Home arrow Malesi e Madhe arrow Shqiperi 2 arrow Falje nga "Gazeta Shqiptare"...kliko ketu...
Falje nga "Gazeta Shqiptare"...kliko ketu...

Image 

Kelmendi e verteta pas nje lapsusi
“Gazeta Shqiptare” kerkon falje kelmendasve, per shkrimin e botuar ne faqet e saj me karakter fyes te disa diteve me pare. Shkrimin e botojme te plote me poshte. ALBDREAMS


Duke u nisur nga disa kundershti dhe reklamime te materializuara zyrtarisht nga Kryetari i Komunes se kelmendit Z. Ndue Lelcaj, per nje reportazh te realizuar ne ate zone dhe te publikuar ne Gazete me 14 gusht 2007, redaksia sqaron se pikse pari qellimi nuk ka qene te hidhet balte: mbi dinjitetin e banoreve te zones. Reportazhi "Kelmend, ku meshkujt mbajne femrat ne pellembe te dores", eshte nisur me nje barcalete te cilesuar si te tille dhe te vleresuar si "te mbrapshte".
Gjithsesi, ky nuk eshte nje justifikim dhe pergjegjesia pranohet nga autori i shkrimit.

Redaksia e Gazetes eshte e bindur qe behet fjale per nje lapsus aspak te qellimte edhe sepse ne giithe pjesen tjeter te shkrimit krahina dhe banoret e saj jane pershkruar me shume respekt, madje shkohet deri ne reklamim vlerash.
Pikerisht ky fakt shpjegon se gabimi nuk ka qene i qellimshem.

Gjithsesi, banoreve te zones te prekur nga ky lapsus, Redaksia u kerkon falje dhe i siguron se ne te ardhmen do te jene me te kujdesshem, duke u perpjekur qe ne raste te tjera te pasqyrojne vlerat reale te krahines se Kelmendit
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.