Home Shendeti Me te rejat Nje gote vere...kliko ketu...
|
|
Nje gote vere...kliko ketu... |
|
Një gotë me verë në ditë ndihmon kujtesën
Shpesh është thënë se pijet alkoholike janë të dëmshme për shëndetin e sjelljen, por disa studime tregojnë se kur këto pije, veçanërisht vera, përdoren me kufi, mund të ndihmojnë një grupmoshe shumë delikate, siç janë të moshuarit.
Kështu, grupmosha 85 vjeç e sipër është një prej grupeve me rritje më të shpejta në numër në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa humja e kujtesës, dementia, është diça e zakonshme mes të moshuarave, mjekët po kërkojnë rrugë të reja pakësimin e këtij rreziku. Një studim i kohëve të fundit në Itali doli me propozimin se pijet alkoolike mund të sjellin disa të mira në këtë drejtim. Shkencëtarët morën në shqyrtim 121 të rritur që kishin shenja fillestare të problemeve me kujtesën në një formë paksa të dukshme ose MCI. 20 përqind e njerëzve në këtë shkallë preken nga alcajmeri çdo vit, duke i bërë të jenë në një shkallë rreziku shumë të lartë për humbjen e kujtesës. Por gjatë studimit, mjekët vunë re se ata që përdorinin çdo ditë një gotë pije alkoolike, kryesisht verë, ishin shumë më pak në rrezik që gjendja e tyre të keqësohej. Ata që pinin verë zhvilluan humbje të rëndë kujtese 85 përqind më ngadalë krahasuar me ata që nuk pinin fare. Ekspertët thonë se ka të ngjarë që vera përmirëson qarkullimin e gjakut duke e ndihmuar një person të ketë një kujtesë të qëndrueshme. Por studimi tregoi gjithashtu se kyçi i efektit të verës ishte përmbajtja ose kufiri në përdorim pasi tek ata që pinin më shumë se një gotë alkool, procesi i humbjes së kujtesës nuk u pakësua fare. |
|