Home arrow Letėrsi arrow Histori e Letersise arrow Vjeshtes se krijuesve dhe urime shpirtit tuaj te bukur...kliko ketu...
Vjeshtes se krijuesve dhe urime shpirtit tuaj te bukur...kliko ketu...
Image Vjeshtes se krijuesve dhe urime shpirtit tuaj te bukur
Dergoi ne ALBDREAMS ; MARDENA KELMENDI-ITALI
Dedikuar kete varg poeteve qe me mbushen shpirtin me frymezim dhe dhuruan perlat e kenges tyre larg atdheut.Duke sjelle nje falenderim te vecante me varg per ju i nderuar zoti Dhimiter L Gjoka ku ne nje koh rekord me ke pasuruar kaq shume me artin e krijimtarise tende dhe fjalen e dashur te miqve larg.
Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte ndjesi e shprese
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c'ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin

Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
dhe pastaj pushon kur dielli prap del e ngroh ende ne stinen e arte

Vjesht e kenges poetit ti hyne ngadale keshu si fllad shpirteror
grykezave enderruese perzhitura nxehtit dhe kaq larg atdheut
Tregome te lutem ke zbritur luleve te Mangalemit dhe mbi Tomor
Stina mbi qytetin e lashte kengeza jote ze i te bukures se dheut

Lumit pasqyre e mrekullive goricare dhe lemit shamatas
thuaja nje peshperime timen nga ky varg i vjeshtes veneziane
sillma flladin e kerkuar limonades bahces time qe melodine te ngas
dhe lerme keshtu mbi vargje poetesh frymezuar...
dhe lerme ....nje dite te shijoj atje atdheut si dikur ty stine
me mallin hedhur kraheve te lodhur ,keshtu heshtur pa pushuar....

Madi 18 shtator 2007 treviso....


Dedikuar kete varg poeteve qe me mbushen shpirtin me frymezim dhe dhuruan perlat e kenges tyre larg atdheut.Duke sjelle nje falenderim te vecante me varg per ju i nderuar zoti Dhimiter L Gjoka ku ne nje koh rekord me ke pasuruar kaq shume me artin e krijimtarise tende dhe fjalen e dashur te miqve larg.Eshte vertete ky shkak qe me ben mos ti ndahem leximeve me kete rendesi te madhe te historise dhe kengeve te bukura popullore qe ju mbushni cdo shpirt e koh.. ne keto linja .Eshte vertete kenaqesi qe une ju kam njohur ketu nepermjet ketij komunkimi faktor i ketij qellimi qe cdo shqiptare i vertete e ka dhe e ruan kudo gjindet mua me pasuron realisht bibloteken e arte te miqeve larg dhe shpirtin tim qe ka deshire kengen e heshtur vargezuar.Nga ju kater perla te mrekullueshme qe me te vertete vezullojne jane plot pasuri e art te te shkruarit ju falenderoj!
Lejome per kenaqesine dhe ate c'ka desheroj t'ju falenderoj te mbush akoma kete faqe me perlat qe une i kam sot ne duar te krijimtarise tuaj te vazhdueshme dhe pasurise kenges trimave qeparotas, nga miq te mrekullueshem pasardhes se gjinise tyre ku se kane ndaluar kurre as traditen bujare dhe mikepritese as dashurine e respektin per tjetrin qe i nderon, e as kengen qe behet nje stoli margaritaresh ne gjoksin e bukur te atdheut ne brigjet e valezave te kaltra te detin Jon..ne sofren e tyre Qeparo dhe qe kane pasuruar akoma me shume kete liber te vecante dhe kaq domethenes , ku i uroj vetem suksese dhe lumturi ne jete dhe familjet e tyre fisnike Ky liber eshte nje thesar i kenges shqipe ne vite e kohera ku eshte njohur bukuri e fjales dhe e dashurise thene ne te ashtu thjesht po me nje perkedhelje qe ngre peshe cdo zemer qe dashuron.Keto vargje popullore arvanite nga kengetare qe keni vendosur ne kete liber jane jo poezi po melodi e mallit dhe qe behen kenge te gezimeve tona familjare , kenge te casteve rinore , kenge gostie e dasmash...behen edhe lot per ata qe ndjejne ashtu njesoj largimin nga vendelindja Kam ne duar nje sadisfaksion te madh fale kesaj dhurate qe ju me sollet i nderuar zoti Dhimiter Gjoka
Ky liber nuk ka cmim.vec respektit dhe mirenjohjes per ju, per ate cka i dhuroni historise dhe brezave realisht me kete mund dhe pune te palodhur ....perulesisht ju falenderoj serisht
Mardena Kelmendi
Trevizo Italia

Motive arberore
mblodhi dhe pershtati Dhimiter. L .Gjoka


Parathenie vAlush Avdyli

Jeta e Dhimiter L Gjokes , me sjell nder mend remineshencen si figure letrare e nis me poezi, vazhdon me zhanerin e tregimit, Pas nje heshtje befasisht gjendet ne trojet e romanit.Po vetem pak koh , sepse ai ngulmon ne kapercimet Te shfaqet dhe si kritik , shqiperues, e se fundi si mbledhes e kenges popullore , ndonese ka dekada, qe i gjurmon.Dhe keto deshmojne nje pune jo te vogel

Me perkushtimin e tij mundohet te hape sa me shume porta te botes se magjishme te artit Ne tranzicionin raskapites shqiptare , ku nje harrese e krisur , i shton edhe nje braktisje te re pasurive folklorike , ky koleksion kengesh te vjetra popullore arvanite , qe na sjell me modesti Gjoka , eshte nje thirrje e bukur kujtese .Buzet e rreshkura nga zjarrmite e kohes freskohen ne guren e lashte te kenges .Keto krijime te muzes popullore , pervec embelsise se veres , se vjeter ,mbartin edhe enigmen

Shtegetimi zogjeve njeh vajtje -ardhjen.Popujve u njeh rendome moskthimin.Drame e perjetuar neper shekuj, jo vetem nga shqiptaret .Zera te mbjelle me rrenje ne dhera te tjera .Zera qe u bene peme , ne nje pyll te huaj . qe e zbukurojne dhe ndjehen mire C' te besh? Dramat e medha i shoqeron si shpetim i brengosur , ligji i zhvendosjes Po le te degjojme kenget.Ne qoftese deti nuk e njeh bregun e vet si perkufizim lirie , kenga nuk i duron brigjet; ajo i ka shqyer brenda embrionit te muzes se eshte pafundesisht e lire , si shpirt i popujve , si hapesirat
Deshmi e gjelle jane edhe kenget e ketij libri;
Trojet na qane
Atje ku i lame ...

Apo vargjet te kenga :Kollotronejte me nam:
Mbi livadhet e Athines .
Mor' me spathja (refren)
Shkon e vin ati suferine
Me te birin e Mesines
O vendi me mana shume ,
Polle trima me zulume
Kollotronejte lume...

Kenget e pjeses se pare te librit jane qemtuar neper Greqi , qe nga lindja e Egjeut, deri ne perendim te Jonit, ku autori pati voline te qarkullonte neper panairet greke me tregetine e balonave , si dhe Kalabri.Disa nga keto kenge autoktone , botohen per here te pare , nje shtese e bukur kjo, ne thesarin e folklorit shqiptare .Shume prej ketyre , jane ekzekutuar gjeresisht edhe ne repertorin e muzikes bashkekohore greke.
Ne kete mozaik kengesh , ato me motivet e mallit dhe te dashurise , te mrekullojne me lirizem te pashoq...Ka rikthime vetja jote e braktisur, si ne nje stacion mberritjeje me paraardhes.Kujtesa e larte e drureve kengetare, me renqethje ererash, murmurine per te gjitha rimet Ne pjesen e dyte te librit , autori na sjell nje buqete kengesh , po aq te kendeshme toskerishte , si edhe ato arvanitet , e arbereshe , per te cilat sic thote dhe vete Gjoka <>I krijoj i njejti popull, i se njejtes race dhe feje , pervec atyre te perkthyerave , qe nuk ekzistojne me ne origjinal, qe nga censura moniste.Sipas profilit stilit dhe gjuhes , duket sikur i gjithe libri permbledh krijime te qemtuara ne te njejten treve
Trungu gjenealogjik i kenges , i mbart brenda vehtes rrethanat e se shkuares , duke projektuar njekohesisht urat lidhese te se ardhmes
Alush Avduli

Dy fjale nga mbledhesi i ketyre visareve Dhimiter L Gjoka

Dihet se meraklinjte e kengeve te meposhteme nuk jetuan me celulare apo radio pas vetiu Perkundrazi , te shumtit syresh, qene te veshur e te ngjeshur me breza e zona fanatizmi , me jatagane , e uruar dhe eshke neper xhepa, me kemisha te bardha , kacaket te zeza , jeleke poture e tirqe, xhupa xhamadane dhe opinga me xhfke , ose sandale artizanale .Ato stoli i ndryshonin krejt( pervec mjekrave ,natyrisht) Ne raste dasme apo vakie .Festa nuk gezonin , qe atehere qe jane kenduar kenget e meposhtme Dhe i krijuan gra te ullinjeve dhe avelmendeve , gra ushtarakesh te mreterive te Mesdheut, kapedane, bujq, detare, pirate, barinj, komite, literviare, apo minatore emigrant te ''Drites se zeze te LLavrios'' dhe te Frances , si edhe te Egjyptit te Rumanise dhe te Amerikes
Vecse ne ne krye te pjeses se meposhteme kemi kenge dhe fragmente nga penat e poeteve popullore te Toskerise , meme e Arvanitise ,Kemi vendosur dhe poete te mirfillte te poezise shqipe , te sistemuar jo sipas vlerave artistike , po nga koha e krijimit dhe me qe jane te mirenjohur , nuk i kemi evidentuar as vend krijimin e kengeve te tyre , si ata popullore qe botohen ketu per here te pare ;

''Mes te shumtave kenge arvanitase e popullore te toskerise qe rendin ne faqet e ketij libri jane edhe kenget e.....''

1)Jerasimo Pecolati Qeparo ,shek,XVI.(Pecolatase ne valle)
2)Ondros ( Papastefani) Papajorgji Qeparo 1820)
3 )At Ikonom Nase Kuci, Vuno 1835
4)Lisandro Lani Qeparo 1840...Venedik
5)Pano Nikollori nga Iliasi ( France)1835
6)Shano Hajdini 1846 Tepelene
7) Polimer Guma Qeparo 1850
8 ) LLambro Kaci Qeparo 1860 ( pirat me folle ne sy)
9)Muhal Serjani ish pirat Qeparo 1860
10 ) Mihal 8Kalo) Qiriaqi Qeparo 1875
11 Athina Stefani Pilur 1875
12 Kostandino Spirogjika Kairo 1880
13 Leonidha Sava Misir 1885
14 Mare (Sumbulle ) Dhrami Corraj 1885
15 Jorgaq Koka ( Xhorxh) Teneti 1890
16 Dhimitraq F Bifsha Dhermi 1890
17 Thanas Beni Vuno Himare 1900
18 Qiriako Vongli Vlore 1911
19 Mitro Gjoka ( gjyshi) Kairo 1911
20 Polimer Nesturi nga Vunoi ne Roshe la Moliere 1926
21 Hile Todhri nga Qeparoi ne Algjeri 1926
22 Kico Cane Kudhes 1927
23 Margarit Stamati Sent -Etjen 1928
24 Duke Todri Qeparo 1928
25 Janko Pali ne Mont -Pelie 1928
26 Kristo Qurku Nga Corraj ne Llavro 1933
27 David Zhupa Kret de Lanez 1934
28) Zaho Kapedani Sarande 1936
29 Teotoq Gjikunuri Nga Kudhesi Ne Tunizi 1937
30 Nane Brami Sent Etjene 1938
31 Mitro Glluci Gjorm 1944
32 Simo Guma Nga Qeparoi ne Sent. Etjene 1938
33 Thanas Vongli Manhajm 1944
34 Aleksandra Kandi Bufi Qeparo 1946
35 Kico Todhri Qeparo 1946
36 Minella A Qesari Vlore 1946
37 Petro Marko !946
38 Lasgush Poradeci 1950 fragmente nga libri 'Poezia Shqipe''
39 Nestur Dh Todhri Qeparo 1954
40 Dionis Koci 1976
41 Ksenofon Koci 1978
42 Evdhoqi Luci Qeparo 1985

dhe ......koha jone me pasardhesit e ketyre perlave

Vasil N Guma Athine 1992
Myslym Maska 1995
Minella Gjika Athine 1998
Leonidha Dhrami Londer 2002
Miri Dhrami Athine 2003
Petraq J Pali Usa 2003
Mina A Papajorgji Selanik 2005
Aleks P Qesari Athine 2005
Piro Loli Athine 2005
Murat Aliaj Athine 2006
Spiro Xhavara Athine 2006
Janaq Pani Kanada 2006

Mitro Qeparoi 2000 Athine
Qan Qyqe Ne Percellime

( Shamizen e le 21 vjece dhe shtatezane o shoqi, i semure nga silici i minierave te Frances .Ai vdes dhe Kaliroi lind e rrit djalin , dhe i shkon te shoqit ne varr besnike sic e la)

E vendosin te prekurin ne mushkri ne nje nga cezmat e mbifshatit ne nje kasolle te vogel, mbi te cilen i lidhen edhe dy kordele te bardha , si shprese sherimi.Mendonin se semundja ishte ngjitese dhe se atje do sherohej vetem me fllad

Te prita e te prita
po qysh te prune ?!
Nga e liga, t'u zvertita,
Per sherim te vune
Me erdhe i semure , korba
Te breu miniera
Mbi krua te shtruan rroba
E mbi limer kordhela
Jot eme nuk te linte
Te flije me mua
Te ligen mos te me ngjitje
Plasa si grua
Nje dite, qysh u gjallove ?
Kur t'erdha fshehurazi
Racen tende ma shtove ,
E ma shkule marazin
Me keto dru qe mbeledh,
Ah, u djegca vete
Se s't'u gezova njehere
Dheu mos me trete !
Qyqe u t'bera ,o burre ,
Te lind e te rrit djalen
Dhe zemres i vura qivure.
Sic me le do te vije prane !
E Puthi Si Kusar!

Zogu puthi nje Burbuqe
I zverdhi faqen e kuqe
O Andre, ta dha me hene !
Se vajza ka bab' e nene
Burbuqja nenes c'i tha ...
Baba merr ciften per gjah
< Te t'i them nja dy tri fjale,
Ta shkrepa ,po bere cap!''
Nuk jam lepur te bej cap
Ciften mbaje fort ne krah
Un' tet bije e kam gje
Nuk dua te loz me te
Por e kam si syrin tim
Dhe ti je babai im!''

Libri dale ne shtyp Gusht 2007
 
< Prev   Next >
© 2009 Albanian Dreams
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.