share. Une i hoqa vetem disa fjali, ku tregohej fakti, qe Naumi, ne periudhen e regjimit monist, ka qene nje shkrimtar disident. E bera jo nga dashakeqesia, (as qe me ka shkuar ndonjehere ndermend ta mohoj disidencen e vepres se tij), por e bera vetem sepse keto kohet e fundit, kjo puna e disidences, eshte ngaterruar dhe eshte bere, si i thone "lesh arabi", dhe keshtu, nuk do te na kuptonte presidenca. Pas ketij korrigjimi te vogel, une ia nisa propozimin Presidences, si te thuash, urgjent, njelloj si me ambulance, sepse, cuditerisht, pervjetori i lindjes se Naumit, po vinte me shpejt nga sa pritej. Ia nisa propozimin Presidences ne numerin e faksit, qe me kishte dhene vete Naumi. Por, sic dihet, kur ka nje nxitim me urgjence, rreziku eshte evident: I semuri mund te shpetoje, nese arrin ne kohe ne spital, por, edhe mund te ndodhe te vdese rruges. Pas kesaj, Naumit i erdhi nje konfirmim nga Presidenca, ku i thuhej, qe faksi i atij numeri rezultonte i prishur. Keshtu, ata deklaronin, qe nuk e kishin marre propozimin, dhe njekohesishte, i sugjeronin nje numer tjeter faksi. E nisa propozimin serish ne numrin tjeter, qe me dha Naumi, por ata serish i thane Naumit, qe edhe faksi tjeter, qe i prishur(!) Si rrjedhim, ata pretendonin, qe nuk e kishin marre propozimin e Naumit per t’i dhene dekorate Naumit. Ndersa ditet kalonin, me kapi nje dyshim i madh: Mos valle ata te presidences talleshin me shkrimtarin tone te madh?! Mos ndoshta pa dijenine time, po gatuaja edhe une petulla me uje?! Ndersa qeshe mbytur ne kesi dilemash, me mberriti nje informacion, sipas te cilit, Naum Prifti ka lindur ne vitin 1931 dhe jo ne vitin 1937. Madje kjo na qenka e shkruar edhe ne librat e tij te publikuar gjate vales se botimeve te realizmit socialist. Pra ishte moshatar me shkrimtarin Dritero Agolli. Por une, e kam per natyre te mos honeps ata qe hiqen me te medhenj nga sa jane, dhe jo ata qe hiqen me te vegjel. Ndaj se mora ne konsiderate ate informacion. E cfare pune prishte pse Naumi i madh, hiqej me i vogel?! Gjithkush, nese deshiron, mund ta festoje, ta zeme, dyzete vjetorin edhe ne moshen gjashtedhjete vjec. Askujt nuk do t’I prishej ndonje pune.
Pervec kesaj, dalengadale kuptova, qe ata te presidences sone, qenkan kaq te poshter, kaq te pacipe sa na e bene me hile. Vete presidenti Alfred Moisiu, iku vjedhurazi ne Turqi, jo se kishte ndonje pune, por iku kastile, qe te mos i jepte dekorate Naumit! Atehere ne, i beme Naumit nje urim ne gazeten “Iliria” ku ia permendem pa kursim te gjitha meritat. (Lexuesi i rregullt i gazetes “Iliria” nuk thote dot, qe kjo nuk eshte e vertete). Ky burre dheu, me te cilin qeme mesuar ta kishim ne lidhjen tone, u deshperua, qe nuk mori dot dekorate dhe iku duke na lene vetem. Tani, te gjithe ne, jemi ne hall te madh. U hidheruam e vazhdojme te hidherohemi me te drejte. Ne mendjet tona rrine varur dy pikepyetje me koke poshte: Si do te beje Naumi pa dekorate?! Po ne, si lidhje, si do te bejme pa Naumin?! Ngase personalisht nuk gjej dot nje pergjigje, javen e pare te gushtit, kam vendosur te shpall doreheqjen time nga posti i kryetarit. Une sinqerisht ju them, qe nuk di ndonje vetendeshkim me te madh se ky.
Dhe si malesor, qe jam, do ta mbaj fjalen. Nese kjo nuk ju duket mjaft per ta shlyer pjesen time te fajit, me thoni qe te hidhem nga kati i pesedhjete dhe une do ta bej edhe ate. Megjithate, per te miren e lidhjes, i bejme thirrje Naumit, ta anulloje sa me shpejte vendimin e tij dhe te kthehet serish ne gjirin tone te perbashket.
Me dashamiresi R. Gjini |