Home arrow Malesi e Madhe arrow Shqiperi 2 arrow "Pergjigje "Gazetes Shqiptare" Mariana Naci... kliko ketu...
"Pergjigje "Gazetes Shqiptare" Mariana Naci... kliko ketu...
LAJTHITJE APO DASHAKEQESI ?
Mariana Naci-NY

E indinjuar po shkruaj pak fjale si replike ndaj shkrimit te F. Dervishit ne “Gazeten Shqipetare”. Une jam nje nene qe jetoj , punoj e studioj ne U.S.A. (N.Y)

Vitet e emigrimit te japin djerse edhe para, kenaqesi edhe shqetesime qe se bashku reflektojne e te mbysin ne detin e mallit per atdheun, qytetin ose fshatin, shoqerine e te afermit. Njeriu sa eshte gjalle jeton me nje dhembje, e kjo dhembje per mua eshte vendlindja qe me ben (megjithese shume e ngarkuar) te gjej kohen e te lexoj shtypin Shqipetar. Dhe ja me 14/08/07 ne gazete e ashtuquajtur « Shqipetare »lexova artikullin e F. Dervishit per Kelmendin. E revoltuar dua ti them atij zoterise se une kam jetuar e punuar dikur (mesuese) ne fshatin e Vermoshit, dhe i njoh mire ato zona si Vermoshi, Selca, Lepusha, Gropat e Selces, Tamara, Vukel, Nikci etj.

Zoteria ne fjale e fillon artikullin e tij me nje barcalete dashakeqese te cilen do ta kete sajuar ndonje zorraxhi, spiun i sigurimit, i cili i jargavitur para bukurise se vajes kelmendase dhe pasi nuk kishte arritur ate qe deshironte si kundrapeshe nxjerr kete thenie dhe e ve ne gojen e shkodranit e mundohet qe te hedhe balte mbi kelmendasit. Jo zoteri ju gaboheni sepse lavdia e Kelmendit eshte aq e madhe saqe shkrimet e pendes tuaj te ndyre jane vetem nje flluske sapuni per Kelmendin dhe krejt malesoret e veriut.

Emri Kelmend si toponim identifikohet me emrin e keshtjelles bizantine “Klementiana” te cilen e permende historiani i epokes se Justinianit te pare (527-565). Ne vitin 1671 Kelmendasit sipas Giuseppe Valentinit i gjejme te ndare ne tri vllazni: Selce, Vulel, Nikc. Vetem ne vitin 1688 cfaqet edhe vllau i katert Boga.

Kelmendi eshte vend i burrave e burrneshave te medha, te pushkes e te beses, te sofres e te zemres te madhe, pamvaresisht se ndokush si ju o Dervish apo ai spiuni i sigurimit te shtetit komunist mundohet te permbysi edhe kupen, pasi han buken, por mos harro sepse buka shume e paster e bujare e atij vendi te mrekullushem mundet edhe me te ngele ne fyt. Ju duhet ta dini se me ardhjen e pushtuesit aziatik, kelmendasit moren malet dhe e ngriten jeten e tyre ne ato lugina te bukura plot ujera te akullta e te kristalta, (qe ju ju dhimsej kur dedhej kot), mes malesh te thikta, shpateve te mbuluar me pyje ahu, pishe panje etj, livadhesh te mrekullueshme te mbuluar me shumellojshmeri lulesh si nje qilim i pashoq. Kelmendasit , keta trime e trimeresha te hijeshem e shtatelarte, te mencur e stratege te shquar popullor jane te pajisur nga natyra me nje instikt te forte per ruajtjen e rraces se vet, me forcen e duhur per ti qendruar rrokullisjes se shekujve duke ruajtur gjuhen, zakonet, fene traditat, dhe ata kane luajtur nje rol te rendesishem ne ruajtjen e identitetit kombetar dhe atij fetare.

Kur te flasesh per Kelmendin duhet te dish se ai vend eshte vendlindja e Nores se Kelmendit, Preke Calit, Memit te Smajlit, Nike Lekes, Dede Gjon Bajraktarit, Nike Mernacaj e sa e sa burrave e burrneshave te tjere. Kelmendasit kurre nuk i kane thyer premtimet as nuk i ka hyre ne sy paraja kur behej fjale per Fe, Nder e Atdhe.

Do t’ju sugjeroja ju zoteri ti kerkoni te falur publikisht asaj zone per ato fjale si prej kakareci (kakarec na i themi atyr fiqeve qe jane te papjekur), per fyerjen qe i keni bere vajzave te shquara malesore te Kelmendit, motrave te Norese, cila beri aktin madheshtor duke vrare Vuci Pashen, gjeneralin me te eger e me mizor te Perandorise Osmane per te cilen poeti Gjovalin Lumaj shkruan: Keshtu ua jep hakun mizoreve Shpata e mprehun e malesoreve.

Do te ju keshilloja edhe dicka: Mos e merr me rrugen per te shkuar me ne ate vend aq te bukur per te shijuar ato pejsazhe te mrekullueshme e shpirtin fisnik e bujar te kelmendasit, sepse ju ja keni mbyllur rrugen vehtes me lajthitje e tua!
Nje shprehje Amerikane thote:” Don’t play with fire”,sepse ju do te paguani cmimin !!.
Neqoftese nuk dini Anglisht kerkoni ta perktheni ne shqip e te ju sherbeje si mesim.
Megjithe thenjet e pendes tende dashakeqese e te ndyre une e familja ime krenohet per origjinen e saj nga Kelmendi.

Mariana Naci,NY
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.