Home arrow Letėrsi arrow Tregime arrow Fotomania....RD....kliko ketu...
Fotomania....RD....kliko ketu...
FOTOMANIA E MASHTRIMIT
Rush DRAGU
Shume heret i kam dashur fotografite.Ne shtepi kam pase nje album me foto te studios se famshme Marubi.Qendroja me ore te tera, duke veshtruar ato foto, te cilat me mahnisnin dhe, pastaj imagjinata ime feminore humbiste thelle ne histori. Imagjinoja Shkodren e kohes se Marubve, qe i kisha idhujt e femijrise time dhe, ashtu kane mbetur, deri ne ditet e sotme.
Kam blere shume aparate fotografik dhe, kam me qindra foto e filma ne shtepi.
Shume nga presonazhet e tyre nuk jetojne me.
Por, mos ta zgjas me kete histori, ngaqe nuk eshte qellimi im tash, per te treguar me gjate per to se, mbase nje dite do ti rikthem asaj teme por, po tregoj ate qe me mundon ne keto çaste.
Eshte tjeter gje pasioni dhe, tjeter kur pasioni yt behet objekt mashtrimi.Kjo me ka nxit mua te shkruaj keto pak radhe.
Po, po objekt mashtrimi ,bile mashtrim publik. Duke mos e zgjatur, po tregoj nje histori, qe me ka ndodhe mua, ketu ne Michigan.
Kudo qe shkoj, me vete, padyshim qe kam nje aparat fotografik, ose kamera filmike. Pa njeren, asnjehere makina ime nuk ndodhet e, keshtuqe me ka ra rasti te fotografoj me qindra njerez, te rendesishem, por edhe te thjeshte,kalimtar te kesaj jete.
Vipa me peshe ne komunitet, qe vertete kane kontribuar ne nje menyre apo tjeter, per t’i dhene jete dhe gjalleri komunitetit, te cilet nuk i kane edhe aq te rendesishme pozimet me personalitete, qe vijne e shkojne, ketu ne diaspore, por per mua ata, gjithesesi kane qene dhe jane personazhet e aparatit tim.
Te tjere, qe e kane thjesht per hobi, nje foto me nje te njohur,une kam me qindra nga keto ,nuk me mundojne fort, per mua jane karaktere.
Eshte nje grup tjeter, qe tash eshte bere e modes per ta, qe nje foto me nje personalitet e kane per t’u mbushur mendjen te tjerve se ;"he, ja kush jam une, po s'me besuat, shikoni dhe kete foto, qe e kam nga filan takim, apo filan mision qe kreva, une filanin e kam mik" e te tjera vetlevdata . Nuk thote kot populli: “fol,fol se dicka do te mbetet” e, keshtuqe, ketyre fotomanisteve nuk u vjen keq shume nga vetvetja se, edhe ndokush i nepergojon per vetlevdatat dhe mburrjet me ato foto, qe ku jane fotot dhe, ku jane lidhjet me personazhet e tyre. Nje mal i tere i ndane!
Por ama, nje shikuesi te thjeshte i mbetet ne mendje, se vertet paska te beje me nje njeri te rendesishem, qe komuniteti ka nevoje per kete burre, apo burneshe etj etj…
Dikush, kur ta lexoj kete shkrim do te thote:"he se nuk te ka bere kush me zor, qe t’ua besh ato foto, e tash ua nxene me goje, aq sa po u nxjerre mushkrite. Po te paten mbete ndonje pare borxh, thuaju, se do t’i japin",por une do t’u thoja; s'eshte pune paresh more burra, por eshte nje gjest, qe as qeni nuk e kaperdine, nje vetmburrje te tille. Kjo, vertete te nervozon,te revolton dhe te ben te flasesh vetes, se mos je ne enderr!
Njeri nga presonazhet e mi, para do kohesh, kur nje "i madh" nga Shqiperia vizitoj Michiganin, me afrohet dhe me thote:- “ …te ma besh nje foto, kur une t’i afrohem, se ndoshta edhe s'mund ta takoj”.
Por, ndodhi ajo qe deshi presonazhi im, atij i ra drita e diellit, "i madhi" nga Shqiperia i dha doren dhe pranoj edhe te pozonte me te, para aparatit tim.
Ate dite, presonazhi im ishte shend e vere ,i lumtur si ai e askush tjeter. Me mori shume here ate jave ne telefon, per te me pyetur, ne ia kisha bere fotografite, apo jo.
Ja dhashe foton, e ai iku i lumtur . Vrapoi ne nje studio per ta zmadhuar dhe vendosur ne dhomen e pritjes, qe t’u mburrej vizitorve.
Ca te tjere, i vendosin keto foto "fatkeqe" ne vendet e punes se tyre e, me keq, kur disa "mjeshter" te mashtrimit, bejne dhe kompozime me personalitete, te cilet vetem ne televizor mund t’i kene pare, ndersa per t’i takuar, jo kurre.
Kur kujtoj fotot e Marubeve atehere, kur mjeshtria e fotografise ishte ne hapat e pare dhe, bej krahasimin me ditet tona moderne te mashtrimit ,ndjehem keq, qe teknika moderne eshte vene ne funksion te se keqes shoqerore.

Michigan Maj 2007
Botuar ne" Sofra letrare" dhe ne www.revistakuvendi.com
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.