Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Pashallaret e Kuq..Kadare...kliko ketu...
Pashallaret e Kuq..Kadare...kliko ketu...

                                      “PASHALLARET E KUQ” Image
 

                         Gjithçka ka ndodhur në Byrone Politike
                             “Gazeta Panorama“



Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi teksa shkrimtari i njohur ka botuar poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Këtë radhë shqetësimi i kapërcente dimensionet e zakonshme.
Sipas kreut të kupolës komuniste, ishte rëndësia e subjektit dhe tendenca e fshehur e autorit për të fshikulluar thelbin e regjimit, ato që e bënin urgjente analizën kritike të veprës.
E tillë do të dëshirohej ajo edhe nga rrethi i ngushtë i oborrit të sekretarit të Parë, për të cilin ideja e shfrenuar e Kadaresë këtë herë kishte kapërcyer çdo kufi. I pari që do t’i përgjigjej tronditjes së Enverit ishte krahu i djathtë i tij, njeriu që kryente detyrën e kryeministrit prej vitesh.

Në vitet e demokracisë janë bërë përpjekje të shumta për të zbardhur odisenë e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” dhe problematikën që shoqëroi atë deri në çastet kur vepra doli në dritë për lexuesin e gjerë. Janë evokuar diskutimet dhe dilemat e politikanëve dhe kritikës të kohës për devijimet ideologjike të autorit të këtij krijimi të bujshëm. Kanë folur bashkëkohësit dhe dëshmitarët e ngjarjeve që kanë pasuar gjatë reflektimit parimor të “Pashallarëve të kuq”. Ka rrëfyer ndërkaq edhe vet autori i saj. Janë hedhur fakte e dokumente të njohur në një rreth të ngushtë njerëzish në kohën e komunizmit. Pak a shumë për qytetarin e vëmendshëm është bërë e qartë ajo çka ndodhur me Kadarenë dhe poemën e tij “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë një letër të panjohur që Mehmet Shehu adresonte për Enverin në përgjigje të porosisë së tij për të reflektuar me vigjilencë të lartë komuniste ndaj lajthitjes së radhës të Ismail Kadaresë.

Po çfarë nënvizon në analizën e gjatë rreth poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” njeriu më i afërt dhe shoku më be snik i Enver Hoxhës?

Fillimisht ai e informon eprorin e tij për studimin e vëmendshëm të poemës problematike të Kadaresë dhe qysh në krye të herës miraton konkluzionet që Enveri ka bërë rreth saj. Pastaj, Mehmet Shehu rreshton çështjet në të cilat Kadareja ka devijuar në krijimin e tij. Për kryeministrin komunist rebelimi ndaj pashallarëve të kuq është një apel që u bëhet punëtorëve për të shporrur ministrat dhe qeveritarët e korruptuar. Padyshim, kjo për nomeklaturën komuniste ishte e pafalshme.

Prandaj dhe Mehmet Shehu i kërkon Enver Hoxhës që ndaj këtij rasti të qëndrohet rreptë, për të ruajtur vijën e partisë dhe luftën titanike të klasave. Gjithsesi, në bindjen e kryeministrit komunist, përtej gabimit të rëndë që ka demonstruar shkrimtari më i njohur i vendit, është shpresa se pas një qortimi të ashpër Kadareja mund të mbetet në laboratorin e tij krijues dhe “po kaloi matanë barrikadës marksiste të partisë, në qafë të ketë veten”. Më shumë se bindje, ishte një prirje e ish kryeministrit për ta mbrojtur Kadarenë. Një pjesë e bashkëkohësve, e motivojnë këtë “debulesë” të Mehmet Shehut me miqësinë e të birit, Bashkimit me shkrimtarin e shquar. Në analizën rreth kësaj poeme problematike, Mehmet Shehu e përkujton komandantin edhe për gabime të tjera që kanë bërë shkrimtarë të tjerë po kaq të njohur sa Ismail Kadareja.

Ai vë në vëmendjen e Enver Hoxhës se kështu ka ndodhur edhe me Dritëro Agollin që “ka gabuar rëndë në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Po çfarë shkruan konkretisht Mehmet Shehu në letrën që i adreson Enverit në shqyrtim të gabimeve ideologjike të Kadaresë te “Pashallarët e kuq”…Image





SHOKU ENVER

E lexova me vëmendje poemën e Ismail Kadaresë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Jam dakord me konkluzionet tuaja. Ai, këtu, sipas mendimit tim, gabon veçanërisht në këto çështje:

1-Të gjithë burokratët, meqenëse janë bartës të burokratizmit që është shfaqje konkrete e ideologjisë armike, i quan armiq, dhe nuk ndan ideologjinë armike nga bartësit e kësaj ideologjie në këtë rast, të cilët me ndonjë përjashtim janë jo armiq por njerëzit tanë të ndreqshëm.

2-E përgjithëson dhe e absolutizon shfaqjen e burokratizmit, saqë krijon jo vetëm përshtypjen por edhe arrin në konkluzionin se këtu te ne sundonin (në mos sundojnë akoma) deri dje vetëm burokratët dhe këta i kanë duart të lyera me gjak gjer në bërryla, prandaj duhet të ngrihet klasa punëtore të turret mbi ministritë për kontroll që të mos i marrin ministritë me topa nesër! Deri këtu ka arritur alarmi i autorit.

3-Pashallarët e kuq dhe bejlerët me tesera partie duket që janë Beqir Balluku e banda e tij. Po këtu, në vjershë, duket sikur te ne ka mbaruar çdo gjë (ose gati mbaroi çdo gjë) dhe nuk i ndan autori njerëzit me shfaqje të burokratizmit nga banda tradhtare e Beqir Ballukut, por të gjithë i konsideron njësoj, armiq, që duhen përmbysur.

4-Konkluzioni tjetër i poetit është që “në kufi ka qetësi” prandaj o burra t’u vërsulemi burokratëve, të cilët janë të gjithë pashallarë të kuq, bejlerë me tesera partie, këtu brenda duhet të ndizet lufta për përmbysjen e burokratëve nëpër ministri, deri në Komitetin Qendror, se “nga jashtë nuk na nget njeri”.

5-Në qoftë se “çatinë” e një shtëpie quajmë suberstrukturën dhe “themel” ekonominë, autori na këshillon që të mos e ngasim “çatinë” se andej nuk na vjen e keqja, por të ruajmë “themelin”. Kjo të devijon rëndë nga marksizmi, sepse, siç dihet, si degjenerimi i suberstrukturës, ashtu edhe degjenerimi i ekonomisë të çojnë në katastrofë.

Po në qoftë se autori me fjalën “çati” quan udhëheqjen dhe me fjalën “themel” quan masën, atëherë kjo mund të merret edhe si thirrje për “të lëvizur gurët e themelit” se që andej vjen shembja e gjithë ndërtesës (rendit) etj.

Nga do ta kthesh, Ismaili ka gabuar. Po unë mendoj se duhet të luftojmë akoma, përsëri e përsëri, për ta shpëtuar Ismail Kadarenë, se mendoj se mund të shpëtohet. Rrënja e gabimeve të tij këtu qëndron në mosnjohjen nga ana e tij të bazave të ideologjisë të marksizëm-le- ninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçanërisht nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjiganteske e të pashembullt që ka bërë e bën partia.

Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma këtë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar partisë, luftës nacionalçlirimtare, popullit jo një herë dhe ka bërë vepra të mëdha në këto drejtime.

Poema e tij “Përse mendohen këto male” është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë” janë nga romanet më të mirë si nga përmbajtja ashtu edhe nga ana artistike. “Dimri i vetmisë së madhe” me gjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë kundër revizionizmit dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i partisë dhe i popullit.

Dhe, me sa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë dhe ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim, etj. Për nga origjina, Ismailin nuk e lidh gjë me armikun.

Ai, ndoshta ka dashur të fusë në vjershë luftën kundër grupit të komplotistëve dhe kundër burokratizmit.
Por në këtë orvatje dështoi. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda.

Për sa i përket konkluzionit që kanë edhe shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftën kundër burokratizmit, etj., mjafton të përmendim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: A/Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua, etj. B/Drama “Fytyra e dytë”, në fillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj, pas disa kritikave shumë të zbehta, e ndreqi këtë dramë gjer në një farë mase. Kjo dramë ka 7-8 vjet që jepet. Po romani për burokratin Zylo është në qarkullim.

Dhe megjithatë, më vonë, siç dihet, Dritëroi shkroi poemën e mrekullueshme “Nëna Sh- qipëri”.

Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si për shembull Fadil Paçrami, duhen flakur e dënuar.

Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar deri në atë shkallë. Këta njerëz ne duhet t’i ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë deri në fund. Pastaj, po e kaluan barrikadën për matanë, në qafë paçin veten! Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë, unë jam dakord si të vendosni ju.

Mehmet Shehu
20. 10. 1975



Si u ndalua botimi i poemës “Pashallarët e kuq”

Ka qenë e enjtja e parë e tetorit të vitit 1975 kur shkrimtari Ismail Kadare paraqiti në gazetën “Drita” poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, të njohur ndryshe me emrin “Pashallarët e kuq”. Redaksia mirëpriti këtë krijim të Kadaresë dhe vendosi pa mëdyshje botimin në numrin e radhës që dilte të dielën. Në planfaqosjen e gazetës zëvendëskryeredaktori Abdurraham Myftiu rezervoi vendin më të dukshëm për të. Ishte emri dhe personaliteti i autorit që ta diktonte këtë përkujdesje. Deri në çastet kur lënda shkoi në shtypshkronjë, gjithçka ishte normale. Pikërisht aty u vendos pezullimi i botimit të “Pashallarëve...” Kështu e nis rrëfimin e tij për odisenë e poemës të shumëdiskutuar ish-kryeredaktori i gazetës “Drita”,

Duro Mustafai. Madje pohon se ka qenë ai që ka urdhëruar për këtë. “Aty nga ora 21:00 e mbrëmjes, vë në dukje Mustafai, në bocat e porsadala nga makineritë lexova “Pashallarët...” dhe u befasova nga një varg që për kohën me të drejtë mund të shpallej qëndrim antiparti. Kadareja përshkruante në poemën e tij pashallarë të kobshëm me duar të përgjakura deri në bërryla(!). Me bindjen se do të gjeja mirëkuptimin e Kadaresë për ripunimin e veprës, vendosa bllokimin e saj dhe aty për aty e zëvendësuam hapësirën e faqes me disa kri j i m e t ë t j e r a ” .

S i p a s i s h - k r y e r e d a k t o r i t t ë “Dritës” tërmeti ndaj poemës dhe autorit ka ndodhur disa ditë më vonë. Në kohën që autori nuk ka pranuar ta ripunojë atë, dorëshkrimi i “Pashallarëve...” ka mbërritur deri në zyrën e Enver Hoxhës që ka vënë në punë të gjithë mekanizmat përkatëse për ta çuar gjykimin deri në fund.

“Në fillim, me porosi të Enverit, shton Mustafai, u bë një mbledhje në Komitetin Qendror që u kryesua nga Ramiz Alia. Pastaj debati u zhvendos në organizatën bazë të partisë të Lidhjes së Shkrimtarëve. Aty Kadareja u ndëshkua me vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit të anëtarit të partisë. Ndërkaq, zëvendëskryeredaktori Abdurraham Myftiu u shkarkua nga detyra dhe shkoi në prodhim në Kavajë”. Kështu mbeti pa botuar për gati 30 vjet poema “Pashallarët e kuq”

Dritëro Agolli: Kadareja mund të hynte në konflikt me redaksinë

“Duket sikur ka ndodhur një kob i madh e një gjëmë e madhe apo një kundërrevolucion dhe Byroja Politike mblidhet papritur për ta shtypur. Ne nuk mund ta botojmë këtë poezi edhe për arsye se partia akoma nuk ka dalë publikisht në shtyp kundër komplotistëve politikë e ekonomikë, as te “Zëri i Popullit” dhe as në organe të tjera. Autori mund të hyjë në konflikt me redaksinë”

Visar Zhiti: Enveri ndjehej i vetmuar dhe mendonte se e tradition

“Enver Hoxha në këtë poezi të Kadaresë është vetëm. Ndërsa shkon drejt zyrës së vet, pak i kërrusur, sheh me radhë dyert përgjatë korridorit. Dhe çdo herë i kujtohet një tradhtar i partisë, që punon aty po tani ata kalben nën dhe. E ç’është kjo që e tradhtojnë të gjithë?! Apo atij nuk i rrihet pa pirë gjak shokësh? Ja kjo është pak a shumë materia e “Pashallarëve të kuq”, e kamufluar me art”

Bashkim Shehu: Babai më këshilloi të largohesha nga Kadareja

“Babai disa herë më kishte porositur t’i largohesha Kadaresë, por pa ndonjë farë shpjegimi. Ndaj dhe ne e merrnim me mend se tjetërkush ja kërkonte një gjë të tillë dhe ky tjetërkushi ishte Enver Hoxha. Ismaili e shpjegonte këtë me një farë smire të fëmijëve të Enverit ndaj nesh dhe pjesërisht me dyshimin e vetë diktatorit, duke e parë afrimin tim me Kadarenë si një përçarje të pasardhësit të pritshëm për të afruar kah vetes shkrimtarin e dëgjuar”

Duro Mustafai: Në poemë përqaseshin pashallarët me shtetarët komunistë

“E para gjë që vinte në diskutim botimin e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” ishte himnizimi i figurës së Enver Hoxhës. Në atë kohë, kishim marrë porosi që figurën e tij ta propagandonim tëpashkëputur nga ajo e partisë. Tjetra, madje ajo më e rënda ishte pohimi prej pashallarëve dhe përqasja e tyre me udhëheqjen komuniste. “Ata kanë ngjyer duart deri në bërryl me gjak”, thoshte Kadareja.


PASHALLARET E KUQ
fragment poeme

1.
Në mesditë Byroja Politike u mblodh:
Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë?
Në kufijtë e jugut, vallë, ç’ndodh?
Qielli është me re dhe dimri sjell borë.
Mos po lëvizin klasat e përmbysura?
Mos ka katastrofë në prodhim?
Vallë ambasadorët mos kanë nisur
Radiograme plot shqetësim?
Jo, kufijtë e shtetit janë të qetë,
Nga ambasadat lajme me alarm s’ka;
Dhe nën diktaturë të proletariatit
Dimërojnë kokulur ish-klasat e mëdha.

2.
Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë,
Shumë-shumë mund të pikojnë diku.
Nga themelet prishen-këtij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Telegrame urimi, diell i ndritur,
Në mitingje vjersha letrarësh të rinj;
Kurse poshtë, pikërisht në themelitë,
Rritet ngadalë tumor i zi.
Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet,
Ambasadat, që rrëfejnë diçka për ta.
Për burokratizmin, ç’kemi vallë?
Topat s’pijnë ujë dhe konsuj atje s’ka!

3.
Midis shkresash, telefonësh, l
etërthithësesh,
Ata skenat mbushin gjithnjë.
Mjaft me këtë qeshje dashamirëse!
Burokratët janë tjetër gjë!
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm: ho-ho-ho!
Por të kobshëm, me duar të përgjakura,
Gjer në bërryle unë i shoh ata.
I shoh atje thellë tek rrëmojnë,
Në themelet e revolucionit pikërisht.
Ç’bëjnë ashtu, pse trupat e dëshmorëve,
Kthejnë djathtas, majtas dhe përmbys?!

***

Pashallarë të kuq, bejlerë me tesera partie,
Baron-sekretare, bosë të naftës varg,
Në kortezh të zymtë, nën himne liturgjie
Çojnë tabutin e revolucionit për në varr…

5.
Kurse pamja e jashtme është ndryshe:
Buzëqeshje, tundje grushti në miting,
Thjeshtësi te xha Kamberi, tek iks gjyshe,
Dhe fjalët “Enver, Parti, autokritikë”.
Kështu ishte ditën, kurse natën,
Zbrisnin në themel ata serish,
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit,
Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë,
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe aherë në themele e shtetit
Zbriti, si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë,
Dheu dridhej: flaka mbi ta ra!
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve,
Tek ndanin mantelet seç i pa!
“Ja ku qenkeni!” - ata u ngrinë:
“Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!”
Por ai, i mvrejtur, me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal me dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ishte që t’i dëbonte,
Nga pushteti me kamzhik dhe stap,
Ai klasën ngriti të punëtorëve,
Për ta bërë burokratizmin zap....
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.