Home arrow Kosova arrow Cdo gje rreth Kosoves arrow Trojka ose dy me njė pėr realitetin ...kliko ketu...
Trojka ose dy me njė pėr realitetin ...kliko ketu...
               Trojka ose dy me një për realitetin

                   Jeton Kelmendi- Paris

Për derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e anëtareve të Bashkimi Evropian mendojnë se çështjet me rëndësi në fushat ndërkombëtare që reflektojnë kriza në regjione të caktuara, duhet zgjidhur drejt dhe sipas frymës demokratike, faktori tjetër i fuqishëm, Rusia, mendon dhe madje insiston në zgjidhjen e çështjeve sipas kutit të saj, teorisë së okupimit.
Këto çështje vejnë në kundërshtim fuqitë e mëdha të planetit, jo rrallë herë tensionojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe mbajnë në presion opinionin publik. Shtetet e Bashkuara si e vetmja superfuqi në planet, për të vendosur sipas politikës amerikane – parimit demokratik, nëpër vende të ndryshme, duhet që jo rrallë herë të lëshojnë pe, ose negociojnë.
Aktualisht qeveria amerikane po përballet me disa çështje që faktorin Amerikan e sjellin tek një situatë jo edhe aq të mirë. Vendosja e Sistemit të radarëve në Poloni dhe Çeki nga ana e SHBA-së, është kundërshtuar rreptë nga Rusia, bllokut të të cilit i përkisnin këto dy vende Evropiane. Nga ana tjetër edhe çështja e luftimit të terrorizmit dhe lufta në Irak, si dhe situata atje në regjion, kanë krijuar një seri kontra mendimesh ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve.

Të dy faktorët, qysh kohë më parë kanë pasur kundërthënie, mirëpo situata ka qenë krejtësisht ndryshe. Rusia si vend me ndikim në botë , ka pasur një ekonomi të dobët dhe si pasoj e kësaj, është detyruar të lëshoj pe në shumë çështje. Dhe nëse nuk është pajtuar, ka heshtur dhe punët janë zgjidhur sipas parimeve demokratike, që len të kuptohet mendimit Amerikan. Raportet shumë herë janë ftohur dhe janë zbutur ndërmjet të dyja vendeve, por mund të themi se në të shumtën e rasteve, është vendosur sipas SHBA-së, mendohet pas një ndihme ekonomike. Tanimë situata është më ndryshe. Gjatë viteve të fundit, gjendja ekonomike atje ka ndryshuar, është ngritur për shumë herë standardi jetësor dhe politika ruse tani, për ta treguar autoritetin e vet, shprehet më e vendosur. Evropa nga ana tjetër si faktori i tretë, është gjendur në një pozitë pat. Shumica e shteteve të Unionit Evropian janë pro zhvillimeve demokratike që janë krah SHBA-ve. Sido qe të jetë e tëra që ndodh është kryesisht ndërmjet SHBA-Rusi.

I tërë potenciali i vendeve më me ndikim dhe atyre tjera, përfshihet në organizatën më të madhe të Botës, Këshill i Sigurimit i OKB-së. Edhe aty ndodh që të dështojnë procese e periudha të ndryshme.

Çështja e zgjidhjes së Statusit të Kosovës, qe në fillim për shumë analist ndërkombëtar nuk u duk aq e komplikuar, doli që Këshilli i Sigurimit të vihet në pozitën e dështimit. Sekretari i përgjithshëm i OKB, caktoj një të dërguar të tij, ish-Presidentin Finlandez Marti Ahtisari, për të ndërmjetësuar në bisedimet Prishtinë-Beograd. Për shkak të gjendjes së atillë dhe insistimit të Rusisë dhe disa vendeve tjera, statusi i paraparë të zgjidhej për vitin e kaluar, u shty për disa muaj, me pretekst pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Më pas vazhduan edhe disa takime tjera në Vjenë, mirëpo bisedimet përfunduan pa sukses.
Ndërmjetësuesi Ahtisari privilegjoj serbët e Kosovës më shumë se çdo pakicë tjetër në çdo vend të botës dhe propozoj një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën duke rezervuar përfaqësim plus reales për minoritetet, posaçërisht për serbët.

Në kohën kur Ahtisari ja dorëzoj sekretarit të përgjithshëm, propozimin për Statusin e Kosovës, duhej që Këshilli i Sigurimit ta shfuqizonte rezolutën 1244 dhe të vendoste për ta njohur Kosovën si shtetin më të ri në Botë. Rusia i tha prerë, jo planit të Ahtisarit dhe propozoj ekip vëzhgues, pastaj shtyrjen e negociatave ose thënë më thjeshtë përkrahu kërkesat e Serbisë, të gjitha i realizoj. E gjithë kjo veç sa mundoj kot së koti SHBA-të Britaninë e Madhe dhe Francën, për të zbutur siç e quajnë disa, planin e të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm. Pas dështimit të disa planeve A B C ... Këshilli i Sigurimit, ja kaloj çështjen Grupit të Kontaktit, për ta krijuar treshen. Shtetët e Bashkuara të Amerikës, emëruan si përfaqësues të tyre z. Frank Wisner, Bashkimi Evropian W olfgang Ischinger kurse Rusia Aleksandër Harçenko.

Për këto negociata tjera shtesë, ku trojka SHBA-Rusi-BE do të ndërmjetësoj, janë parashikuar 120 ditë negociata dhe rezultati i tyre dihet tani më. Serbia kurrë nuk do të shprehet e gatshme që me negociata ta njoh pavarësinë e Kosovës, nga ana tjetër pas gjithë atyre krimeve që bëri Serbia në popullin shqiptarë, kurrë nuk do të pranohet të kihet gjë të përbashkët me shtetit që vrau qindra mira qytetarë, civil të pafajshëm dhe dogji mira shtëpi e çdo gjë jo serbe.
Krijimi i trojkës, duhet të jetë prova e fundit. Treshja ose dy me një për realitetin e ri të krijuar në Ballkan, duket pak më bindës, ngase dy përfaqësuesit: ai i Evropës dhe Amerikës janë për respektimin e vullnetit të popullit shumicë absolute shqiptar. Dhe kur jemi këtu duhet përmendur se dihen qëndrimet, tanimë janë publike qëndrimet e e të tre vendeve përfaqësuese.
Përndryshe pas kësaj kohe të blerë nga Serbia dhe Rusia, Kosova duhet njëanshëm ta shpall pavarësinë e vendit dhe vendet duhet të fillojnë ta njohin direkt.
Një gjë tani duhet kuptuar faktori ndërkombëtarë, se tani Kosova duhet të njihet si shtet plotësisht i pavarur dhe me të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët, pa privilegjet e minoritetit serb të propozuar nga Ahtisari. Mendimi i disa zyrtarëve ndërkombëtar se pas kësaj kohe Kosova duhet të njihet shtet i pavarur, por duke u bazuar në planin e Ahtisarit është një gabim tjetër që mund të bëhet dhe prodhon prapë probleme atje.
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.