|
DERVISH FERDINAND BALOSHI Poemë satirike Gjovalin Lumaj Me poshte po bejme publike artikullin fyes te Ferdinad Dervishit dhe "Gazetes Shqiptare"e cila ka marre persiper fyerjen e rende per Kelmendin si pjese e Malesise se Madhe.
Pordhi kali në derë të hanit Ja lanë fajin një shkodranit Pordh Dervishi e qelb gazetën, Prap shkodranit barseletën…
Ky Dervishi mesjetar Qenka i famshëm gazetar Dhe na marrka honorare Pordh Dervishi e fiton pare!
Me një ëndërr n’hije t’fikut Për një përrallë të atij mikut Ferdinand Dervish Baloshi Mori rrugë për nga Vermoshi.
Dhe gazeta, si gazeta, Që shet rrena si t’vërteta, Për t’u bërë sensacionale, Grumbullon turli fekale.
Don Kishoti i redaksisë, Sanço Pançon e ka nisë, Për Kelmend me Rosinant Shkon Dervishi Ferdinand.
Në Vermosh thonë është traditë Bujarisht mikun me pritë Madhërisht rri te kryevendi Çdo llloj hori e çdo lloji qeni.
Për mysafir të turli marke Nder për darkë e nder pas darkë Ja rreshtojnë vajzat e gratë, Për të zgjedh miku at’natë!
Me këtë andërr shkoj Dervishi I dhanë raki e copa mishi Por s’ia dhanë vajzën e zgjedhur U kthye n’Tiranë , si qen i tredhur!
Pordha e ndytë e budallait Gjeti pendën e maskarait Dhe gazeta këtij zagar Pordhën vë në faqe t’parë!
Dervish Pyka, veshëgjati Nuk përmbahet nga inati, Atij vend ku hangër bukën Paturpësisht ia përmbys kupën.
Kjo nuk është hera e parë, Që shkrimtar e gazetarë Helm e vrer hedhin në letër, Si turptozaj e ndoj tjetër.
Turli balosha e horra Qëllojnë malet me taborra I vërsulen gjithë veriut Për inatin e Saliut!
Ti Dervishi faqezi Shumë i dobtë në histori, Ku e ke rrënjën nuk e di, Ndoshta edhe n’Arabi!
Breshkë e ardhur nga moçali, Që fyen malet nga morali O Dervish fytyrë batalle Malet male e halet hale!
Me çfarë shkruan s’dyshoj pak, Se shqiptar nuk je në gjak Në moral, ku shkel çdo cak Je dervishi ardhacak.
Ktë e bën veç gjak i ndyrë, Që nuk njeh moral as ftyrë, Por shqiptari kurrë shqiptarit S’ia bën nderin plaçkë pazarit!
O Dervish me mendje t’mushkës Nderi është ruajt me grykë të puskës Shpifja në nder, në e ke të qartë Ka një kosto shumë të lartë!
Moj gazeta paçavure, Pa etikë , pa pikë kulture Dhe i thua vetës shqiptare Ndrroje emrin moj zuzare!
Ndjej keqardhje për këtë shkrim Për lexuesin bie në pendim, Në Shqipëri, as në Amerikë Kurrë nuk shkela mbi etikë Një i paftyrë, një Dervish hor Mi ka nxjerrë shprehjet me zor!

Ketu poshte eshte pjesa e pare e shkrimit te Ferdinand DERVISHIT botuar ne “Gaezten Shqiptare” date 16 gusht 2007 e cila eshte marre online
Kelmend, ku meshkujt mbajnë femrat në pëllëmbe të dorës
14/08/2007 - 08:42 Nqa i derguari ynë ( gazetes shenimi i albdreams) në Vermosh, Ferdinand Dervishi
Në Vermosh, një djalë të ri nga Shkodra, pasdarke e pyetën nëse kishte dëshirë të flinte me bebin. Duke menduar se bëhej fjalë për një foshnje, ai mohoi. Por te nesërmen në mengjes, kur pyeti për emrin nje vajzë bukuroshe, kundrimi i së cilës i shkaktonte marramendje, mbeti pa frymë. Vajza i thotë se quhej Bebi. “Po ty si të quajnë?”, - e pyet vajza. “Unë quhem “Zog Gomarit”, - ishte përgjigja e shkodranit. Kjo ishte barcaleta e mbrapshtë qe per disa vite me radhë ishte ulur kembëkryq permbi të gjitha njohuritë e mia për skajin më verior to vendit, bashkë me banorët që e popullojnë. Në fakt, një miku im, që mburrej se kishte njohuri te mjaftueshme per banorët e zonës, sa herë binte fjala, s’linte radhë pa e kujtuar këtë histori. Sipas tij, banorët eVermoshit e kishin pasur traditë, që mikun në darkë ta shtronin për të fjetur me nje nga vajzat e shtëpise... Një rrëfim nepsndjellës për shumëkënd. Qoftë edhe për të vërtetuar ketë pretendim, duhet shtrënguar fort mendja. Në të dalë të Shkodrës ka një tabelë që to pret gjunjët me paralajmërimin per 100 kilometra deri në Vermosh, “në vendin ku varet harta e Shqipërise në gozhdë”. …. |