Home arrow Letėrsi arrow Vepra arrow Pjeter Jaku krijimtaria e tij ne vite-I-
Pjeter Jaku krijimtaria e tij ne vite-I-
Image30 VJET ME MALSORET
Autori: PJETER JAKU
Publikuar me: 2001
Kategoria: BISEDE

Shtepia botuese "KUVENDI"
Bisedë në Detroit,SHBA me Dom Anton Kçiren.

ImageANKTHE
Autori: PJETER JAKU
Publikuar me: 1999
Kategoria: POEZI

Botim i Shoqerise "KUVENDI"Lezhe 1999
Per autorin diçitura poshte fotos se tij tek ky liber është kuptimplote:

E kam frikë rebelimin
banal
Koha ka vdekur,
Njerzit nuk qajnë!


 

Kemi shkeputur keto poezi:

ME SKENDERBEUN


E pashë Skënderbeun,
Duke ecur pa roje,
Në rrugët e qytetit,
Jo i zakonshëm!
Pa këmbë,
Pa duar,
Pa sy
Syrin e majtë
Në Krujë e kishte lënë
Me dorën e djathtë
Shtërngonte Rozafën në gji,
Mjekrën që zbriste nga Kalaja
E lante në Dri.
Të gjithë e panë,
I pa të gjithë!
Këshilltarët nuk i ofendoi,
As nuk i përshëndeti!
Besimtarve të pafe
Që mbulojnë krimet me lutje
Nuk u foli.
Partitë,si një kor bretkocash,
Kënduan të fshehura në minifundet
e mesdites
Askujt s'ia dha doren,
Veç fëmijëve e poetëve!
Kështu,zyrtarët u zemëruan
Me syzet ulur mbi hundë Protestuan! ...

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.