Home Letėrsi Histori e Letersise Burrash-Zef Pergega...kliko ketu...
|
|
Burrash-Zef Pergega...kliko ketu... |
BURRASH ZEF PERGEGA
Burrash flasim. Sa here gojeligash si ne shperfytyrimet e perdala. Burrash mblidhemi ne shtigje te ngushta prijataresh me shtyrje dhimjesh berrylash. Burrash kuvendojme per hallet e kombit e daullja e shpuar na e kompozon kengen. Po burrash ia ngulim tjetrit pas shpine per ta pare ate te lidhur zinxhiresh ne fluturimin e katapultes se depertimit.
Burrash, kacavargu flet per vargun, shtypesi per lirine, kapterri per gradat, informatori per dashni per vellane. Burrash e perzijme sallaten, te jetosh ti e te mbytem une. Burrash nen filtra te bllokuar nga bloza e urrejtjes, vjen ngazellyer tjetri te te vjele, per ta perdredhur te verteten si tel i nxehte ne saldime te shpikura.
Burrash mblidhemi ne tryeza “ T”- sh nen shikime te vrengeta te kryevendit. Nuk qendron varur ne mur fototito e fotodulla. Ato vijne te ngrira ne pluhura sekuencash te vjetra duke ngacmuar ndergjegjen e pazgjuar. Burrash kercasin karriket nen batare perrallash, ku nga geshtenjat dalin krimbat.
Burrash kullat gjysemshteterore tym nxjerrin nga vrimat e nxira. Burrash ne fushen e blerte djalli luan rrasa-guresh mbi krena. Bre, burrash ne fejesa ato jane shkuesit e pare, krushqit me dash, kumbaret humbur nishanesh ne kashta mullaresh.
Burrash dalim ne presidium te flasim zhuritjeve pa vlere pa gote uji, perpirjeve te gogsitura. Burrash leksionet skencore i mban takfinta me ushkure. Te jesh burre mbi kete nyje, burrash duhet te keshe zgjidhur brezin peng te leshit te dhise. Kudo nje zhargon zhavori pa pentagram, thare nga panjomesia. Burrash ne po e mbajme traun e kulmit te nacionit, pa keto prapa i ka bere per vete aroma e defrimeve te nates, te bejne c”ka te duan!
Burrash, gropa e syrit te vellaut eshte e madhe! Po them ashtu burrash e provova nje dite tavolinen e qoshes se oxhakut. Mu erresuan syte, drita mu eklipsua, burrat mu duken lilipute nga mungesa e grave. Burrash i skalisim veset me dalta te vjetra testamentesh. Aty eshte zakoni, tradita, gjuha, kultura te perlara nga rrebeshi i fitimit. Peshen e traut te kalbur nga gungat, e ndjejme te lehte, kur dikush ka lene favoritet nga kallot qe dhembin nga oret e gjata. Fletoret e konspekteve jane kthyer ne arshiva ku kacavaret dekorata e lavdit te paburrerise.
Burrash gjarperi mes nesh zhvesh lekuren duke ndezur ne ferkim eshken e grindjes e, qete e kularit harbohen hambarit. Burrash jane leshezuar rolet pas kembe karrikesh ne lojen e minjeve, nisur seprapthi si peshku kinez.
E di burrat seder vrare, e grate do te qeshin nen sy. Burrash kur do te flasim nje here burrash!
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
|
|