Home Emigrantet Europe 2 Ambasada ne Itali...kliko ketu...
|
|
Ambasada ne Itali...kliko ketu... |
Ambasada Shqiptare ne Rome takon drejtuesit e shoqatave ne Itali. Arta Mezini
Takim i perfaqsuesve te shoqatave shqiptare ne Itali. Rome Me inisiativen dhe perkujdesjen e vecante te shkelqesise se tij ambasadorit shqiptar ne Rome z.Llesh Kola u mbajt prane selise se kesaj ambasade takimi me perfaqsues te shoqateve shqiptare qe ndodhen ne gjithe territorin italian. Prej nje kohe te gjate axhenda e perfaqesise diplomatike ne Rome ka qene tejet e ngarkuar dhe e mbushur jo vetem me aktivitetet ne maredheniet e saj ne rang institucional por edhe aktiviteve nga me te ndryshmet ne mbeshtetje te gjithe komunitetit shqiptar ne Itali.Kjo ambasade ka synuar me objektivat e veta te realizoje sa here eshte dashur nje rol pozitiv te perfaqsimit te shqiptareve duke mos kursyer asnjehre impenjimin e saj ne ndihme te nje bashkepunimi aty ku ky element ka caluar dhe ka qene problematik per shoqerine italialiane.Roli i dyanshem i saj ka qene gjithmone nje nxitje per te prezantuar Shqiperine dhe shqiptaret por edhe per te krijuar kushtet qe nje vend mik si Italia te ndjehet pa aq sa mike dhe e dashur nga shiptaret ketu por edhe ne Shqiperi.Nder te tjera aktivitete te saj ishte se fundi edhe takimi i mbasdites se te premtes me perfaqesues dhe drejtues te shoqatave te ndryshme ne Itali dhe te ftuar te tjere. Kjo inisiative ne kuader te nje bashkepunimi dhe bashkerendimi te gjithe aktiviteteteve te ketyre shoqatave si promovuese dhe rolit qe ato luajne ndermarrre nga ambasada shqiptare, mbart ne vetevete pikerisht nje bashkepunim ne te ardhmen te punes se tyre ne gjetjen e nje faktori mbeshtetes dhe stimulues nga perfaqesia e gjithe personelit te ambasades.Vete zoti Kola pati kenaqesine te pershendes te gjithe pjesemaresit prej zonave te ndryshme, Piemonte, Liguria, Emilia Romagna, Marche, Abruzzo, Lazio etj, duke vleresuar ato si nje pike referimi e cdo grupimi rajonal apo krahinor ku gjenden emigrantet shqiptare dhe motot ne punen e tyre ne shume aspekte te jetes dhe veprimtarise se shqiptareve.Ne datelindjet e tyre ato kane vite te perqendrimit te pare te shqipatreve ne itali apo deri tek shoqatat me te reja, por qe te gjitha me nje jetegjatesi per tu admiruar ne ate qe ato cka realizojne.Po te degjosh tek flasin aktivitetetin e tyre te dendur ne ndihme te komuniteteit shqiptare do te shohesh se ato jane iniziatore ne shume aspekte te tij.Ato jane munduar gjithmone te gjejne mundesite ku te mbedhin nje cope toke shqiptare rreth vetes ne dhe te huaj, te organizojne panaire te kultures dhe folklorit shqiptare, tradites letrare artistike, krijimin e kushteve qofte edhe minimal ne hapjen dhe mesimin e gjuhes shqipe, gjuhen e nenes qe per asnje arsye nuk duhet te mos e kultivojme tek brezat qe rriten dhe jetojne ne diaspore, bashkepunimit nderkultural dhe multietnik ne zonat ku gjenden si nje pasuri e madhe nder popuj te ndryshem, perkushtimin e tyre per te qene nje pjese aktive dhe shume e integruar ne shoqerine italiane, ndihmen dhene emigranteve shqiptare ne mundesimin e tyre prane komunave te ndryshme per tu sistemuar ne punedhenie apo dokumentacione etj.Por deri tani kjo pune e madhe dhe teper e konsiderueshme e tyre ka qene gjithmone paksa individuale ne perqendrimin e tyre duke mos patur mbeshtetjen e institucioneve shqiptare apo ministrive perkatese brenda apo jashte Italise. Komuniteti i madh shqiptare ne Itali ka mundur te krijoje jo vetem baza te shendosha ne organizimin dhe kultivimin e kultures shqiptare por nga ana tjeter ai i eshte perkushtuar punes per tu paraqitur sa me efikas edhe ne shoqerine italiane, fakti qe ketu ka nje numer te madh e te konsiderueshem shoqeri te vogla e te medha prodhuese, nje perqindje e konsiderueshme edhe ne ekonomine italiane, lind padyshim nevoja e nje perfaqesie te te drejtave dhe lehtesive te punes e aktivitetit te tyre.Eshte ky nje faktor tjeter tregues qe e ben komunitetin shqiptare me kerkues ndaj nje domosdoshmerie te tij per te qene me perfaqesuer nga shteti shqiptare. Ishte pikerisht kjo inisitive per tu pergezuar pasi u jep atyre nje pike inkurajuese dhe referimi ne te cilen ata te ndihen pjese e shoqerise tone shqiptare qe jeton aktualisht ne emigracion dhe mbeshtetjen qofte morale e institucinale nga shteti shqiptare nepermjet kesaj ambasade. Shkembimet e eksperiencave gjate ketij takimi gjithesesi paten karakterin e nje tablloje prej se ciles padyshim mbetet faktor vendimtare nje mbeshtetje qe duhet ne kuadrin e zhvillimit te tyre qofte social, kulturor po njekohesht edhe ekonomik. Te ardhurat e ketyre shoqatave mbeten ne mirekuptimin, patriotizmin dhe aspirat e cdo shqiptari per te perfaqesuar veten dhe origjinen e tij, ndihmen prane komunave te ndryshme ku ata zhvillojne aktivitetin e tyre apo sponsorave te ndryshem etj.Ne nje te ardhem ku kjo fryme bashkepunimi do te shtrihet dhe gjej me shume hapsira do te jete akoma me tej nje ure njehsimi per te gjithe shqiptaret emigrant ne Itali. Nga ana e tij zoti Kola u siguroj atyre qe puna e kesaj ambasade do te jete e palodhur per tu gjendeur atyre sa me afer.Ai nder te tjera thkesoi se te gjithe se bashku duhet te punojme per nje imazh te Shqiperise sa me pozitiv kudo qe ka shqiptare duke mos perjashtuar asnjehere faktin qe shqipataret dine te njohin vlerat e veta por gjithashtu dine te respektojne dhe inspirojne vlerat me pozitive te vendeve ku jetojne si emigrant.Prezenca e ketyre shoqatave ne gjithe territorin italian dhe jehona e tyre tejet e mirepritur nga shoqeria italiane duhet te sherbeje edhe nje baze ku bashkepunimi i thithjes se asaj kontigjente te interesuar per te ofruar mundesine dhe realizimin e shume projekteve edhe pertej kufijve, ne Shqiperi. Ne nuk do te mungojme asnjhere ku faktori shqiptare do te kete nevojen tone dhe ndihmesen e pakursyer sipas mundesive per te treguar se komuniteti yne shiptare ka vlera te pashtershme, kulturore, sociale dhe mbi te gjitha kombetare.Prej ketij takimi nisma dhe ide shumta qe u konfrontuan nga me interesantet do te jene baze dhe nje domosdoshmeri per te punuar me gjere edhe ne te ardhmen.
A.Mezini |
|