|
METEOR DHIMBJESH Autori: NDUE HILA Publikuar me: Kategoria: POEZI
Permbledhje shkurter
MARRE NGA LIBRI I DYTE: "METAOR DHIMBJESH".
Mall mergimtari Kur shoh detin tue shkumbue E ne breg, dallget ngrihen peshe Kur i shoh, bregut tue shkue zemra ime ne vaj eshte. Ku ne mal,kullot bagetia Atje, bien kumbone e zile E ne livadh luajne femija Rrafsh ne toke bie zemra ime.
Nuk degjoj gurgullimen e kronit E nuk shoh vjollcen ne fillim te prillit Nuk shijoj lulen e ftonit E s'degjoj ma kengen e bilbilit Me merr malli me e perkedhele Ate toke qe ka ngele djerre e shkreta qe shiu dhe vesa bukur a kane lageshtite se po te punohej me duart e hekurta njomishte te reja prap kishte me çile.
Dua te rri ne mal te Kastriotit te pershendetem me Velen E malet perreth se kunore te shijoj te ftohtin e dimnit idhnak Qe duken se krushq e dasmore qe shkojne te merrin nuse me kuaj e duvak
Lodhi ti pra zemra ime E me vaj pershkruaj ate breng A do te vije ajo dite e bukur Qe une prape te pushjoj ne ate vend. Dua te shoh parmenden e qeve E me ta shpirtin ta levroj I mallengjyer shikoj tufen e reve Qe Veriu drejt Jugut e leshoi.
Dua te ruaj ne mal bagetine E te shetis ne bjeshke e vrri Te shkoj ne oborr te shtepise sime E ne preher te nanelokes prap te rri
Ka per te thene dikur nje vashe Kam pase njohe dy sy te zi Me mallengjim do t'i thone malet: Ne, ja rriten ata te dy.
Ai diell Vele porsi ari Plot me bore mbi vetull vu Ma shkriu loti dhimbja e malli Ty vendlinje tue kujtue.
SINFONI E SHIUT TE VJESHTES
Nje zog i plagosur ra mbi shtroja gjethesh E mbushi gjithe pyllin e kopshtijet me vaj Me duket se tashti dhe shpirti i vjeshtes po vdes nga vetetimat e gjata dhe shirat e saj
Me duket se po me ndryshket,plori i fjalve e nuk kane per te pyetur me per yjet Me duket se te vdekurit nuk jane me si te paret por jane nje ere me e forte se kujtimet.
Ashtu si bie ne perjetesi e buta,e mira,e zjarrta e dinamikja nga nje shije e keqe qe me te u mat vete jeta Largohet se bashku me vjeshten nje lis shekullor se bashku me kujtimet e veta.
E shume here cdo gje matet ne gjithesi Por vjeshta tregon se gjethet jane zbuloje e saj Ne lavjersin e ajrit vjeshtak Terbimi i shiut nuk harron sinfonine e tij.
DJERSE DHE GJAK
Shume shpejt kazani me djerse dhe gjak vlon I shtyre me dashje nga kryemagjistrica me ato avuj gjak dhe djerse,shtohen Adriatik dhe JON E mbi ato lule keto avuj kthehen ne ngrica.
Makbeth Kermali shpirte kazem e plot agrepa ferkon duart nga ethet e pushtetit zjarri perfshin fshatra e qytete e qylima me gjak i shtrohen prape Makbethit. Po te zbardhet e zeza e bardha nxin si nata Kudo ngrihen gjeneral pa tanke e rraketa Kjo makaber Makbethjane kthehet ne fantazem E prape me krim nis lufta per pushtete. Iken shume dimra dhe shume pranvera E perseri nis lufta e kesaj magjije sterre Don Kishoter e Kermale kane frike nga fundi E si korbat ne kufoma,mbi shpirtera kthetrat, duan ti kene.
LISSUS
Kur dal rrugeve te ketij qyteti Nga leshtesija “LISSUS”me buçet nje za Qe eshte me e forte se zhurma e nje termeti Ky emer kaq i bukur dhe siper tij nje kala Mbeshtes koken i lodhur mbi keto mure E trupin e leshoj te pushoje mbi keto lashtesi Si ne enderr mbi çdo gure, Shikoj te dalin njerez te gjalle E nga çdo e çare guri te dali nga nje njeri
Ja, njeri me krenare dhe heshte Ja, tjetri qe tere jeten pjeku buken Ja, ai qe mprehu shpaten ne farke Ja,ai qe me kalldrem i shtroj keto rruge Ne shekuj ky emer nuk u shua Te kthyer ne legjend historija e ka mbeshtjelle Te paret shume lart muret e ketij qyteti i ngriten E une koken midis tyre,dikur kam per te vene
Liber ne Pritje te Botimit Autori: NDUE HILA Publikuar me: Se Kategoria: Poezi Permbledhje shkurter
LIBRI I RI QE DO TE BOTOHET SHUME SHPEJT
NDUE HILA - 15 POEZI PRIVATE "TYPE=PICT;ALT=Copyright" Autori – Të gjitha te drejtat e Autorit. 1-E gjeta ku ta shkruaj emrin tend 2-Buzeqeshje e ftohte, 3-Kerkoj nje piktor .4-Mall mergimtari. 5-Simfonija e shiut te vjeshtes, 6-Djers dhe gjak 7-Lissus 8-Titi dhe pulbardhat 9-Vraje vetmine 10-Pasioi marre 11-Zemrimi dhe buzeqeshja Poezi kushtuar Gentian Zef Marku,dhe vellezerve Bytiçi 12-Mal ne mal shqiponja ndalet, 13-Si vella i tyre do te jesh, 14-Prane e prane ne pa vdekesi, 15-Dy vendlindje me nje pishtar TITI DHE PULBURDHA
Vrapon pas tyre me kembet e vockela E gjurmet ju duken ne rere Pulbardhat te sillen si engjuj mbi krye E ti pas tyre nuk pushon duke rene Duke vrapuar asnje nuk e kap i merzitur shrihesh permbys mbi rere Pas pak ngrihesh perseri me vrap Se shpirti i jot pas tyre eshte i dhene Gu-gu-gu-gu rreth teje sillen me dashuri Ne mes tyre krahet perplas, ti duke qeshur Zemra jote kerkon ti kapi perseri E te lumtur se bashku luani te etur Drejt ujit te kalter fluturuan Krahet dhe sqepin i zhysin ne thellesi Ata e kuptuan,se ti pas tyre nuk mund te ikje siper teje krahet tere uje i shkunden me dashuri Ne kete çaste shpirti yt Si pulbardhe ka deshire te jete Te fluturoje te zhytet Ne mes te liqenit ne kaltersi Por ti rritu i shendetshem dhe plot gezim Si pellumba dhe pulbardha, Zemra jote do te jete gjithnje Asnje nga moshataret e tu Nuk ju perzie ne kete loje Vetem se u shikonin me zili Kur ti i lodhur,me kembete ne uje bregut kaloje Pulbardhat si engjuj te silleshin mbi krye.
STONY GREEK. MICHIGAN 23 -QERSHOR-2002
POEZI KUSHTUAR GENTIAN ZEF MARKU
Jam i gjalle e jam ne jete Jam ne drite te vertet -Naim Frasheri-.
MAL NE MAL SHQIPONJA NDALET
Ne muajn nentor njezet e pese Lajmi i zi prap mbuloj Arberine Ne te zeza te gjithe jane veshe Nenat dhe motrat ne gjithe Shqiperine Mal ne mal shqiponja ndalet Permbi Vele i hedh deti valet Pema thahet,çahet guri Gjysem shtize prap bie flamuri Skenderbeu e shaloj atin E ne Rinas e ndaloj vrullin ne heshtje puth arkivolin e mbi te i hedh flamurin Gjithe vargmalet me nje za Mbi Zadrim sot vaj jane tuj ba Ore e zana mbi arkivol kane ra Tuj u fal me kete trim dhe vella Ç’eshte kjo dhimbje,peshe e rende Sa e gjith bota dhe me shume Gjithmone trimat vdesin ne kembe Tuj f’shi nga dheu murtajen dhune Nje grusht dhe nga toka nane Te gjithe njom e kem me lot Puth e kena na me buze E mbi varr po ta l’shojme sot Amaneti jot i fundit Qe tuj buzeqesh prinderve ua le Ne vend ta quen me zemren cop Qe t’pushosh i qete n’Piraj n’atdhe Vajtojne kreshta dhe Kastiroati Nane Terezja po derdh lot Ne zemren tende ishte vetem zoti Qe kurr nuk e quajte besim te kote Sa te jete jete jeta nuk harosh Ne asnje cep te globit mbare Toka Shqipe te ushqeu me gji N’Amerik u bere legjendare.
SI VELLA I TYRE DO TE JESH
Çfare kan malet,pse mbajne zi? Syte e naneve pse lotojne? Pse bilbilat e kane ndalu kengen? Edhe zogjte,valle pse nuk cicerojne? Lajmi vjen si nje termet Nga mergata ne atdhe Se nje luan,n’lufte paska mbet Tuj prit vdekjen si me le. Ne kete lufte ishte ne balle Me gjithe shok’t nga kontinentet Tu’e dite se ndoshta vdekja kishte me i ardhe, Kurr nuk kthehet,kurre nuk trembet.
Ka merzitje,ka hidhrim Kur nje lule k’putet akoma pa çile Lotet nuk rrjedhin kur bie nje trim Se flamurin e paqes mbi supe e kishte hedh. Shume me te prit sot paskan dale Sikur t’kishin,vella,shok,mik dhe djale Pret Arberia djalin e vet Qe ja lartesoj kete emer te vertete Rrin avioni ne ajri S’dom me u ul ne token nane Ne gji don ta mbaje edhe pak kete hero te ri Qe ne dy kantinentet u be me name. Me avion edhe here tjera kishte ardhe Por tuj qesh dhe mjafte krenar Lavdi trimerije me vete kishte pru Sa eshte ul,ka puthe token me shume madhe Qe dashurine per te,nga prinderit e kishte trashigu kjo toke atij, sot po i falet Si ndal lotet pale mbi pale At Gjergj Fishta lotet nuk i teren Kur prane Gentit bekon kryqin e nderit. Dy flamuj mbi te i kane vene Si dy motra shqiponjat rrine Lotet kurr nuk u pushojne Tuj shpalos per te trimerine Ato prap lotet i fshijne Koken ngrejne ta puthin ballin T,ltesojne dhimbjet ti fshijne plaget E me ty nuk e shuajne mallin Renkon toka,renkon rende Dielli u shu,qielli u ndez flak Kur avioni i hapi dyert Me te prit shqipja i hapi krahet. Prin flamuri gjysem shtize E pas tij Genti,serioz tuj ece Nder i dha kombit Shqiptare N’zemrat e Amerikanve si djal dhe vella ke me mbet. Dhjetor –2004
POEZI KUSHTUAR VELLEZERVE BYTIQI.
PRANE E PRANE NE PAVDEKSI-
Lajme i zi , ky lajm kobtor Trandit ka gjithkun Arberine . Nga Kosova ne Poqsor , Ne bark te nenes tronditi femine. Shqiptarija ne gjithe boten . Gjysem shtize flamurin ka vene . Adem Jasharit permbi mjekerr . Lotet si shiu jane duke i rene Azem Galica u shkon prane Permbi plage ua puthka ballin Keto shqiponja ne lule te rinise, krah ju ben Adem Jasharit Prane e prane ne pa vdeksi Lidh me pranga ju kane avite Tre dragoj porsi tri male Gjaku e tyre do leshoj drite
Jane mbledh malet per ti pare Kujtoj bisha se i ka vrare Por nuk jane vrare as nuk do te vriten Ne zemer te Kosoves nane, Kto male do te rriten.
DY VENDLINDJE ME NJE PISHTAR
E pergjakur kosova nen thundren tiraniane Ndezur flake e zjarr ne çdo skaj Ne gjunje ju moret,bekimin asaj nane U beri me flatra,trima si dragoj Lule te rritura ne gjirin e demokracise Vuajtja dhe mjerimi mbi supe kurr nuk u ra Kur shqiponjen e shikuat te lare ne gjak Vetetimat e zemrave tuaja,qiellin e kane çare. Dy vendlindje me nje pishtare Ne zemrat tuaja ishin rrite Gjithe vargmalet rradhe e rradhe Me oiiiiiiiiiii vdekjen tuaj e kane prit. Ne pabesi kur keni ra Ne duart te gjakosura te hasmit shkja Krah per krah jeni shtrengu Edhe ne vdekje bashke me shku Mjere per token qe u mban ne gji Lum per nanen qe u ka rrit Neper shekuj brez mbas brezi Gjaku i juaj do te behet drite Ne Amerik kur keni ardhe Mbulue ne flamurin kuq e zi Me nderime u kane prit Pese minuta kane mbajte zi.
VRAJE VETMINE.
Kur une te mos jeme me Ne te zeza mos u vish Terri i nates me mjafton Lot per mua mos lesho Se as shiu i veres nuk me freskon Qiri per mua mos ndez Se yjet me ndriçojne Kur te mos jem me Çdo mengjez keput nga nje trandafil Aty do te gjesh amanetin tim Per festa merr goten time E me buzet e mija pi Karrigen time te lutem,te mos e zeri askush Aty ulur do te jem une Priti kur te kthehen dallendyshet Era pranverore te mos lekunde Vraje pa frike vetmine Se me dhimbjen tende Do te ringjallen une une . une.
PASIONI I MARRE
Me rrembeu pasioni i marre Ta shtrije doren larg tek ti Ta thyej gjumin qe me ka marre Te shoh çenderr shikon ti
Te sorrollatem si ne lendine Te marre me vete ndonje petale Si dikur ne moshe te rinise Ti bie me gure,prap, xhamit ne dritare
ZEMERIMI DHE BUZEQESHJA
Ne keto dite festash gotat ktheji me fund Pi,pi dhe vetem pi e pa deshire bertit si i marre Mos mendo per sakend ne kete bote te felliqur Bindu se kthimi i dhimbjes Drite nuk leshon mbi asnje varr. Veç forca e perendise naten tradhetare Mundet ta ktheje ne dite Kur dallget e pameshirshme te oqeanit Trazohen nga stuhite kudo Se rreze drite do te leshoje nje shprese,sado pak ne jete Pi dhe vetem pi,e ne paq kohe per te vdekur edhe loto
Se semundja e keqe drejt sherimit do te beje nje hap Athere kthej duart nga shpresa , jeta dhe drejtesija Nje strehe per koken tende ne kete mergim te mallkuar kerko Zemrimi dhe buzeqeshja kembe kryq ne nje vend te shpirtit rrine te dyja |