Home arrow Emigrantet arrow Europe 2 arrow Ndue Lazri-Itali shkruan...kliko ketu...
Ndue Lazri-Itali shkruan...kliko ketu...
4 DITE NE SANPIETERBURG
Ndue Lazri
Bolonje,Itali


Ishte ora 20.30 e mbremjes kur arritem ne aeroportin Pulkovo te Sanpieterburgut.E megjithate ishte drite si ajo qe shikojme ne perendim te diellit.Ne fillim nuk po orientoheshim.Por kur nga kati i 18-te i hotelit “Azimut”,ne breg te Fontankes,(nje dege e lumit Neva),vazhdonim te shikonim drite mbi qytet edhe pasi kishte kaluar mesnata,e kuptuam se kishim te benim me fenomenin e Neteve te Bardha,per te cilin kishim lexuar dikur ne nje liber te Dostojevskit.Te emocionuar zbritem ne rruge per ta perjetuar me mire kete fenomen.Kishte pak njerez,kryesisht turiste,qe ashtu si ne filmonin Sanpieterburgun me drite natyrore edhe ne ato ore te vona te nates.Praktikisht vetem per nja dy ore intensiteti i drites u ul deri ne nivelin e muzgut te zakonshem europian,pastaj drita e gialle u rikthye serish e u be dite.Ndersa ne leviznim rrugeve,banoret e qytetit me siguri flinin.Per ata nje fenomen i tille eshte me se i zakonshem.Vetem aty-ketu na zinte syri ndonje rus tek levizte me shishen e votkes ne ne nje dore e me shishen e birres ne doren tjeter.Nuk e di pse ata votken e tyre te mrekullueshme e pijne te alternuar me birren,por na ra ne sy edhe ne ditet ne vazhdim i njejti fenomen.Bile edhe ne oret e para te mengjesit na qelloi te shikonim ndonje prej tyre,me shishet tashme thuajse te boshatisura,tek leviznin duke iu marre kembet e duke kenduar nen ze ato kenget karakteristike ruse.Nuk mund te them se dehja ishte nje fenomen tipik,pasi edhe ne gjendjen e tyre ata ishin aq te kthjellet sa te mos i hidhnin shishet boshe rrugeve duke ndotur qytetin,por i linin ne ndonje qoshe ku mund t’i merrnin ata qe pastronin qytetin.

Duke levizur neper rruge,nje gje na ra ne sy menjehere: Ata qe kane ndertuar qytetin nuk e kane patur problem hapesiren.Te gjitha rruget (qofte edhe ato me te voglat) ishin shume te gjera.Nuk ekzistonte problemi i parkimit,qofte edhe ne qender te qytetit,gje qe eshte nje incubo ne vendet perendimore,sidomos ne Itali,ku ne jetojme prej vitesh.Bulevardet,shetitoret buze Neves e kanaleve te tjera te saj,sheshet,parqet e shumte ishin te hapesireve marramendese.Projektuesit dhe ndertuesit e qytetit kane qene largpames ne zgjidhjen e problemeve urbane aq sa problemi i trafikut edhe per shume e shume kohe nuk do te ekzistoje ne kete qytet.Mbase ai i zbatimit te rregullave te qarkullimit,po,pasi verehej njefare kaosi ne levizje,gati si ne Napoli,ku perparesine e merr ai qe hyn i pari ne nje kryqezim e jo ai qe i takon sipas rregullave.
Fakti qe projektuesit dhe ndertuesit e kane patur hapesiren pa kursim,reflektohet edhe ne faktin qe ne pjesen me te madhe zoterojne ndertesat e ulta qe arrijne deri ne 5-6 kate.Nuk ka grataçiela dhe hapesiren e zoterojne kupolat e shumta e ta praruara,karakteristike per kishen ruse e qe e terheqin menjehere shikimin dhe vemendjen e vizitorit.

Me pelqen ta filloj kete reportazh mbi Sanpieterburgun nga Sheshi i Dekabristeve,pasi aty ngrihet monumenti i Pjetrit te Madh qe eshte edhe themelues i ketij qyteti.I ngritur ne nje shesh te madh ne breg te lumit Neva,ai eshte monumenti i pare skulpturor ne Rusi.I projektuar dhe realizuar nga skulptori francez Falconet dhe dy ndihmes te tij,monumenti ishte nje nderim i veçante qe Katerina e dyte,ose Katerina e Madhe e Rusise,i bente themeluesit te qytetit ne festimet e njezet vjetorit te uljes se saj ne fron,(me 7 gusht 1782).Po per here te pare ne realizimin e monumentit nuk u perdor piedestalli karakteristik,por u muar nje mase e madhe shkembi (i quajtur shkembi bubullime) dhe u gdhend ne formen e nje vale.Mbi te u lartesua monumenti prej bronxi,qe u be i njohur me emrin “Kaloresi i bronzte” sidomos nga poesia me te njejtin titull e Pushkinit,qe e merr frymezimin nga ky monument.Pjetri i Madh eshte konceptuar me veshje te thjeshte.Ne vend te shales se kalit eshte lekura e nje kafshe te eger.Kurora me dafina ne koke dhe shpata ne dore japin idene e luftetarit qe çliroi kete pjese te Rusise nga pushtimi i gjate suedez.Ndersa dora tjeter e shtrire perpara,duket sikur eshte orientuar nga ishulli ku ai hodhi themelet e para te qytetit.Suedezet e quanin ate “ishulli i lepujve”.Pikerisht aty Pjetri i Madh ndertoi keshtjellen e Pjetrit e te Palit dhe pastaj erdhi duke e zgjeruar qytetin ne te dy anet e lumit Neva.E quajti keshtjellen keshtu,sepse Shen Pjetri eshte mbrojtesi i ketij qyteti.

Me siguri edhe vete Pjetri,me gjithe vizionin e tij te gjere nuk e kishte imagjinuar qe Sanpieterburgu do te kishte nje dite shtrirjen,bukurine dhe magjine qe ka sot.Vepren e tij do ta vazhdonte e bija gazmore,Elisabeta .E ndjeshme ndaj bukurise dhe fineses artistike ne ndertim,ajo iu kushtua stilit barok dhe gjate 20 vjeteve qe qendroi ne fron ndertoi kryevepra,te cilat ja shtojne aq shume hijeshine ish-kryeqytetit te veriut,siç çuhe jne ato kohe.Ajo ftoi ne oborrin e saj arkitekte me talent,ne mes te te cilene italianin Rastrelli.Nga menda dhe duart e tij doli nje kryeveper si Pallati i Dimrit e pastaj plot te tjera qe i kane rezistuar kohes.

Por shkelqimin me te madh Sanpieterburgut ia dha nje grua tjeter e bukur,energjike,ambicioze,inteligjente dhe e vendosur,Katerina e dyte,e mbiquajtur me vone me respekt Katerina e Madhe.Ajo kaloi me embelsi e elegance nga stili barok ne ate klasiçist.Shpirtit te fuqishem te Pjetrit te Madh ajo i shtoi inteligjencen dhe shijen e saj te holle dhe e beri aeuropen te shikonte e habitur mrekulline arkitekturore e artistike qe po realizohej ne SanPieterburg.

Dy personazhe te medhenj,dy emra te medhenj.qe qendrojne te gdhendur prane e prane edhe ne shkembin e monumentit ne sheshin e dekabristeve.Nje legjende ruse thote se sa kohe monumenti i Pjetrit do te qendroje ne kembe,Sanpieterburgu nuk do te kete mort.E koha ka treguar se ky qytet ka ditur t’u qendroje rrebesheve te koherave.

Te qellon te degjosh mes turisteve perendimore te thone jo pa njefare tendence: “I bukur eshte Sanpieterburgu” por vetem 300 vjet histori ka.Eshte e vertete se qyteti ne vitin 2003 festoi 300-vjetorin e themelimit te tij.Por,si per t’i treguar botes se rrenjet historike te kesaj pjese te Rusise jane jane dku me thelle,Pjetri i Madh i kushtoi kujdees te veçante nderimit dhe lartesimit te figures se nje pararendesi te tij legjendar.princit te Novgorodit,Aleksander Nevskij.Kur ne vitin 1240 suedezet sulmuan sunduan tokat ne perendim te Neves, princi qe kishte moshen 19 vjeç organizzi nje qendrese heroike dhe i mposhti armiqte pikerisht ne brigjet e Neves.Ne nderim te figures se tij,ne vitin 1710,Pjetri i Madh dha urdher te ndertohej nje manastir me emrin “Trinia e shenjte”,Aleksander Nevskij u shpall shenjtori i dyte mbrojes shpirteror i qytetit perkrah Shen Pjetrit.Atij i eshte kushtuar edhe njera nga 300 urat me te medha te Sanpieterburgut.Ndersa ne nje nga sallat e e Pallatit te dimrit eshte varri i i argjendte i ketij princi.Per ndertimin e tij jane shpenzuar nje ton e gjysme argjent,aq sa arrinte te nxirrte ne ate kohe per nje vit nje nga minierat e argjendit te Rusise.

Padyshim,padurimi i vizitorit kur vjen ne Sanpieterburg,eshte per te vizituar ne radhe te pare Ermitazhin,nje nga muzete me te medhenj(ne mos me i madhi) dhe me te pasurit ne bote.I vendosur ne sallat e Pallatit te dimrit dhe te Ermitazhit te Vjeter e Ermitazhit te ri,qe jane pjese ne vazhdim te te njejtit kompleks arkitekturor,ai terheq çdo dite me mijra e mijra dashamires te artit nga e gjithe bota.

Impresionohesh qe kur hyn ne sheshin e paane perpara pallatit.Kolona madheshtore,por edhe aq fine e delikate e Aleksandrit,me lartesine 47.5 metra konsiderohet me e larta ne bote.Harku gjigand i Shtatmadhorise plot gdhendje e skulptura te mrekullueshme nga njera ane dhe ndertesa imponente e luksoze e pallateve qe perbejne muzeun,formojne nje teresi harmonike qe ne shikim te pare te lene gati pa fryme.

Por emocionet me te shumta i provon hap pas hapi duke kaluar njeren pas tjetres sallat e shumta,ku luksi dhe bukuria e veprave te artit jane ne konkurence e njekohesisht ne harmoni te pashoqe.Ndodhesh perpara kryeveprave boterore si “Danaja” e Rembrandit, perpara veprave te autorete te medhenj si Da Vinçi,Mikelanxhelo,Rafaello,Tiziano,Giorgione,Rubens,Van Gog,Goghen,Matis,Renuar,Kandinskij e mijera te tjere e te duket si enderr qe ke mundesite t’i soditesh nga afer.Ne gjendjen e nje dehjeje e gati trullosjeje totale kalon nga njera tek tetra e te vjen keq qe je nen morsen e kohes e detyrohesh t’u hedhesh veshtrime fluturimthi.Autoret jane kaq te shumte e numri i veprave eshte kaq i madh sa edhe pse i kushtojme nje dite e tere,sa nuk arrijme tja shohim fundin.Autore si Pikaso,Goghen,Matis e ndonje tjeter jane te perfaqesuar ne menyre me te plote e punimet e secilit zene 2-3 salla.Ndersa Da Vinçit,edhe pse ka vetem dy punime,i eshte lene ne dispozicion salla me e madhe e me luksoze e pallatit.E eshte pikerisht aty ku vizitorit i duhet te rrije te prese ne radhe per te soditur veprat e artistit te madh.

Do te ishte e pakuptimte te rrija e te ndaleshe ne emra veprash e autoresh,sepse nuk do mjaftonin libra te tere,por ndjen nje kenaqesi te papershkrueshme kur shikon turmat e pafund te vizitoreve qe formojne radhet e gjata per te hyre ne muze.Ato vepra qe i dhane shkelqim te veçante botes e shpirtit njerezor ne kohen kur u krijuan,sot e kesaj dite vazhdojne te transmetojne pasuri te panumerta shpirterore e materiale ne dobi te brezave.E te mendosh se shume nga autoret e ketyre veprave nuk e njohen luksin,madje shpesh punuan te privuar edhe nga mjetet me te nevojshme te jeteses.Por ata kishin forcen e pasurine magjike te talentit te tyre qe do vazhdojne t’u transmetojne brezave ate qe asnje force e madhe ekonomike nuk do te arrinte ta bente sot.

Kur mbyllet muzeu ka rene mbremja,por eshte ende drite.Marrim uren me te afert per te dale ne bregun tjeter te Neves.Synimi yne eshte te arrijme tek kryqezori “Aurora” qe hartat na tregojne se gjendet nga ajo ane.Sapo kalojme uren dhe ndodhemi tek ajo qe quhet maja e ishullit Vasiljevskij,ne piken e bashkimit te Neves se Madhe me Neven e Vogel,behemi pjesemarres te nje feste te vertete.Njerez te gezuar,kryesisht marinare me uniformat e tyre te bukura,te rinj qe blejne suvenire,nje podium i pergatitur per koncert,radioja qe transmeton marshe e kenge tipike luftarake ruse,ambienti i zbukuruar me flamuj,banderuola e afishe te shumta.Mesojme se eshte festa e Flotes se Balltikut.Blejme edhe ne ndonje shall marinari si souvenir,perzihemi ne turmen e gezuar te ruseve qe festojne,pastaj ndalemi ne nje lokal per te bere nje pauze,me mendimin per te shijuar diçka nga kuzhina ruse.Lokali ishte mjaft kendshem.por me perjashtim te votkes se mrekullueshme qe nuk me kishte rene rasti ta provoja tjeterkund kaq te mire,nuk gjetem asgje tipike ruse qe te na terhiqte vemendjen.Qofte aty,apo edhe ne ristorante te nje niveli me te larte,kureshtja jone nuk u kenaq.Kudo kamerieret te sjellin menyte ku gjen prodhime te kuzhines italiane,francese e te vendeve te tjera perendimore.Qe,pastaj,jane thjeshte nje surrogato e atyre kuzhinave.Ne qe vijme nga Italia,natyrisht qe nuk presim te gjejme finesen e kuzhines italiane ne Sanpieterburg.Por,si ne,edhe shume turiste te tjere,jemi gati te provojme gjera karakteristike te kuzhines ruse,edhe pse per momentin mbase mund te mos na shijojne.Siç nd ndodhi me vone me kvasin,qe kishim lexuar se kishte shijen e bozes qe behet ne Shqiperi.Por edhe ajo ishte krejt tjeter gje.Megjithate e provuam.

Vazhdojme udhetimin pergjate bregut te Neves.Diku prapa kraheve te keshtjelles se Pjetrit e Palit eshte muzeu i artilerise i qytetit.Mbi trotuar,ne hyrje te muzeut,dy-tre tanke,prane te cilene njerezit ndalen e bejne fotografi.Ndalemi edhe ne.nje çift te rinjsh ruse na afrohen e kerkojne te bejne fotografi me ne,pasi e kuptojne qe jemi te huaj.Djaloshi eshte marinar.Kur ne duam te bejme foto me shallat e marinarit qe kemi blere,ai vjen drejt nesh e na ofron kapelen dhe shallin e tij.-kjo eshte uniforma e vertete e marinarit rus,-thote ai me krenari.E kete krenari tipike ai do ta shfaqte ne menyre simpatie edhe kur nderonte si ushtarak ndersa dilte ne fotografi me ne.

Arrijme tek kryqezori Aurora me nje emocion te madh por na pret nje zhgenjim i vogel.Ne prisnim te shikonim nje anije te madhe,qe me te shtenat e saj ne vitin l917 dridhi boten,duke goditur pallatin e dimrit e duke bere qe qeveria provizore te binte.Por ajo ishte diçka me e madhe se nje anije e sotme peshkimi.Disa gryka te vogla topi,qe me predhat e tyre bene te fitonte revolucioni i Tetorit,duke bere ate kthese te madhe ne histori qe do te çonte dalengadale ne transformimin e nje te gjashtes se globit ne comuniste,duke e izoluar nga pjesa tjeter e botes.Megjithate anija eshte e mirembajtur.Ajo sherben sot si nje relike e vendosur ne kete kthese te lumit Neva dhe turistet e shumte edhe ketu bejne foto e blejne suvenire qe lidhen pikerisht me kryqezorin e famshem.

Dita tjeter qelloi e hene dhe tere muzete ishin mbyllur.Dolem neper rruge per te pare jeten e zakonshme te qytetit.Hyme ne tregun e qytetit,ku veç çmimeve te larta asgje tjeter nuk te bente pershtypje.Shetisim buze kanaleve te ndryshme te Neves,plot ura te zbukuruara me skulptura te ndryshme.Na kujtohet disi Venezia,por ketu permasat jane gigante.Ngado ndertesa qe terheqin me arkitekturen e tyre.Rruga kryesore e qytetit Nevskij Prospekt eshte e mbushur ne tere gjatesine e saj me ndertesa te tilla.Ajo eshte edhe nder me te populluarat dhe me te frekuentuarat nga turistet.Hypim ne autobuzet e vegjel,ku ti paguan por askush nuk ta zgjat bileten.Me taksite duhet te kesh kujdes sepse te bejne te paguash te pakte dyfishin e asaj qe kushton ne te vertete.Vetem kur iu drejtohesh ne rusisht,atehere jane gati te bejne pazar me ty e ta ulin çmimin.Ne restorante eshte mire te mbash perhere rubla te vogla me vete,sepse pergjithesisht nuk te kthejne kusur e te mbajne me shume nga bakshishi qe ke menduar ti te japesh.Natyrisht,ne nje qytet,qe megjithese eshte i dyti ne Rusi per prodhim industristrial shume veta jetojne me turizmin,fenomene te tilla jane te kuptueshme e natyrisht nuk jane keto qe mund te prishin kenaqesine e qendrimit ne Sanpieterburg.Bile,kur i mendon pastaj,te vjen vetvetiu nje buzeqeshje.

Ndertesat qe na terheqin me shume vemendjen jane kishat e katedralet.Shkojme te vizitojme disa prej tyre.Kisha e ringjalljes se Krishtit ,nje nga simbolet e Sanpieterburgut,te habit me shumellojshmerine e formave e te ngjyrave,qe e bejne ate nje monument unikal.Katedralja e madones se Kazanit,me kupolen madheshtore e formen e harkuar te fasades ballore perben nje nga realizimet me te bukura arkitekturore te Nevskij Prospekt.Katedralja e Sant Isakut,me kolonat madheshtore ne te kater anet e saj,perben nje nga pikat me terheqese te qytetit.Katedralja e manastirit Smolnij,e ndertuar nga Rastrelli me porosi te princeshes Elizabeta eshte nga realizimet me perfekte te ketij autori.Ne fasadat e saj sikur shkrihen ngjyrat e kthjellta te qiellit me ato te ujrave te Neves,ne nje transparence gati kristaline,mbi te cilat ngrihen kater kupolat si te ndertuara ne qelq te brishte e te praruar.
Te vizituarit e ketyre objekteve,mjaft distante nga njeri-tjetri,kerkon shume kohe.Por kerkon edhe t’i besh llogarite mire.Ne secilen prej tyre duhet te paguash si çmim bilete te jjejtin qe pagun per ermitazhin.E nese do qe te perdoresh edhe videokameran emakinen fotografie duhet te paguash mbi 20 euro apo e30$ per secilin objekt.Keshtuqe ne morine e monumenteve te mbetet veç te seleksionosh e te zgjedhesh ata me kryesoret qe mund t’i perballosh per t’i viztuar edhe brenda.Ne fakt verejme qe mjaft turiste mjaftohen me ndonje foto apo filmim te bere nga jashte e pastaj largohen.

Nje kenaqesi me vete ne Sanpieterburg perben udhetimi me metro.Impressionante kur fillon zbritjen nen dhe me shkallen e levizshme se ciles nuk i shihet fundi.Te duket sikur do te zbresesh ne qender te tokes si ne romanet e Zhyl Vernit.Natyrisht,duhet te arrish nen nivelin e shtratit te Neves qe eshte lume i thelle dhe i lundrueshem.Vetem duke kaluar nga stacioni ne stacion,neper trenat ku nuk gjen vend per t’u ulur,e kupton sa e madhe eshte popullsia e qytetit dhe se çfare gjalleri levizjeje ka.Stacionet jane te bukur e shume te paster.Kur je ne shkallen e levizshme veren se njerezit vendosen ne njeren ane te saj,duke e lene gjysmen tjeter te shkalles bosh.Vetem kur pame se kishte plot nga ata qe nxitonin dhe e konsideronin te ngadalte levizjen e shkalles.Ata vraponin,shpesh duke i kapercyer shkallet nga dy e nga tri.Nxitimi tipik i njeriut rus,qe dikur me kishte bere aq pershtypje te drama “Oret e Kremlinit”.
Afer mesnates po i afroheshim hotelit dhe u kujtuam te futeshim ne nje dyqan per te blere votke.Kur ja thame shitesit,ai na tregoi nje kartele ku shkruhej se pas ores 23 ishte e ndaluar shitja e pieve alkolike.Ne nje kuptim na erdhi keq,por nga ana tjeter menduam se sa mire do te ishte te vihej nje ligj i tille edhe ne Itali,ku pijet alkolike ne diskoteka shiten deri ne 3 te mengjesit,duke bere qe ne çdo fund jave te kete dhjetra viktima te rinjsh nga aksidentet mobilistike gjate kthimit nga diskoteka.Por keqardhja jone qe vetem per nje çast,pasi shitesi na beri shenje te prisnim.Pasi mbaroi me klientet e tjere,i tha dikujt qe te mbyllte deren.
-Sa shishe doni?-na u drejtua pasi dera u mbyll.
Morem çka deshem te merrnim dhe dolem.Njeriu qe kishte mbyllur deren ishte ne uniforme ushtarake.Mesuam se ai dhe shitesi ishin vellezer dhe se administronin nje numer dyqanesh pergjate asaj rruge.

Diten tjeter kishim vendosur te vizitonim muzeun e rezistences se popullit te Leningradit (emri qe mbajti per shume vite Sanpieterburgu nen regjimin komunist),ne periudhen e Luftes se dyte boterore.Dihet nga istoria qe Leningradi luftoi per 900 dite nen nje rrethim te eger te nazisteve germane,pasi Hitleri kishte vendosur ta zhdukte nga harta si qytet.Qendresa qe e jashtezakonshme,ne kushtet e nje urie qe çdo dite merrte qindra jete njerezish.Para luftes Leningradi numerante 3 milione banore.Kur mbaroi lufta,kishin mbijetuar vetem 600 mije.U desh te kalonin mbi 30 vjet qe ai te arrinte numrin e viteve te paraluftes.Ndersa sot ka 4.5 milione banore.Hitleri nuk e zhduku dot Leningradin dhe banoret e tij nuk e lane qytetin te binte ne duart e armikut,duke ia prere Hitlerit marshimin drejt Moskes.

Na u desh shume kohe gjer ta gjenim muzeun.Mjaft nga ata qe i pyesnim,megjithese banore vendes,dukej sikur nuk kuptonin se çfare po kerkonim.Me se fundi,me ndihmen e hartave arritem dhe zhgenjimi qe total.Nje ndertese e vogel dykateshe e pamirembajtur,nje kartele ku mezi lexohej emri i muzeut dhe jnje porte e vjeter prej druri qe dukej se do binte nga çasti ne çast.Pak vizitore qe vinin shikonin anash sikur i ndiqte ndokush.Muzeu administrohej nga dy gra te moshuara qe dukej se ishin aty vetem per t’i shtuar diçka pensionit te tyre.Brenda pak ambiente,pak stenda e pak relike.Me shume pllakate e materiale te tjera te karakterit propagandistik.Nje helmete e shpuar me preçizion ne lule te ballit,qe i ngjan me shume nje ekzekutimi se nje renie ne front,nje racion buke te perzier me tallash.200 grame,aq sa ishte racioni ditor i mbrojtesve te Leningradit.Me tej nje cope zami nga ai qe perdorej per e ngjitur letrat ne muret e dhomave.Edhe ai ishte pjese e ushqimit nditor,bashke me rripat e çdo gje tjeter lemure qe ziehej e hahej.Banoret kishin arritur te hanin deri edhe torfen e kenetave per te mbijetuar.

Mesojme se pas luftes,ne vitin l948,Stalini,ne vazhdim te represioneve te tij,pushkatoi ish-drejtorin e ketij muzeu dhe e mbylli institucionin.37 mije reliktet e tij u asgjesuan apo u shperndane.
Synimi i Stalinit ishte te erresonte rezistencen heroike te 900 diteve te Leningradit per te himnizuar betejen e Stalingradit.Kjo e shpjegon varferine e muzeut dhe ndrojtjen e pavullnetshme per ta vizituar ate.Vetem pas rrezimit te komunizmit muzeu u hap ne proporzione te zvogeluara,me ato materiale qe u dhuruan nga ish-mbrojtesit e Leningradit qe i kishin shpetuar represionit stalinist.

Pas rrezimit te komunizmit,Sanpieterburgu rifitoi emrin e tij dhe shklqimin e tij ne syte e botes.Presidenti Putin,qe eshte nga ky qytet ka kembengulur per t’i dhene fonde qe Sanpieterburgu te zhvillohet me tej.Gjate fushates elektorale per president ai u beri edhe nje premtim tjeter bashkeqytetareve: qe ta ribente Sanpieterburgun kryeqytet te russe siç ka qene dikur.Por siç dihet,pas fitores se zgjedhjeve shume premtime elektorale harrohen.Por populli nuk harron.Edhe atehere kur fal.
Ndue Lazri
Bolonje,Itali
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.