“RRUGA E PAMESHIRSHME” Rush DRAGU
Mbasi ke perfunduar se lexuari romanin e Fran Camajt “Rruge e pameshirshme” menjehere te sillet neper mend pyetja qe aq shpesh u bejne emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te afermit e tyre: - Cfare u ndale qe nuk ktheheni ne atdhe? Me nota realiste autori nga Malsia e Madhe ka percielle ne romanin e tij “Rruge e pameshirshme” jeten e shqiptareve ,kryesisht malsore qe kane emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes aty nga gjysma e dyte e shekullit te kaluar e deri ne ditet tona. Nderthurja e ngjarjeve,dinamizmi i realizimit te tyre, i jep pergjigjen lexuesit se pse pikrisht ata nuk kthehen ne atdhe. Personazhet kryesor jane te gjalle e te besueshem ,jane bashkeatdhetaret e autorit qe kane lene trojet e tyre shekullore ne malesi dhe kane marre rruget e botes per nje jete me te mire.Ne token e premtuare sic e shkruan shpesh autori ne rrugen e vet te tregimit ne roman. Eshte nje dhimbje qe autori e ka sjell ngadale, pa sforco por me nota maksimale,bindese dhe reale Nepermjet personazheve,malesore te varfer por bujare,te pashkolle por me nje intuite perfekte,te pashetitun neper bote por me nje imagjinate tejet te lakmueshme,te vuajtur nga shkelja e te drejtave dhe lirive te tyre por me nje krenari qe vetem atyre u ka hije tu ngjeshet per shtat ajo cilesi ,te trdhtuar disa here por me nje qendrese heroike dhe me nje kurajo te forte per te nisur cdo gje nga e para jane keto cilesi qe autori Camaj i ka skalitur neper faqet e romanit. Nga fillimi deri ne fund ngjarjet jane intriguese,nje drame qe i mban gjalle ngjarjet.Jeta e personazheve te Tij eshte ne aksion nga faqja e pare deri sa e ke perfunduar romanin e Fran Camajt “Rruge e pameshirshme”. Marku dhe Lula jane pika nga ku rrotullohen te gjitha ngjarjet.Jane pikrisht ata sepse jane prinderit e Prenkes,Gjergjit,Lecit ,Tomes dhe Palit fatet e te cileve jane drama e romanit. Por cifti prinderor eshte edhe personifikim i atdheut,i trojeve qe po shkretohen ,i kullave ne malsi qe dalngadale po kthehen ne germadha ,prej te cilave jane te pakta ato qe nxjerrin tym sepse tash ato jane lene shkrete.
Rinia ka marre rruget e botes dhe pleqet nje nga nje po i lene lamtumiren kesaj jete. Nepermjet personazhit Njeriu X ,shkurt, me nje zhdervjelltesi autori ka skalitur nje personazh te dores se dyte por realisht ka perciell,intrigen,genjeshtren deri ne mashtrim banal,pabesine deri ne sherbim te felliqur per interesa te armikut shekullor. Ne roman Njeriu X per autorin ka jetuar ne fundin e viteve 60-te te shekullit kaluar por ai gjindet perdite ne shoqerin tone,na sillet neper kembe ,bren si teja traret e shtepive ne malsi,rinine tone,te ardhmen e trojeve,emrin e tyre shqip,pronesine shqiptare te tyre,te folmen ne gjuhen shqipe,kombin mbi te gjitha. Ai ne roman nxen nje vend te vogel ne trajtimin e subjektit por eshte shume i qarte ne qellimet e tij dashakeqe dhe tinzare. Ngjarjet ne roman jane te vendosura gjeografikisht ne dy plane;ne malesi dhe ne amerike. Ndersa ngjarjeve te malesise autori i ka kushtuar nje hapsire te madhe, personazhet dhe ngjarjet jane nje drame e vertete dhe po te themi me gjuhen e popullit se i ka “qajte”,kjo ndoshta edhe mbase i ka perjetuar dhe i ka te gjalla cdo dite,dicka me ndryshe ndodhe me planin ne amerike.Aty drama eshte me e ngjeshur,ngjarjet jane aq te vrudhshme sa te lene edhe hapsira ku mund te ndalesh,te pyesesh veten dhe te mendosh se mund te mos pranohet kjo apo ajo ,sepse ato ngjasojne me te verteten por ato dhe ai duhet te pergjithesoheshin dhe veprimet te diskreditoheshin pasi jane shkaktare te tragjizmes se romanit.X dhe Y kane dale te palagur ne roman ,pasi dihet se ne Amerike per nje aksident qofte edhe te qellimshem sic eshte rasti i Njeriut Y,mund te dalesh nga burgu po qe se paguan pare.Jo dhe shuma te medha. Njeriu Y ka ekzistuar dhe eshte aq prane ne ditet qe ecim sot sa do te ishte me me shume vend qe autori te ishte marre me teper me rendesine dhe peshen qe ka pase ne gjithe ate tragjedi qe ka shoqeruar malesoret per rreth 30 vjet vendosje ne shtetin e Michiganit. Gjithesesi vepra letrare e Fran Camaj eshte nje homazh per emigrantet shqiptar,jo vetem per ate pjese qe ai e ka trajtuar me aq shpirte por edhe ne ato zona ku atij nuk i ka shkel kemba por qe e di se flitet shqip dhe eshte truall Ilir dhe eshte po ajo drame e ai tragjizem sa ne ngjarjet e romanit te tij. Edhe mbasi e ke lexuar romanin mbetesh duke kujtuar Palin me vellezer ,Markun e Lulen dhe perpiqesh ne jeten amerikane te gjesh Njeriun X dhe Njeriun Y qe jane ne simbioze me shqiptaret dhe brejne e brejne cdo dite si krimbat jeten dhe fatet e tyre. Romani eshte botim i shtepise “Toena” ne Tirane,botues Fatmir Toci,redaktor Skender Hasko. Shoqerohet me nje parathenje te Ridvan Dibres.
Rush DRAGU Michigan Vere 2007 |