Home Shendeti Me te rejat Djegja nga dielli...kliko ketu...
|
|
Djegja nga dielli...kliko ketu... |
Masat qe duhet te merrni kur jeni djegur nga dielli
Nëse lëkura është e skuqur dhe ju shkakton dhembje, por në sipërfaqen e saj nuk janë formuar flluska, mund të bëni një banjë me ujë të vakët, për të zvogëluar dhembjen. 2 Ose mund të mbuloni zonat e djegura me kompresa garzash të lagura me ujë të vakët dhe qumësht. 3 Në dush ose në ujin e vaskës mos përdorni sapun ose produkte të tjera agresive. 4 Pas dushit, thajeni me kujdes lëkurën. Mos e rrëshqisni peshqirin mbi lëkurë. Vetëm tamponojeni. 5 Me siguri që do të ishte e tepërt të themi se në rastet kur lëkura është e djegur nuk duhet të depiloheni, ose për meshkujt të rruheni. 6 Flluskat e formuara mbi lëkurë mund të mbulohen me garza të thata për të shmangur infeksionin. Por edhe në këtë rast është mirë të konsultoheni me mjekun. 7 Lëkura e djegur duhet të trajtohet me një krem hidratant. I këshillueshëm është një krem hidratant që përmban aloe vera, sepse ka veti të shkëlqyera qetësuese. 8 Edhe fetat e holla të kastravecit mund ta dobësojnë dhembjen. Duke i ndërruar herë pas here. 9 Kundër dhembjes mund të pini një aspirinë, por edhe në këtë rast vlen e njëjta këshillë: konsultohuni me mjekun. 10 Pasuroni ushqyerjen me vitamina, sidomos me vitamina A dhe E dhe minerale që mund të përshpejtojnë shërimin e lëkurës. 11 Shmangni diellin derisa lëkura ta ketë marrë veten plotësisht dhe kujtohuni që herën tjetër të përdorni një krem solar me faktor mbrojtës sipas tipit të lëkurës, sa herë që ekspozoheni në diell. Për fat të keq lëkura e mban gjithmonë mbi lëkurë kujtimin e djegies. Edhe një djegie e vetme është shumë për lëkurën. |
|