|
PERKUJTOHET 6 VJETORI I REVISTES “KUVENDI” NE MICHIGAN
Rush DRAGU Shkrimi eshte i shoqeruar me fotografi nga aktiviteti ne “The Espresso House”
Te dielen me 27 maj jane mbushur 6 vjet nga dalja e numerit te pare te revistes “Kuvendi” ,botim i shtepise botuese me te njetin emer, me pronar Pjeter Jaku,i cili eshte shtetas amerikan i cili jeton prej disa viteve ne kete kontinent.
Jane 6 vite pune, me shume sakrifica dhe me shume peripeci,te cilat kurrkush me shume se ai qe ben jeten e emigrantit e kupton edhe e beson ate sakrifice. 
Pikrisht me 27 maj 2007 ka dale numeri i 72 i kesaj reviste e cila botohet ne shtetin e Michiganit ne SHBA dhe n.q.s bejme nje llogaritje matematike jane mbi 15 mije faqe te shkruara. Jo pak.
E kur mendon se keto jane shkruar te gjitha vullnetarisht,pune e papaguar te rritet me teper respekti per revisten,per ata qe kane shkruar ne ate revisite gjate ketyre gjashte viteve dhe po aq me teper per vete botuesin, P.Jaku i cili me nje kembengulje qe len per ta pase ne konsiderate dhe per ta pergezuar, ka bere qe te mos humbase asnje muaj revista pa u botuar dhe pa shkuar ne doren e lexuesit.
Eshte shperndare ne New York,Boston, Florida, New Jersey ,Pennsylvania, Philadelphia ,Ohio, Illinois , Washington DC, Connecticut, ,Canada e deri ne California e larget.Aty ku ka pase shqiptar,aty ku ka pase deshire te lexohet shqip dhe te botohen historite e shqiptarve dhe shqiperise. Te botohen ,poezi,tregime e novela te letrarve te rinj por edhe shkrimtarve dhe gazetarve ,kronisteve e historianeve te afirmuar ne boten e letrave shqipe. 
Kjo reviste , e cila eshte botuar ne shtetin shumekombesh amerikan i ka kaluar kufinjet e ketij shteti. Ajo ka pase shtrat leximi edhe ne Europe; Londer,Zvicer, Gjermani,Itali,Greqi ,Shqiperi, Kosove,Tuz dhe Ulqin pra ka udhetuar neper shtete duke kaluar detra e oqeane,shtete dhe kontinente.
Me shume se askujt per aq sa permendem me larte nuk i ka vlejte kujte se sa komunitetit shqiptar ketu ne Michigan te SHBA duke qene nje kronikane e cdo ngjarje dhe evenimenti artistic,kulturor,historic dhe fetar. Ka promovuar me shkrimet e saj figura dhe contribute qe kane pase ata ne te mire te shqiptarzimes. Duke qene per shume vite si e akomaduar prane ambjenteve te Kishes Katolike te “Shen Palit” ne Rochester te Michiganit ajo ka qene nje zedhense e denje e cdo aktiviteti te shoqatave ,shoqaerive dhe grupimeve patriotike shqiptare ne Michigan. Ajo ka qene nje kronikane e gjithe aktivitetit te Kishes katolike dhe drejtuesit te saj Dom Anton Kcira. Por asnje here nuk ja ka hanger hakun aktiviteteve te kishes “Zonja Pajtore” dhe Xhamise dhe Teqes se Bektashinjeve Shqiptar ketu ne Michigan. Ne mbi 15 mije faqe te botuara ne emer te kesaj reviste jane me dhjetra e dhjetra biznesmen dhe biznese shqiptare qe kane reklamuar dhe promovuar aktivitetet e tyre neper ato flete.
* * *
Por si kaloj festa e 6 vjetorit te daljes se numerit te pare te revistes “Kuvendi”. Ky aktivitet ishte menduar te behej ne mjediset e kafes shqiptare ne qytetin e Sterling Heigts te Michiganit “ The Espresso House”.Lajmerimet ishin bere me kohe per pjesmarrjen e miqeve dhe atyre qe kishin kontribuar gjate viteve. Mbi 50 pjesmarresit (aq sa ishte dhe kapaciteti i kafes) arriten ne kohe ne kafe. Kishte shume nga ata qe nuk ishin takuar me njeri tjetrin prej shume kohesh dhe pikrisht 6 vjetroi i revistes u be sebep per tu takuar dhe shkembyer mendime dhe pse jo edhe per tu cmadhur me njeri tjetrin. Keshtu Artisti i Popullit,rapsodi i njohur Sali Mani i cili megjithese jeton prej shume vitesh ne Amerike ,i kishte munguar dalja e tij ne publik ,komunitetit dhe dashamiresve te artit dhe kultures shqiptare. Juljan Cefa,aktivist i njohur i komunitetit shqiptar ne Michigan, juristi Arjan Gruda bashkpuntor i ngushte i botuesit, gazetari Zef Pergega,poeti Gjovalin Lumaj,Mark Gjokaj e Prek Gjokaj, sekretari i Levisjes “Atdheu na Bashkon” Luigj Gjokaj,Prof Lulash Nika Palushaj dhe Shtjefen Palushaj,Prek Gjoka, poetja Elinda Marku, Rush Dragu nje nga anetaret e keshillit botues te revistes,botues dhe publicist,drejtues i Radio “Ilirise” ne Michigan,per rastin konkret pronar i kafes ku u be aktiviteti dhe shume te tjere miq e dashamire te botuesit dhe revistes ne tersi. Drejtues i aktivitetit ishte Ndue Gjeka,pjesmarrsve u uroj mireseardhjen botuesi Pjeter Jaku pastaj shume nga te parnishmit qe moren fjalen e pergezuan Pjeter jakun per kembnguljen dhe sakrificen e bere per te beret e mundur botimin e revistes pa nderprerje dhe me cilesi dhe autoritet gjithenje ne rritje. Z.Arjan Gruda pasi lexoj pershendetjen qe Majori i qytetit te Detroitit i kishte derguar botuesit te “Kuvendit” lexoj dhe shume mesazhe urimi dhe letra qe i kishin ardhe botuesit nga shume dashamires dhe botues ane e kend globit.
Aktiviteti e ndoqen gazetar,Televizioni i Komunitetit Shqiptar te Michiganit,Radio “Iliria” etj. Ra ne sy mungesa e disa nga miqet e revistes,te cilet kane qene personazhe qendror pothuajse ne cdo numer te revistes. Rush DRAGU Michigan Maj 2007 . |