Home arrow Letėrsi arrow Vepra arrow Pjeter Jaku krijimtaria e tij ne vite-II-
Pjeter Jaku krijimtaria e tij ne vite-II-

ImageFJALORI FISHTIAN
Autori: PJETER JAKU
Publikuar me: 2000
Kategoria: FJALOR

"FJALORI FISHTIAN" i botuar nga Shoqeria "KUVENDI"permban fjalë dhe shprehje që kërkojnë shpjegime nga vepra poetike e At Gjergj Fishtës. Eshte nje punë voluminoze e autorit që me durim e ndihmon lexuesin e sotëm për të kuptuar më mirë veprat e Fishtës.

ImageHARRIMI I VETES
Autori: PJETER JAKU
Publikuar me: 1995
Kategoria: POEZI

Shtepia botuese "KUVENDI" 

  

VENDIM

Retë do t'i ul nga qielli;
Nuk është vendi i tyre atje.
Qiellit yjet do t'ia heq
Tokën do ta bëj më të gjërë,
Më pak ujë do të ketë,
Çdo metër të saj kam vendosur,
Ta populloj me njerëz.
Le të jenë më pak lulishte
Më pak pemë le të jenë,
Djerrinat unë do t'i mbjellë.
Diellin do ta bëj copa-copa,
Ai s'duhet të jetë në qiell.
Aherë ,emrit tim vizë do t'i heq.
Për mua të gjitha gjërat në botë
Janë njerëz!

    HARRIMI I VETES


Për nënën e harroj veten,
Ajo me mua ndjeu,
Kënaqesinë e fëmijës së parë
Për babain veten e fshij,
Ai më dha emrin e babait të tij!
Për vellanë e dytë e të tretë,
Jam ndarë nga nëna pa e ditur
As vetë!
Jo më kot,veten e dergova
Në harrim!
Pas treshit,erdhen edhe tetë,
Të rriturit në djepin tim!

 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.